Plani D? Rikthim te Socializmi

March 21, 2020 20:00

Plani D? Rikthim te Socializmi

Nga Artan Boriçi

Parmbrëmë kryeministri cilësoi planin D si skenari më i keq i mundshëm, por nuk dha hollësi. Kryeministri i la shqiptarët e pandriçuar.

Vërtetë, i ka rënë të jetë udhëheqës i një vendi në krizën më të rëndë që prej luftës. Jam i sigurt se do bëjë më të mirën sepse sot vendi ka nevojë për udhëheqje.

Plani D nuk është asgjë tjetër veçse plani në kushtet e një bote të jashtme josolidare, të paktën për disa kohë, e kthimi i ekonomisë botërore drejt ekonomive kombëtare.

Në rast se bota vërtetë do shkojë drejt saj kjo është ende e panjohur. Dimë se ngrohja globale mund të reduktohet në një botë të tillë. Kapitalizmi i pafre nuk mund të jetë e ardhmja e një planeti që mbështetet në ligjet e fizikës! Ku jeta e arsyeshme përcaktohet prej madhësisë së protonit dhe forca e rëndesës!

Në rast se shkohet drejt këtij plani ne jemi një prej vendeve më të papërgatitura. Nga ana tjetër ne jemi vendi që ka mbijetuar 12 vjet i
mbyllur! Armiqtë biologjikë të shqiptarëve dihet se kush janë. Sot
është edhe virusi i kurorës. Fatkeqsisht, shpesh shqiptarët janë
armiqtë e vetes, siç po dëshmojnë këto ditë.

Vërtetë socializmi shqiptar dështoi, por edhe feudalizmi i sotëm dështoi. Duhet të përdorim masat më të mira të socializmit, pa gabime, pa luftë klasash, me liri të plotë të individit, të hapur ndaj botës!

Ekonomi kombëtare e mbështetur në bujqësi dhe blegtori, turizëm, inovacion dhe tregëti të lirë. Inovacioni është i lidhur me industrinë e katërt.

Kapitalizmi botëror po punon për ekonominë numerike. Këtu nuk mund të mbajmë flamurin, por të ndjekim pjesën më të përparuar të botës.

Feudalizmi shqiptar ka kohë pat dështuar që prej vitit 1939. Këto
tridhjetë vite nuk ishin të nevojshme për ta vërtetuar. Megjithatë, pas socializmit të mbyllur, shqiptarët panë botën më shumë se asnjëherë në historinë e tyre! Fatmirësisht, disa prej tyre mësuan kuptimin e lirisë!

Prandaj, le të jetë kjo luftë botërore një mundësi e re. Shqipëria dhe shqiptarët janë së paku 10 milionë. Le t’i mbledhim këto përvoja në këtë pjesë të planetit që nuk e ka kush! Le te fillojmë duke masivizuar mbrojtjen kombëtare ditët e luftës dhe duke bashkuar si komb kudo ku jemi në trojet e të parëve tanë.

Le të projektojmë një ekonomi që plotëson nevojat ushqimore për vitin 2020!

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 21, 2020 20:00
Komento

28 Komente

  1. DY March 21, 16:42

    Ne dimë që qeverisemi nga një kryeministër socialist dhe parti socialiste. Apo janë vetëm etiketa?

    Gjithsesi, të vijmë në situatën sot.

    Deri në orën 13:00 kush e ka virusin i bën shëtitje. Kush s’e ka e merr në rradhë e në grumbujt e njerëzve në babzi legjitime për ushqim (uroj që jo)…

    Pas orës 1, mbyllen në shtëpi të ushqejnë veten dhe virusin që morën me ushqimet që blenë…

    Efektshmëri sa më ska!

    Ska ushtri që e ndal budallëkun që vjen nga keqdrejtimi…

    Reply to this comment
    • Arberi March 21, 17:54

      Po perflitet ndonjehere edhe ne bote per skenare D dhe duket te jete skenari më i mundshem

      Kjo do te thote nje periudhe Kaosi (ne e dime nga viti 97)
      dhe po i erdhi ora ketij skenari D, i bie qe pasoja te jete ndryshimi i rendit ekonomik boteror.

      Bota sot ka ne dispozicion teknologji te avancuar, ka eksperience te versioneve te kapitalizmit por edhe te nje socializmi te orientuar nga prona e perbashket nën nje regjim diktature deri pertej ekstremeve

      I bie qe sistemi financiar nderkombetar me nje fjale te zbutur te pesoje nje ndryshim rrenjesor,

      Dicka e tille po ndihet dhe nga drejtuesit amerikane apo europiane, te cilet nuk po ngurrojne te hedhin me triliona dollare dhe euro per shmangien e Shembjes

      Por edhe pa trysnine e korones, grumbullimi i gjithe pasurive te planetit ne duar të vetem pak njerezve sikur diktonte shkak per nje rishperndarje dhe nivelim te shpejte te te ardhurave.

      Sigurisht Shqiperia e vogel apo e Madhe eshte e pafuqishme te ndikoje per mire apo per keq ne dallget qe do shkaktonte nje cunam destabilizimi nderkombetar, por per fat te keq, sic e dime te gjithe, papergjegjshmeria jone si popull ben qe t’i kalojme më me veshtire te tilla situata

      Reply to this comment
    • S'E THEM PALLA March 21, 18:16

      Po ka. Është ushtria e pavdekur e qeneralit të kadarenës. Ajo ndalte gjithshka deri dhe ke e drejta e fjalës së lirë dhe e mendimit.

      Reply to this comment
  2. hasani March 21, 16:57

    More zoti (mender) DY pse nuk na thua kush eshte keqdrejtimi dhe si duhet te jete miredrejtimi?

    Reply to this comment
    • BRAVO DITA March 21, 17:50

      Hasan, nuk e di ç’shkollim ke.
      Nuk eshte koha per te debatuar por per te mbijetuar. Megjithate dy fjale: Kryeministri yne duhet te kuptoje qe fjalet dhe simbolet jane te rendesishme ne momente kur jeta e kombit dhe shtetit luhet pil a koke. Fjale si “tradhtare”, perseritja pa fund e fjales “lufte” apo shfaqja e mitralozeve dhe tankeve ne qender te kryeqytetit ne vend qe te qetesojne demoralizojne, acarojne dhe ngjallin panik.

      Kryeministri duhet te kuptoje qe eshte i zgjedhur nga populli qe ta mbroje, nuk eshte Perendia e Bibles qe mund te thote dhe te beje cfare te doje. Duke patur parasysh qe vjen nga nje parti me rrenje tek dhuna, terrori dhe shtypja duhet te jete ende me i kujdesshem.

      Sic tregon realiteti neper bote, Shqiptaret nuk jane me te padisiplinuar apo me budallenje se Italianet, Britaniket apo Amerikanet. Por askush nuk ka nxjerre tanke dhe nuk pellet per tradhtare. Kryeministri po i trajton qytetaret si nje mashkull i dhunshem qe rreh femijet tre here ne dite qe te vene mend dhe te mos bejne prapesira.

      Ne vend qe te luaj rolin e nje Enveri post-modern Kryeministri duhet te nxjerre me ne pah ekspertet e fushes se shendetesise, t’ja u lere atyre me shpesh fjalen, sic behet ne te gjitha vendet demokratike. Ajo qe i ka mbetur tashme eshte te jape edhe lajmet ne darke. Madje edhe parashikimin e motit.
      Mjaft me me politiken idjote “une jam Garip Perendia”.

      Sa per opoziten nuk po flas. Eshte fatkeqesi kombetare e madhe qe tridhjete vjete pas renies se totalitarizmit ne kemi nje klase politike makute, idjote, qelbanike, thellesisht anti-patriotike. Perendia na ndihmofte qe ti mbijetojme si komb ketij uragani ogurzi dhe te ruajme energji per diten e neserme qe do jete shume e veshtire.

      Reply to this comment
      • toto March 22, 01:58

        tani qe ja sqarove ti KM do reflektoje
        po ik o derdimen laj duart

        Reply to this comment
      • Z March 22, 13:32

        O “bravo Dita”. E keqja shqiptare eshte se injorante si keta te PD mendojne se jane te zgjuar kur jane me injorantet e mundshem bashke me ty brenda!

        Reply to this comment
  3. kina March 21, 17:01

    Sorrosi ta ka dhene leksionin?

    Reply to this comment
    • mirel March 21, 17:34

      Ka mundesi qe ja kane dhene ligjet e fizikes, or ti kinez i surrelit

      Reply to this comment
      • ? March 21, 18:59

        O mirel o idiot, c’pune kane ligjet e fizikes me budalliqet e socializmit. O mirel, o psikopat e kelysh psikopatesh, enverizmit i ka cof nona, nuk ka koronavirus qe e ngjall perseri.

        Reply to this comment
  4. mirel March 21, 17:33

    Bravo! Mendje e mencur dhe me vizion te qarte per zhvillimin njerezor! Ky ishte kuptimi i komentit tim tek shkrimi i Amores nga Roma!

    Reply to this comment
  5. Shefqet Cela March 21, 17:34

    Me keto permasa qe po’ mer kjo flame, gjithe shtet po mbyllen ne vetvete. Shembulli i Italise, braktisur nga Evropa e tregon qarte. Askush sta ka ngene.
    Rrezimi madhor eshte U R I J A.
    DUHET TE PRODHOJME BUKEN, SIC E PRODHONIM NE SISTEMIN E MEPARSHEM. PASTAJ NEVOJAT EMERGJENTE, blegtorija, kultura, shendetsija, frutikultura….
    Na ka mbytur megallomanija, verberija intelektualet, DEMBELLLEKU,E LLAFOLLOGJI A BOSHE, KEQDASHESE

    Reply to this comment
  6. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli March 21, 17:47

    Boll me kene shkodran (malok) , per me kene Gamor ! E themi me dhimbje te thelle , por …te tille jane pjesa derrmuese e malokerise ! Ky eshte nje realitet qe shqiptaret do te duhet ta vuajme per shume e shume vjet !

    Reply to this comment
    • me te ashper, komentues "intelektuale".... March 21, 18:16

      referuar; bravo dita-s; korigjoj se, kercenimi me topa e mitriloza nuk behet vetem per ty intelektualin “delikat”, por dhe per.. zorzope me universitet dhe zorzopet analfabet, qe ne fakt jane oligarkia e vertete, qe zoteron kete popull . dhe per t’a, jo vetem ne kete situate, por edhe ne kohe paqeje, bejne mire kercenimet me tanke e mitroloze .

      Reply to this comment
    • Cuni i VUK karakurves nga blloku komunist ,Ramuti vella me vucic March 21, 21:28

      O spiun o fuks o i pabese ,o rufjan i JUGUT TE PABESE .Kur te zesh malesoret ne goje o i pabes jugu e llafazan lae halene o te shartuar me lloj lloj spermash dinake te pabese e tradhetare ..Ju njohim te gjithe tashme ju qelbesirave dinake te jugut qe hani edhe shoket e vellezerit tuaj prapa kraheve .Jeni krimba te liq e te peshtire .

      Reply to this comment
      • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli March 21, 23:50

        Nje gjiriz daljesh ujra te zeza , nuk mund te nxjerre me teper se kaq infeksion , pra e ngrite ne fuqi te dhjete ate qe thash une ! ! ! A e pe nje dite me pare , se cfar deklaronte publikisht ” humoristi ” shkodran , kur demonstronte forcen prej njeriu me teper se idjot , per te mos iu bindur vendimeve te qeverise per kufizimin e levizjeve te lira neper qytet , si mase preventive per mosperhaljen e infeksionit te Coronavirusit ?! E si mund ta quash ndryshe ate njeri ?! Lexo sot ketu , se cfar thote edhe gazetari i nderuar V.Malaj per te !

