“Plaken” shumica e qyteteve shqiptare, të rinjtë zgjedhin Tiranën

March 15, 2019 14:09

“Plaken” shumica e qyteteve shqiptare, të rinjtë zgjedhin Tiranën

Qarqet më të plakura të vendit janë Gjirokastra, Saranda dhe Lezha. Eurostat në statistikat rajonale të Europës përllogariti se më 2017 mosha mesatare në Gjirokastër është 38.2 vjeç, në Sarandë dhe Berat me 37. 2 për secilën, ndërsa në Lezhë dhe në Fier 36.6 vjeç.

Qarqet me moshën mesatare më të re të popullsisë janë ato të Dibrës, Tiranës dhe Kukësit përkatësisht me 34.4, 34.5 dhe 34.8 vjeç.

Shqipëria ka moshën mesatare të popullsisë më të re në Europë  me 35.4 vjeç, por ndryshimet e forta demografike me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë po krijojnë një proces me të shpejtë plakjes  se vendet e Europës, ku mosha mesatare e popullsisë është nga 40-47 vjeç sipas rajoneve.

o.j/dita

March 15, 2019 14:09
Komento

1 Koment

  1. Feniks March 15, 17:16

    Ndaluni more njerez ku veni?
    Po qeveria ka menduar jo vetem per qytetet tuaja,por edhe per 100 fshatrat se do i beje resorte turistike,qe jo vetem ju te jetoni si pashallare,por t’u vijne edhe turistet me aeropllane nga qielli!
    Juve vetem beni gati aeroportet se aeropllanet do ua bjere kryeministri Rama!
    Per ideal te Rilindjes qe do ua beje realitet!
    Qeveria ka pranuar se verrrr-tet ka bere shume,por ne te ardhmen do beje akoma me shume!
    Se nuk behen te gjitha ne nje dite,se ka radhe puna!
    Se kur e mori pushtetin nuk kishte leke as per te lare wc-te e kryeministrise e jo tuajat!
    Se vertete mori 1 miliard dollare borxhe nga FMN,por shleu borxhet e Berishes,u fali taksat e gjobat bizneseve kurse popullit jo vetem nuk i rriti pensionet,por i shtoi fare pak ca taksa si dy fishimi i cmimit te ujit te piste qe e shet per uje te pijshem,se pensionisteve vertet nuk ua rrit pensionin,por u rriti TVSH ne faturat e dritave!
    Ta dini ju se cfare heq kryeministri yne, kurre nuk do t’u shkonte nder mend te beheni kryeminister i Shqiperise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*