Plagosi me thikë dy persona, policia e arreston

March 16, 2016 09:39

Plagosi me thikë dy persona, policia e arreston

Dy persona janë plagosur me thikë nga një i ri, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur dje në Kavajë, ku mësohet se të plagosurit janë të moshës 22 dhe 48 vjeç . Në njoftimin e saj, Policia sqaron se ka arrestuar autorin, i cili është 19-vjeçari Emanuel Toska, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.03.2016 u arrestua shtetasi Emanuel Toska, 19 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse më datë 15.03.2016 rreth orës 11:00, në lagjen Nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasit, A. H., 22 vjeç, banues në Kavajë dhe I. H., 48 vjeçe, banuese në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin e Kavajës, jashtë rrezikur për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 89 e 279 të Kodit Penal. /H.M/ Dita

March 16, 2016 09:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*