        Reply to this comment
  7. L.H March 21, 17:51

    Ky ‘Boriçi’ mos eshte ‘djali’ idjot i Lenit,ish dashnore e Loro Boriçit me keto idjotizma qe shkruan e perdor fjalen ‘socializem’ kur populli shqiptar eshte 30 vjet i shpronesuar 100 perqind dhe prona eshte ne duar te ish ‘çunave te bllokut’ dhe doktorit te Hisnise-Salise,Like florise e Fev zise!? Hiqini keto shkrime idjotesh se po na imunizoni jo kunder koronavirusit po kunder inteligjences…

    Reply to this comment
  8. Hoxhe THOMAI nga Kavoja March 21, 21:15

    NJE MESAZH ///// ME NDER FSHATARET MEQE VOTOJNE 100% KOMUNISTAT E RIQIRJES , TE SHKOJNE SA ME PARE NE MODELIN E DASHUR KOOPERATIVE E TE MARIN PERSERI 30 LEKE DITEN E PUNES E MOS TE NA CALNE KOKEN SHUME ME KOMENTE DJALLEZORE…BRIGADIERAT NE BALLE E GJITHE NUSET E BUKURA FSHATARE NE PARAVIJE SA ME SHUME FEMIJE DOBICA FSHATI , SEPSE JANE ME SIGURI BESNIKE TE RAMES. EDHE UNE BRIGADIER KAM QENE I DI MIRE GJERAT , ME VONE U BERA HOXHE KAM KALUAR FSHATARKA PI..PALARA PLOT.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit March 21, 22:28

    Nuk eshte me e mundur qe shtetet ti kthehen ekonomise se mbyllur nacionale. Per nje morì faktoresh, dhe se fundi eshte ceshtje kostoje. Per te bere nje maske qe duhet sot, me kollaj eshte ti blesh ne Kine me flori ne dore, csrsa te besh nje fabrike qe pas dy muajsh nuk ka interes kush ti bleje. Nqs socializmi do kete nje te ardhme, ajo do vije nepermjet bashkpunimit te shteteve, agregacionit. Ceshtja eshte se Amerika kur pati interes te madh te nxiste shkrirjen e bllokut lindor, nuk pati ndonje projekt per Shqiperine. Normalisht, s’eshte faji I tyre, duhet te ishim te nje mendjeje ne. Te ruanim unitetin, jo me fjale, por me vepra. Turpi I madh I Tranzicionit jane mohimi I gjithshkaje, qe s’kishte e Enverit, por pasuri kombetare. Ne ishim te orientuar drejt industrializimit, nevojitej modernizimi. Marreveshjet koncensionare me afat te gjate do I jepnin rezultatet sot. Se kishim fuqi punetore te trajnuar profesionalisht dhe me eksperience. Ne vend te pules neser, tufa e berisheve dhe pashkove u leshuan per vezen sot, dhe as ate veze s’e hengrem. Edhe te vije, ta zene Dongfeng-u sot te prodhoje traktore, jo namin dhe nishanin e uzines qe s’è kemi, por kryesorja, s’ka punetore me eksperience ne proceset industriale. Mora shembull Dongfeng-un qe prodhonte dikur ata traktoret qe benin deng-feng rrugeve te fshatrave dhe vetem ne Shqiperi I gjeje. Pas dekadash eksperience, Dongfeng jo vetem prodhon traktore qe shiten ne tere boten, por edhe makinat e kamione dhe autobuse. Dongfeng-u posedon 14%te kuotes se grupit francez PSA(Peugeot – Citroën) ku eshte ortak dhe shteti francez. Pra, nuk do them se do arrinte kaq uzina e autotraktoreve, apo uzinat, ndermarrjet bujqesore, blegtorale, etj, por do kishim baze te shendoshe per te mos u bere ky vend qe jemi, eksportues emigrantesh. Ah, planet A, B, C, D, etj te Rames? Ku kemi qeveri ne te bejme plane? Keta merren per hundesh nga ambasadoret, kurse ne popullit na hyjne me dajak ku na ha e ku na djeg. Tamam si qehallaret e qemotit.

