Plagoset me armë zjarri 41-vjeçari në Bulqizë, në kërkim autori

September 18, 2019 09:52

Plagoset me armë zjarri 41-vjeçari në Bulqizë, në kërkim autori

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, pas vrasjes me thikë të pak ditëve më parë.

Në orët e para të mëngjesit, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në ambientet e një lokali.

41-vjeçari me inicialet V.A. është qëlluar me pistoletë nga një i njohuri i tij. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Të shtënat me armë janë dëgjuar në orën 02:30 minuta, kur i plagosuri bashkë me autorin, ishin duke konsumuar alkool në një lokal.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

j.l./ dita

September 18, 2019 09:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim