Plani ekonomik i COVID premton “garanci” dhe falje të padetajuara

March 20, 2020 20:25

Plani ekonomik i COVID premton “garanci” dhe falje të padetajuara

Nga Gjergj Erebara

Kryeministri Edi Rama shpalli planin ekonomik për krizën e shkaktuar nga COVID-19 pa dhënë detaje se si do të funksionojë, por premtoi 22.5 miliardë lekë borxhe dhe ndihma për popullsinë në nevojë dhe faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike që sipas tij, mbajnë vlerën 150 milionë euro

 

Kryeministri Edi Rama u shfaq i zymtë mbrëmjen e së Enjtes duke sharë kritikët dhe opozitën ndërsa ofroi 22.5 miliardë lekë “garanci” për kredi për biznesin dhe ndihma për shtresat në nevojë ndërsa premtoi anulimin e kamatëvonesave që shtresat e varfra kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që sipas Ramës, kanë vlerën 150 milionë euro.

Në fjalimin e tij, Rama u ankua se Shqipëria nuk është si Amerika apo Europa ndërsa fjalimi i tij ishte mbushur me shprehje frazeologjike të zymta, të tilla si “kohë e mallkuar që Zoti e di se sa do të zgjasë”.

“Nuk do të jetë një plan për t’i kënaqur të gjithë sot,” deklaroi Rama. “Nuk kemi askujt se kujt t’i shtrijmë dorën,” shtoi ai.

Duke iu referuar planeve në SHBA, Europë dhe vende të tjera për ndërhyrje masive në ekonomi, Rama tha se sipas opinionit të tij, “përrallat që tregohen nga Amerika nuk janë ashtu siç tregohen. I kanë ekonomitë me dhjamë.”

Kopertina DITA 20 mars 2020

Shtatë pika

Rama e prezantoi planin e tij si një ide me shtatë pika, nga të cilat, 10 miliardë do të jepen për atë që ai e quajti “instrumenti garancie sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive në shlyerjen e pagave” por pa dhënë detaje se si do të funksionojë. Garancitë sovrane janë zakonisht tituj huamarrjeje që kompanitë duhet të marrin nga bankat për të përballuar krizën, por garancitë për shlyerjen e këtyre kredive jepen nga buxheti i shtetit.

Pika tjetër e madhe sipas Ramës është një fond me vlerë 6.5 miliardë lekë “për shtresat në nevojë për papunësinë apo biznesin e vogë”. Edhe për këtë pikë nuk u dhanë detaje se çfarë do të thotë.

Rama deklaroi se buxheti i shtetit do të alokojë 2.5 miliardë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjet e materjaleve që mund t’i nevojiten gjatë “luftës” me koronavirusin ndërsa 1.5 miliardë lekë vendosi “t’i lërë rezervë” për Këshillin e Ministrave për t’i shpenzuar në varësi të situatës. Rama tha se do t’i jepte Ministrisë së Mbrojtjes 2 miliardë lekë për atë që ai e quajti “operacioni humanitar”.

Në fund, Rama deklaroi se kamatëvonesat që qytetarët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të fshihen. Sipas tij, këto kamatëvonesa kanë vlerën e 150 milionë eurove.

 

*****

Gjergj Erebara është gazetar i BIRN Albania

March 20, 2020 20:25
Komento

22 Komente

  1. Zoti për të gjithë March 19, 20:38

    Me gisht në gojë!

    Reply to this comment
    • Leo March 20, 02:57

      Plani me 7 pika:

      – Taksat lokale do vazhdojne edhe pse dyqanet jane mbyllur. Nese nuk paguhen gjobe.

      – Siguracionet do paguhen edhe pse ska biznes dhe nuk gjenerohen leke. Nese nuk paguhen gjobe.

      – Taksat tatimore do vazhdojne edhe pse ska biznes. Nese nuk paguhen gjobe.

      – Ne perplasjen qeramarres-qeradhenes nuk do nderhyjme – le te vrasin njeri-tjetrin edhe pse dyqanet jane mbyllur.