    Reply to this comment
    • Kinez Kosovar March 22, 00:33

      O gjerman shqiptar, ti je i mrekullueshem, kur ke te drejte ke. Kete punen e Dongfengut perse nuk e the me kohe mer burre? Perse ike me bisht ne shale e nuk qendrove ne Atdheun e lavdishem e te ishe bere nonje minister a shef shtabi fundja, se ti cer ishe, cer mbete. (Besoj e di qe cer eshte shkurt per oficer). Me fal po une ja qe me eshte mbushur mendja qe ju turmat e oficereve ishit me koqet e kombit kur mundoheshit te na mbushnit mendjen qe ne do ti benim balle NATOs dhe Traktatit te Varshaves bashke e nuk do te na gjente gje, kurse ne te vertete ju palloi Saliu pa pasur nevoje fare as per njerin e as per tjetrin.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit March 22, 10:42

        Kinezo, kete llagapin po e mbake posacerisht per mua. Mbaje fort, mos e lesho… Tani, ke ndonje ide per shkrimin qe sjell autori? Eshte komplet gabim? Apo 50 ne 50? Ndihmon dot ne debat? Tani, po te shpjegoj dicka lidhur me oficeret. Ne cdo vit shkolla Skenderbej merr te mesatarisht 300 nxenes, te shumtet nga fshati. Po te jepej mundesia ne mature, dmth pas 4 vjetesh qe te ndiqnin shkollen e larte civile, pothuaj 90% nuk do ndiqnin arsimin ushtarak. Por mundesite ishin ato qe ishin. Kaq kisha. Tani vazhdo avazin e leshit me qime.

        Reply to this comment
        • Kinez Kosovar March 22, 13:38

          E di si eshte puna o gjerman shqiptar, mua e gjithe kjo pune me duket si pune gallate me uthull. Edhe qe te ngacmoj nga pak e bej ne kuadrin e gallates se pergjitheshme. Here here ti e merr seriozisht dhe mua me vjen keq, here here e merr me sportivitet si kesaj rradhe dhe mua me behet qejfi.

          Sa per shkrimin qe thua zotrote, mua thjesht me duke se autori nuk ka as pergatitjen e duhur per profesion dhe eksperience, as intuiten e duhur per te trajtuar nje problem shume te pergjithshem ku ne loje jane shume faktore, qe e bejne te pamundur te behen analiza dhe parashikime. Eshte nje mbeturine e keqe nga rregjimi i Hoxhes qe cdo shqiptari i duket vehtja analist, ne kuptimin qe atehere kishim nje vije politike aq te qarte per te gjithe(po deshe mos ta kishe, ta bonte mamin ai gjeniu) saqe te gjithe pellisnin duke perseritur klishete e njohura. Kjo u keqkuptua si aftesi per te kuptuar e analizuar te gjitha fenomenet politike e sociale tonat e te botes e tashti kemi nje gjenerate ana-listesh e shkarrashkruesish qe gelojne gjithandej.

          Reply to this comment
        • Tik Tak March 22, 16:25

          STOP CENSURES!

          Gjimono. “Le të projektojmë një ekonomi që plotëson nevojat ushqimore për 2020-ën” – po na propozojnë boriçërit sot 30 vite pas gjëmës ekonomike që i është shkaktuar vendit, pa u bërë asnjë apel ndaj atyre që e shkatërruan, e shpërbënë, e tjetërsuan apo e shfrytëzuan për interesa personale tërë atë bazë pak a shumë “të qëndrueshme” ekonomike.

          Pa bërë asnnjë apel, se si mundi të tretej aq shpejt gjithë ato rezerva shtetërore (shprehja yllbufore se shteti ka vetëm 6 ditë bukë ka marrë dhenë), ku përfundoi gjithë ai arsenal armatimi, ku përfunduan gjithë ato mjete prodhimi.

          Me anë të të ashtuquajturave “plane”, gërmat e të cilave varijojnë nga A-ja dheri ke Z-ja, sot po “rishikohet” impletimi i një sistemi “më të moderuar” se këto që u eksperimentuan turpshëm pardje në komunizëm, dje në socializëm, dhe akoma më turpshëm, sot në… anarshizëm.

