Plagosi 48-vjeçarin në Korçë, autori vetëdorëzohet në polici pas 4 ditësh

September 11, 2019 09:14

Plagosi 48-vjeçarin në Korçë, autori vetëdorëzohet në polici pas 4 ditësh

Një 28-vjeçar nga Korça i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për plagosjen e një 48-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur katër ditë më parë, në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës.

“Në vijim të punës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë  bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij”, njofton policia.

Më tej në komunikatën për media të policisë sqarohet se i riu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H. ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., i cili për pasojë ka mbetur i plagosur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij”.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMW”.

j.l./ dita

September 11, 2019 09:14
Komento

1 Koment

  1. mirel September 11, 15:43

    Dorezohuni ju te Dites ne ndonje qender riedukimi. Mesoni gjuhen shqipe, pastaj bemi gazetari. Dhe gdhe, dhe gazetar nuk behesh dot. Incompatible, kur thone enlgezet..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*