Plagosja në burgun e Vaqarrit, dyshohet se është qëlluar nga kodra përballë

July 31, 2016 15:44

Plagosja në burgun e Vaqarrit, dyshohet se është qëlluar nga kodra përballë

Hetuesit janë duke kqyrur kamerat e sigurisë së burgut të Vaqarrit, për të hedhur dritë mbi plagosjen e 40 – vjeçarit Lili Dule nga Kosova, i cili u qëllua një ditë më parë teksa kishte dalë në ambientet e ajrosjes së burgut.

Burimet thanë se nga dinamika e lëvizjeve të 40 – vjeçarit, përjashtohet mundësia e plagosjes së tij nga brenda burgut. Një prej varianteve është që kosovari të jetë qëlluar nga kodra përballë, ku ka fushë pamje me ambientet e ajrosjes së burgut. Autorët dyshohet të jenë pozicionuar në këtë kodër, ku më pas kanë qëlluar drejt 40 – vjeçarit.

Në pyetja janë marrë jo vetëm të burgosur, por edhe banorë të zonës, të cilët mësohet se kanë dëshmuar për një automjet të bardhë me dy persona, që ka lëvizur në rrugën automobilistike poshtë kodrës.

Por sipas policisë, Lili Dule, 40 – vjeç nga Prizreni i Kosovës mund të mos ketë qenë shënjestra reale e atentatorëve.

Në burgun e Vaqarrit ka të burgosur shumë më të rrezikshëm se kosovari, ndaj sipas burimeve nga policia, atentatorët mund të kenë gabuar objektiv. Dule u dërgua në Spitalin Ushtarak dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar pak kohë më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe procesi i tij vazhdon në gjykatë./Tv Klan

July 31, 2016 15:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*