      – Demi ekonomik i shkaktuar? Skemi ctju bejme. Qeveria ju garanton qe mund te hyni thelle ne borxh duke marre kredi edhe pse mund te jeni ne kredi.

      – Per pagat; Kredi serish. Ne sjapim gje. Deri atehere ngrohuni ne diell se pagesen e dritave do ta paguani si Cecoja. Edhe internetin qe nuk e perdorni se keni punen mbyllur. Edhe taksat dhe siguracionet e makinave te punes.

      – Per ato kompani, lokale apo palestra qe do mbyllen perfundimisht nga kriza; skane nevoje se do jene me pushime.

      Ju flm

      Ej mos harroni. Neser keni vec nje ore te paguani siguracionet se perndryshe gjobe.

      Ju perqafoj nga larg

      Reply to this comment
      • Goci March 20, 02:58

        Ore lerini pikat se nuk kane per tu bere kurre.
        Kryeministri, duhet t’i therrase mendjes, dhe te anulloje keto fashat pa lidhje te ndalimit. Kudo ka qene plot sot ne fryme njerezish, rreziku eshte akut neper çdo ambjent te mbyllur mbushur me njerez. Ne vend qe shteti te na mbroje, shteti po na vret.
        Dikush t’i therrase mendjes sa nuk eshte vone.

        Reply to this comment
        • Gjiko March 20, 02:59

          Përgjysmimi i rrogës së Qeverisë dhe Deputetëve një masë domethënëse, por lutem të përgjysmojë dhe rrogën e Deputetëve që jane larguar nga Parlamenti, ose që i thonë ndryshe Opozita jashtë parlamentare… se ndoshta shqiptarët nuk e dinë po ata vazhdojnë të marrin 1/2 e rrogës së Deputetit..
          Ka ardhur koha.. që shenja e barazimit të vendoset mes shqiptarve dhe atyre.. që kurrë nuk arritën ti ndjejnë e jo më ti përfaqësojnë…

          Reply to this comment
          • gjergji March 20, 03:06

            A njeh ndonje deputet ose anetar te Keshillit te Ministrave qe jeton me rroge?

          • SHOU, REALITETI NDRYSHE!!! March 20, 10:46

            A ka veprim më kriminal se sa të shkurtosh 50 vende pune në kohë pandemie për të rritur me 30% pagat e drejtuesve të pushtetit vendor të punësuar pas 30 qershorit 2019.
            Kjo praktikë është aplikuar këtë vit nga Bashkia e Gjirokastrës.
            Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit të Shtetit hedh në erë të gjithë propagandën e kryebashkiakut të emëruar të rilindjes, Flamur Golemi, i cili është i pari që ka përfituar rritje page nga 30%.
            Pas tij kanë përfituar rritje page të gjithë të punësuarit që “njëshi” i Bashkisë së Gjirokastrës, duke filluar nga drejtori i kabinetit deri tek i punësuarit e thjeshtë.
            Ndërsa punonjësit e Bashkisë që janë “veteranë” në këtë administratë jo vetëm që nuk kanë përfituar asnjë përqindje nga rritja e pagave, por punojnë me orar të plotë dhe paguan me 70% të vlerës së pagës.
            Të gjitha këto ndryshime ka ndodhur në kohën e pandemisë.
            Shkurt fare: 50 familje duhen të sakrifikojnë vendin e punës për t’i rritur pagën kryebashkiakut.

  2. Petrit March 19, 21:10

    Edhe ne keto dite halli ja si e genjen popullin ky ish kryeministri Rama??

    Ne 12 mars vetem nje jave me pare Edi Rama na tha:

    “BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT”!

    Sot ne 19 mars jave me pas Edi Rama na tha :

    “Ndajeni bashkë me mua mendjen që në këtë luftë për ekzistencë, në kuptimin më brutal, jemi të vetëm, ndryshe nga tërmeti, ku dyert e botës mbarë garantuan fondet e rindërtimit”.

