Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, arrestohet gardisti

June 4, 2019 10:49

Plagosi me armën e shërbimit 22-vjeçarin, arrestohet gardisti

Një punonjës i Gardës ka plagosur me armën e shërbimit një 22-vjeçar.

Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi Florjan Hysa me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.

Ai është arrestuar nga SHÇBA.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”.

Gardisti dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Florjan Hysa, për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në D.V.P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi. Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën “Ramadan Çitaku” në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

j.l./dita

June 4, 2019 10:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*