Plagosja e dyfishtë e 30 dhjetorit, gjendet automjeti i autorëve

January 10, 2016 17:19

Plagosja e dyfishtë e 30 dhjetorit, gjendet automjeti i autorëve

Policia ka zbuluar mjetin tip “Audi” i cili është përdorur nga persona të paidentifikuar deri më tani për plagosjen e dy shtetasve, Rudin dhe Emeid Haxhia të mërkurën e 30 dhjetorit në Sarandë.

Ata ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Volkswagen” në aksin rrugor Delvinë-Bistricë (Krane), kur janë qëlluar me armë të tipit kallashnikov nga personat  që udhëtonin me mjetin e zbuluar nga policia.

Sipas versionit të parë të policisë, objektiv i këtij atentati ishte Rudin Haxhia, i cili ka qenë në shënjestër edhe katër herë të tjera, por që ka arritur të shpëtojë.

39-vjeçari njihet si pronar i një diskoje verore, teksa ka qenë më parë edhe efektiv i policisë. Ky gjendet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

January 10, 2016 17:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*