Plagoset 32-vjeçari, s’pranon të dëshmojë para policisë

Redaksia Online December 9, 2012 15:58

Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Burimet nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e 9-katëshe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Redi Dizdari.

Mësohet se ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërkohë që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk ka një pistë për ngjarjen për shkak se i plagosuri nuk ka pranuar që të japë shpjegime lidhur me ngjarjen. Ndërkohë pas verifikimit të targave të mjetit me të cilin udhëtonte Dizdari, ka rezultuar se i përkisnin një mjeti tjetër.

Redi Dizdari është hera e dytë që i shpëton atentatit. Edhe në muajin prill të vitit 2011 ai u qëllua me armë duke marrë 4 plumba në trup.

Redaksia Online December 9, 2012 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*