Plagosje me armë zjarri në Fier, 3 në pranga dy të plagosur

March 2, 2018 11:15

Plagosje me armë zjarri në Fier, 3 në pranga dy të plagosur

 

Tre persona të cilët kanë grabitur një pikë këmbimi valutor në Fier ka lënë të plagosur dy persona, pronarin e një biznesi dhe një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit “Janaq Kilica” dhe mësohet se është plagosur pronari i një dyqani byrektore i cili ndërhyri për të ndaluar grabitësit.

Dy grabitësit plagosën me armë zjarri edhe një kalimtar i identifikuar si Agur Vrenozi, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi është qëlluar me plumb në kokë.

Policia ka arrestuar tre persona si autorë të ngjarjes. Shtetasi me inicialet D. S., 32 vjeç nga qyteti i Vlorës dyshohet nga policia si personi që ka shkrepur armën mbi pronarin e lokalit dhe një këmbësor.

Menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari, së bashku me dy persona të tjerë është arratisur me një makinë në drejtim të fshatit Baltëz, ku kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë.

Por, arratia nuk ka zgjatur shumë dhe fillimisht është arrestuar 32-vjeçari dhe më pas edhe dy personat e tjerë, njëri prej të cilëve, policia dyshon se ka ndihmuar autorët për t’u arratisur dhe ka qenë në drejtimin e mjetit të përdorur për këtë qëllim.

l.h/ dita

March 2, 2018 11:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*