Plani B! Ç’ndodh nëse nuk krijohet vaksina?

May 12, 2020 13:27

Plani B! Ç’ndodh nëse nuk krijohet vaksina?

Gara me kohën vazhdon përmes më shumë së 100 eksperimenteve që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit.

Por procesi ka fazat e veta, e ndërkohë, po ngrihen dhe zëra që thonë se ajo mund të mos gjendet kurrë. “Corriere della Sera” shkruan se nuk është e vogël mundësia që një zgjidhje e tillë të mos mbërrijë fare, ose të vijë shumë më vonë.

Nuk do të ishte hera e parë që ndodh dicka e tillë. Ndryshe nga HIV-i apo malaria, Sars-Cov-2 nuk pëson mutacione të mëdha, dhe kjo i jep shpresa shkencëtarëve. Anthony Fauci, kreu i Task Force-s për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, flet për 18 muaj për vaksinen, ndërsa shkencëtarë të tjerë janë më të kujdesshëm sepse kujtojnë që në lojë janë sisteme biologjike, dhe jo mekanike, e shumë varet nga mënyra si reagon organizmi.

Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregohet se vaksina funksionon dhe se është e sigurtë. Nëse ajo nuk arrihet shpejt, është shumë e mundur që Sars-Cov-2 të qarkullojë për disa kohë, e mund të duhet të bashkëjetojmë me të, thonë ekspertët. Ata kujtojnë sesi falë antiviraleve, HIV-i është kthyer në një sëmundje kronike, dhe jo më në një dënim me vdekje siç ishte në vitet 80`.

Edhe me Covid-19, shkencëtarët po punojnë për gjetjen e kurës me mjekime të reja e të vjetra, duke filluar nga remdesiviri që duket po jep rezultat, trajtimet me plazmën e të shëruarve apo klorokinën.

o.j/dita

May 12, 2020 13:27
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 May 12, 14:38

    “Plani B! Ç’ndodh nëse nuk krijohet vaksina?”
    në rastin më të keq!
    që duhej të parashikohej që ditën e parë,dhe jo të flitej”do nxjerrim vaksinën”,NE DUHET TË BASHKJETOJMË ME KËTË VIRUS OSE TË TJERË QË DO TË JENË DHE MË TË FUQISHËM!
    çdo të thotë të “bashkjetojmë”?
    virusi bën “punën” e tij,ne tonën!
    njëri nga të dy do të dalë më i fortë në vite!!
    parashikimi i planit A dhe ZH është detyrë e profesionistëve!!që ditën e parë të pikasjes së një rreziku duhen parashikohen planet!!në një luftë nuk ka plane të ndërtuara me “kështu më pëlqen mua”!!plani ndërtohet me “fitoj unë”-“barazim”-“fiton tjetri”!!
    kjo është një aksiomë që përmbledh të gjithë planet e mundëshme!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim