Plan kombëtar për turizmin, në 2015-ën caktohen zonat ku nuk duhet të ndërtohet

August 9, 2014 18:41

Plan kombëtar për turizmin, në 2015-ën caktohen zonat ku nuk duhet të ndërtohet

Në vitin 2015-të Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit do të ketë gati planin e përgjithshëm kombëtar, i cili do të vendosë përfundimisht zonat ku duhet të ndërtohet dhe ku nuk duhet.

Sot që flasim, një pjesë e mirë e zonave turistike, por edhe kurora e gjelbër e Tiranës e ka të pamundur të ndërtojë pikërisht sepse nuk është bërë gati plani kombëtar.

Në një intervistë për Vizion Plus, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, thotë se kontrolli i territorit do të jetë një sfidë e hapur dhe do kohë që të shihen ndryshime rrënjësore, por përveç kësaj kërkon bashkëpunim edhe nga ministritë e tjera.

Viti 2015-të do të ketë lajme të mira për të pastrehët.

Ministrja Gjermeni thotë se enti i banesave po përfundon disa projekte të cilat i hapin rrugë sërish kreditimit të personave të pastrehë dhe po ashtu, po sheh mundësitë e bashkëpunimit edhe me sektorin privat për t’i dhënë shtëpi kësaj kategorie.

Rregulla të reja do të vendosen edhe për ndërtuesit.

Për sezonin turistik Ministria e Zhvillimit Urban ka dërguar një-task force të shpërndarë në të gjithë zonën bregdetare, ndërsa për vitin tjetër pritshmëria për përmirësimin e cilësisë së turizmit në Shqipëri është më e lartë, edhe për shkak të rregullave që do të merren.

Po ashtu një paketë e re masash për lehtësimin e taksave do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti.

Nga ana tjetër ALUIZNI dhe Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit është duke bërë gati listën e ndërtimeve pa leje pas 2009-ës që do të prishen.

August 9, 2014 18:41
Komento

3 Komente

  1. MEROBAZUQI August 9, 20:14

    cfare u be me kuroren e gjelber te BETONIT ne kalane e krujes moj krutane?

    apo ju mbush doren ai miku eeee?

    pse nuk hapni turizem per fabrika cimentoje ne kruje? duhet te jete shume interesant per sportivitetin e qeverise tuaj

    Reply to this comment
  2. zeqo August 9, 23:16

    Po pse talleni me kete popull te mjere, po ku kane mbetur me zona turistike pa u mbushur me ndertime, apo do vazhdoni edhe ju aksionin nderitmeve tuaja ne zonat e turistike deri ne vitin 2015 e pastaj do nxirrni ligj qe nuk i hyn askujt ne pune se eshte betonizuar gjithcka vetem Lefter Koka Troka, injoranti me 1 klas shkolle dhe me kater univeristete diplomacie e drejtesie ka zaptuar gjysmen e detit me teper se sa donte te zaptone greku pa llogaritur Koken tjeter Koco Kokedhimjen

    Reply to this comment
  3. Turisti August 10, 09:29

    E nderuar Z. Ministre !
    Shume mire qe po merni sisa masa per turizmin por une dua te di kur do te prishen monopolet e turizmit ne Shqiperi.A e dini se biznesi i turizmit eshte monopolizuar ne dy kompani ? Keto jane Vas dhe ATHS.A e dini se keto kompani krahas cmimeve te shumices qe japin per agjensite shesin hapur ne internet edhe paketa me cmime pakice ? I njihni ju regullat e lojes ne Europe dhe ne bote per kompanite operatore qe kane te drejte te punojne vetem me cmime shumice ?Ky monopolizim ka bere qe keto kompani te fitojne monopolin dhe kane cuar ne renimin e te gjitha agjensive turistike qe keto vite jane duke u mbyllur. Kush jane keto kompani qe operojne prej disa vitesh ne treg dhe kush fshihet mbrapa ? Edhe per keto kerkon pergjigje TURISTI !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*