          Paturpësia lidhet me faktin, se një sistem thellësisht demokratik, ne faktikisht e kemi dëshiruar si në diktaturë po ashtu edhe në demokraturë, por kurrë nuk na është dhënë mundësia as ta praktikojmë dhe as ta shijojmë, për arësye që tashmë dihen.

          Ti e përmende thelbin. Ne qeverisemi nga qehallarë që të shqepin në dajak. “Do hash dru o popull” – ke ajo estrada ishte gjysma e së vërtetës.

          Pyete një herë këtë Boricin se si mund të realizohen plane afatgjata duke patur akoma mbi koka qehallarë mesjetarë?

          Reply to this comment
      • Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli March 22, 22:00

        Vetem nje injorant dhe kokebosh nuk e kupton , se Saliu nuk lidhte dot breket e tij e jo te drejtonte shtetin ne tranzicion pas vitit 1990 ! Ishte Rajersoni ,( SHBA) dhe i gjithe Perendimi , lobi serb e ai grek , qe e cuan ne kuoten zero kete vend , duke pasur mbeshtetje te pa kursyer te lumpenit shqiptar . Saliu , vetem zbatonte perulesisht urdherat e tyre . Jane pikerisht ata , qe e kane mbrojtur dhe e mbrojne edhe sot kete shtaze.Sa me te varfer e te percare qe te jemi , aq me te lehte e kane te huajt te bejne shurren mbi kokat tona .Kurse driteshkurterit mendojne se eshte vetem Saliu ai qe solli “demokracine”, i vuri zjarrin ketij vendi e kombi .,, qe te gjithe kriminelet , banditet dhe diversantet , qe kane gjakosur e plackitur kete vend , u bene brenda nates “heronj” !
        A e di ti ultimatumin qe i dhane kellires Fatos Nano Franca , Gjermania , Britania e ne vecanti SHBA – ja ne vitin 1968 (pas grushtit te shtetit) per te shpallur amnisti , per te falur banditin Sali dhe gjithe taborrin e derrave qe i vinin pas ?!Kete gje ata e kishin bere edhe kur Greqia filloi te armatoste minoritetin ne vitin 1993 , pastaj komandot greke sulmuan naten repartin tone te rekruteve ne Peshkepi te Gjirokastres dhe vrane 2 ushtarake tane e terrorizuan gjithe rekrtet e pa armatosur ?! Nuk duhen harruar keto , nga te gjithe shqiptaret , pavaresisht ndarjeve ne te majte e ne te djathte !

        Reply to this comment
        • Kinez Kosovar March 23, 00:16

          Nigjo pak ti Karapiç, Saliu mund t’i kete bere te gjitha keto qe thua ti, po ti ose harron, ose nuk e di qe sido qe te jete puna, Saliu i mori ne dore frenat e shtetit shqiptar jo pse deshi Rajersoni, Biberi a ku di une kush tjeter. Saliu doli garant per Nexhmijen dhe kelyshet e Enverit, qe nuk do t’u hynte gjemb ne kembe. Me ate terbim qe kishte mileti shqiptar ne ate kohe, te paret qe do te vareshin me kokeposhte neper shtylla ishin Nexhmija me gjithe kelyshet e tjere. Ke qene ti tek ura e Lanes kur Neritan Shkerdhate Ceka, lejtenanti i Sali Berishes e ktheu turmen e terbuar qe ishte nisur drejt bllokut per te bere hatane? Ju Enveristet t’i ndizni qiri Sali Berishes se ai qe diskredituesi i demokracise ne Shqiperi qe garantoi rikthimin e morrave te kuq qe sot gelojne gjithandej e na cajne trapin me keq se Enveri vete.

          Reply to this comment
  10. Veshi March 22, 05:47

    Bota ka vetem nje perspektiv charmatimin e tegjith shteteve dhe kthimin e ministrikve te mbrojtjes ne minisstri te permiresimit te natyres, mjediit vendor dhe global..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim