Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

May 12, 2018 09:01

Plagoset me armë zjarri një 24-vjeçar

Një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë, i riu me iniciale A.M, banues në këtë qytet u plagos rreth orës 23:10, në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë, policia ka mundur që të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, por për shkak të hetimit policia nuk bën me dije të dhënat e tij.

“Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në një njoftim të policisë.

o.j/dita

May 12, 2018 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*