Plagoset dhe grabitet kambisti në Elbasan

December 19, 2012 09:36

Plagoset dhe grabitet kambisti në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Një kambist është plagosur me armë zjarri nga persona të armatosur të cilët i grabitën edhe paratë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Kala” pranë qendrës së qytetit të Elbasanit ku 50-vjeçari Xhemali Liçi është qëlluar me pistoletë sapo kishte dalë nga shtëpia.

Sipas dëshmitarëve persona të armatosur i kanë zënë pritë kambistit dhe pasi e kanë qëlluar me armë  i kanë grabitur paratë dhe më pas janë larguanr me shpejtësi nga vendngjarja.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit për t1% marrë ndihmën mjekësore por  më pas ai është dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë pasi një prej plumbave e kishte marrë në qafë duke i rrezikuar edhe jetën.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve të cilët plagosën kambistin

December 19, 2012 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*