Plagoset me armë zjarri babai i kreut të PS-së, Prezë

December 18, 2013 19:44

Plagoset me armë zjarri babai i kreut të PS-së, Prezë

Plagoset me armë zjarri babai i kreut të Partisë Socialiste të Prezës. Shefqet Kajmaku, i ati i kreut të socialistëve të Prezës, Lavdim Kajmaku, është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Mësohet se 55-vjeçari ka marrrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime të policisë bëjnë të ditur se dyshohet të jenë dy persona autorë të kësaj ngjarje. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka marrë dëshmitë e anëtarëve të familjes Kajmaku dhe ka nisur krehjen e zonës pranë vendit të ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Familja Kajmaku ka qenë në shënjestër të sulmeve, gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Policia ka regjistruar dy kallëzime penale për sulme ndaj familjes Kajmaku, respektivisht në datën 23 dhe 25 maj 2013. Familjes Kajmaku iu dogj një biznes dhe dy automjete, ndërsa ka pasur dhe sulm me armë ndaj banesës së tyre.

Pak muaj me pare kreu i PS-se ne Preze leshoi akuza se sulmet i vinin nga kreu i Komunes Preze.

Shkrimin e gjeni ne linkun me poshte:

http://gazetadita.al/shkrimin-te-dita-do-e-paguaje-lavdi-kajmaku/

December 18, 2013 19:44
Komento

2 Komente

  1. LORA December 18, 20:31

    Para zgjedhjeve mbaj mend qe jane bere raprezalje (i eshte vene zjarri,naten) mbi biznesin e luleve te z.Kajmaku.Ai e vuri qe atehere gishtin tek kreu i komunes (anetar i PD)
    Ky nuk eshte konflikt; kjoeshte nje lufte qe i eshte shpallur,nga PD, kreut te PS ne fshatin Preze.Eshte alarmante dhe duhet nderhyrje urgjente e Policise se Shtetit.

    Reply to this comment
  2. lemsh e li December 18, 21:32

    Te vetmit njeri qe i interojne vresjet, rremujat dhe pasigurite ne popull eshte Sali Berisha, i cili ka vene ne “pune” strukturat paramilitare te PD. Pasiguria dhe gjakderdhja do te jene edhe me te pranishme persa kohe ky Kriminel lihet i lire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*