PLANGPRISHËSIT / Për herë të parë në histori, dy ballistë tërheqin firmën dhe i nxijnë faqen Ballit

June 15, 2020 22:46

PLANGPRISHËSIT / Për herë të parë në histori, dy ballistë tërheqin firmën dhe i nxijnë faqen Ballit

TIRANË – Në një zhvillim që do të skuqte nga turpi gjithë gjeneratën e parë të Ballit Kombëtar origjinal këtu e gati 80 vjet më parë, dy deputetë të Ballit Kombëtar, për më tepër Demokrat, u tërhoqën dje nga firma që kishin hedhur për ndryshime rrënjësore në sistemin zgjedhor.

Kërkesa e 29 deputetëve të Parlamentit drejtuar kryetarit, bënte thirrje ndër të tjera për krijimin e një sistemi zgjedhor me lista të hapura, por menjëherë pasi grupi publikoi lëvizjen e re, deputetët ballistë Turi dhe Niku deklaruan se kishte ndodhur një keqkuptim.

“Tani, ne vërtet e firmosëm prokllamatën, por pastaj aty pamë dhe gjëra që nuk na pëlqyen,” deklaroi Turi, “pse të prishemi me Demokratët? Ne për demokracinë luftuam, dhe deputetë bëhemi edhe nga listat e tyre. Ndaj nuk kemi pse harxhojmë listat tona”.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve,” shtoi ai.

Gojët e Liga i kujtojnë lexuesit se kjo kthesë brenda ditës do t’i bënte të skuqeshin nga turpi gjithë ballistët e orëve të para. Është fjala për atë brez që pa iu dridhur qerpiku, duke lënë ngrohtësinë dhe vatrat familjare, u çuan në këmbë, u armatosën, u veshën e u ngjeshën dhe u shtruan në vatra të tjera, për ngrohjen e të cilave u deshën përpjekje titanike dhe shpenzime të mëdha logjistike në raki dhe mishra në heje.

Është fjala për ata patriotë që pasi lexuan dekalogun e Ballit Kombëtar, ua bënë të qartë fashistëve italianë se nëse ata vendosnin të ktheheshin në Itali, atëherë këmba e tyre nuk do të shkelte më këtu.

Ishin ata luftëtarë, që këtu kacafyteshin me italianët pse mishi duhet shoqëruar me verë të kuqe dhe jo të bardhë, aty arrini marrëveshje historike me inglizin mbi rëndësinë e uiskit në vendimmarrjet ushtarake.

Ishin ata trima, që u dolën ballëhapët autokolonave gjermane dhe u thanë: Në qoftë se jeni kalimtarë, mirësevini. Por po e pamë që ndenjët më shumë se pesë vjet, bashkë nuk flasim!

Duket se mundi, sakrifica dhe idealet e ballistëve të parë, nuk vlejnë asgjë për Nikun, e aq më pak për Turin, që është dhe kryetar partie. Edhe pse gjenetikisht është vërtetuar se edhe pasardhësit e heronjve më sypatrembur ndonjëherë dalin frikacakë e buzëqumësht, në degradim i tillë nuk pritej.

Sipas veteranit ballist Make Kacovedi, ky ndërrim pllake në mes të ditës për diell është i turpshëm.

“Ja, prandaj zhgënjehen ballistët e ndershëm dhe e kanë mendjen të largohen nga vendi. Këta liderët e sotëm e kanë bërë këtë vend të pashpresë. E kanë harruar historinë. E kush ballist ikte nga Shqipëria njëherë e një kohë?”, deklaroi i moshuari i zhgënjyer, që i bëri thirrje Turit ta kthente dhe njëherë pllakën.

Në këtë pikë, duke mos pasur informacion, Gojët e Liga shtrojnë pyetjen: Çfarë bëri Turi?

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike që nuk ka shumë besim tek këto meselera me xhixhilera që ndodhin në parlament              

June 15, 2020 22:46
Komento

10 Komente

  1. Lucius June 15, 23:08

    Hahahaaa
    Epopeja e Ballit nuk paska fund ne asnje epoke historie

    Reply to this comment
  2. He me ju Lumte Trimat e Selfo Qorrit ,nderuat babane June 15, 23:12

    Perpara Partia e Palles Kombetare
    mbajeni me dor nji at Tajare

    Reply to this comment
  3. Buda June 15, 23:44

    Titulli i informacionit eshte thellesisht i gabuar: nuk jane keta dy spurdhiake qe i kane nxore faqen “Ballit te Nxire Kombetar”!?

    Reply to this comment
  4. Agim Kovachi June 16, 00:42

    Ça bëri tha the ? – thotë Turi.
    Me tej në deklaratën zyrtare të Ballit, me përfaqësues zyrtarë e jo gërnjarë, u theksue se truri ishte parë disa ditë më parë me Turin. Ndërkohë drejtimi i paditur pritet ti bëjë diss-in e radhës me titull – Ku je ara.
    Promoja e klipit nuk mund të zhvillohet për sa kohë vazhdon dëgjimi pa zë i këngëve të grupimeve të tjera (që mund ti numërojmë me gishtat e njërës dorë). Mos harroni kokoshkat ose një pije falas për të gjithë që kanë biletë e që numërohen përsëri me gishtat e dorës (tjetër në këtë rast).

    Reply to this comment
  5. Astriti June 16, 07:26

    Ja, ky Turi i ballisteve, di si t’i beje balle shkembit qe i doli para varkes se tij, pikerisht si paraardhesit!

    Reply to this comment
  6. 555 June 16, 08:12

    Sot partia e Ballit te djeshem e meriton emrin e ri partia e …Bythes!

    Reply to this comment
  7. Operacioni Zjarri June 16, 09:06

    Balliste trima dhjeramane njesoj si paraardhesit e tyre

    Reply to this comment
  8. Ballisti June 16, 13:47

    Hera e par ne histori qe çnderohet balli kte nuk e prisnim , çfar na degjuan veshet .

    Reply to this comment
  9. intelektuali June 16, 14:47

    Nje tufe me karafille te bardhe si bora e bjeshkeve mberiti posacerisht me urgjence ne Tirane nga SHBA me pusullen lidhur me nje kordhele te kuqe ne mes ku dallohej qarte:

    VDEKJE FASHIZMIT-LIRI POPULLIT!

    Cfare ka bo vaki? Pyesnin veten tironsit e çoroditur nga karafilat e bardhe matane oqeanit qe kishin mberritur ne aeroportin e Rinasit dhe qe Qeveria e Rilindjes nuk i jepte dot dum, dhe ideja qe SHBA Imperialiste te jete bere Komuniste sa te hapesh dhe te mbyllesh syte, kete lajm senzacional nuk mund ta besonin as fanatiket me te regjur te Enverit dhe te Partise se Punes,

    por:

    KUSH I DERGOI KARAFILAT E BARDHE ME KORDHELEN E KUQE?

    Edi Rama si me i lecitur nga qeveritaret e tjere dhe si me afer lobit te George Sorosit tha:

    TE PYESIM AMBASADOREN KIM SE MBASE DI GJE AJO PER KETA KARAFILA NGA SHBA?

    Por ambasadorja Kim tha se Presidenti Trump dhe DASH nuk e kish haberin fare per derguesin e karafilave enigmatike, por nenvizoi se nuk eshte hera e pare qe karafila te bardhe me fjongo te kuqe te dergohen nga persona private dhe organizata te panjohura nga SHBA drejt Tiranes dhe dha shembullin e fundit:

    JA NE VARRIMIN E NEXHMIJE HOXHES GJITHASHTU NGA SHBA MBERRITEN PLOT TUFA ME KARAFILA TE BARDHE ME KORDHELE TE KUQE ME TE NJEJTIN MBISHKRIM BOLSHEVIK

    Shtoi ne fund te deklarates se saj ambasadorja Kim qe u hapi driten pushtetareve tane per te mesuar te verteten per te sqaruar miletin e çoroditur se karafilat e bardhe me kordhelen e kuqe dhe me pusullen me mbishkrimin bolshevik VF-LP! ishin derguar nga LANC-i amerikan ANITA qe mbron te drejtat e lekurkuqeve autoktone Mohikome dhe zezakeve Bythzinj te ardhur nga Afrika ne SHBA mblodhen kacidhet e fundit dhe derguan karafilat e bardhe ne Tirane per te respektuar kujtimin e Mohikomit te Fundit si Luftetar i Paepur dhe i Pameshirshem ndaj Imperializmit dhe Kapitalizmit qe u nda nga jeta kohet e fundit dhe me vdekjen e tij pikelloi shume te gjithe fanatiket e Enverit me te madh dhe te vogel, nga te gjitha anet dhe brimat e Botes ku gjendeshin dhe qe si nje “grusht bashkuar” rreth Idealit dhe Partise u betuan:

    VDEKJE FASHIZMIT-LIRI POPULLIT!

    Reply to this comment
  10. ! ! ! June 28, 18:54

    Pse more , kur e paska patur ndonje here te bardhe faqen “Balli” , apo degjoni derdellitjet e Intelodellit , qe kurdohere perpiqet ta beje te bardhen te zeze dhe anasjelltas . Nuk i kane munguar ndonjehere esadistet ketij vendi , pavaresisht emrit qe mbajne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim