Plagosja e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, policia: Nuk ka asnjë denoncim

September 20, 2016 16:05

Plagosja e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, policia: Nuk ka asnjë denoncim

Policia e Durrësit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokratike për plagosjen e shtetasit Flamur Gjuzi, me detyrë drejtor i ALUIZNI-t në këtë qytet.

Në deklaratë thuhet se kjo polici nuk disponon asnjë denoncim për plagosjen me armë të këtij shtetasi, ndërsa ai mohon që të jetë plagosur.

Policia thotë se fton PD-në që të bëjë kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale.

 Reagimi i policisë:

Lidhur me deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike që thotë se Drejtori i ALUIZNIT Durrës,  shtetasi F.Gj. është plagosur dhe Policia e Durrësit e ka fshehur ngjarjen, sqarojmë se:

Policia e Durrësit nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit F.Gj.

Menjëherë u mor kontakt me këtë shtetas dhe ai mohon kategorikisht faktin se është plagosur apo të  ketë patur konflikt.

Ftojmë PD të bëj kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje PD dhe çdo subjekti tjetër, të kërkojë informacion pranë institucioneve shtetërore, përpara se të bëjë deklarata dhe akuza për fshehje ngjarjesh nga Policia e Shtetit.

September 20, 2016 16:05
Komento

1 Koment

  1. sula September 20, 17:45

    ky eshte kokrra hajdutit.njeri ordiner

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim