Plagosja e 32-vjeçarit në Fier, zbardhet ngjarja

April 15, 2018 11:11

Plagosja e 32-vjeçarit në Fier, zbardhet ngjarja

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur në afërsi të Prefekturës Fier mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32-vjeçari Arbër Jakupi.

Policia e Fierit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi Arbër Jakupi, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Arbër Jakupit, por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

a.s/dita

April 15, 2018 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*