    Askush nuk mund t’i besoje as nje njeriu te zakonshem kur genjen ne kete menyre dhe jo më Kryeministrit.

    Ndaj ky eshte realisht nje ish Kryeminister.

    Sepse Kryeministri nuk mund te jete kurre nje genjeshtar ordiner pasi ka pergjegjesine e qeverisjes per nje popull te tere.

    Shqiperia ne kete krize te jashtezakonshme ka nevoje per drejtim te vertete,transparent dhe te sinqerte dhe nje Kryeminister genjeshtar eshte e kunderta e ketyre.

    Shqiptaret kane mbi shpine hallin e madh te pandemise dhe ata nuk mund te mbajne dot edhe ate te papergjegjesise se nje ish Kryeministri.

    Reply to this comment
  3. C na gjeti me kete idiot March 19, 21:25

    O Kryeminister ore ti je i cuditshem.

    Leri ore rehat mediat se nuk je kryeredaktor je kryeminister.

    Siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret mekanike.

    Siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.

    Boll sulmove lloj lloj që te kritikojne dhe nderkohe mbron oligarket dhe koncesionet.

    S’te vjen zor ore qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot???

    Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri.

    Bej punen tende o derezi se nuk do hane njerezit Facebook

    Reply to this comment
    • AA March 19, 21:30

      Shqiptare dilini zot vetes se shteti ju ka rene!
      Edi Rama ne 7 vite, ti vetem sot ishe pa dashje i vertete.
      Respekt!
      Zoti qofte me ne!

      Reply to this comment
  4. Ylli March 19, 22:47

    Ky populizmi me konçesionet eshte bajat fare.
    Ngjan me propaganden komuniste ne fshat gjate Luftes ku i thonin katunarve qe do ja marrim pasurine beut e do hajme me luge floriri !
    Oligarket e olikaret gjithe diten e dites ,pa lidhje fare .Problemi eshte te besh kritike e jo dy fjale gjithsej ,se duken te gjithe sikur jane zyrtare te PD !
    Per masat besoj se Rama ka vrepuar sakte dhe shpejt .Mendoj se jemi vendi i pare ne Evrope qe filluam karantinen dhe mire beme .
    Bonuse 1mije € per stafi mjekesor ishte hap i duhur .
    Angazhimi i mjekeve dhe infermiereve te viteve 3 dhe 4 ,eshte inkurajues dhe pozitiv.
    Kthimi i spitalit “Shefqet Ndroqi” ne Infektin vetem per Covid – 19 eshte gjeja e duhur .
    Por ka dhe disa gjera qe nuk shkojne.
    Na lodhen trurin per Kovaleshencen e Durresit qe na e paska pare shefi i OBSH ne Tirane dhe kishte “lujt mendsh” ,tani na del nje genjeshter e madhe .
    Mos tranparenca me furnizimet qe i behen stafit mjekesor ne vijen e frontit ,le vend per dyshime .
    Sot per shembull ,optimizmi i Rames kishte rene ne disfatizem .Nuk mund te sillesh si gjeneral mendjemadh 9 dite rresht dhe diten e 10 ,ku popullit po i qihet nena nga stresi dhe frika ,te besh parashikuesin fatkeq.
    Ne u mbyllem ne shtepia ti shpetojme katastrofes e jo te na thote Kryeministri qe jemi si anije ne det te hapur !
    Nese eshte per katastrofe ,te pakten te na vije duke punuar e te pakten ekonomia te mos degradonte.
    Me mire te vdesim duke luftuar sesa te rrime te mbyllyr e te na mbysi stresi dhe uria.

    Reply to this comment
    • mirel March 20, 15:37

      Ylli, komunizmi nuk tha qe do hame me luge floriri, por do zhdukim urine dhe vdekjet nga uria dhe malarja.
      Lugen e Floririt e permendet ju ballistet kur u bete arma e Berishes dhe Pashkos per te vjedhur dhe grabitur Shqiperine.
      Komunizmi ju dha shqiptareve buke nga mielli shqiptar dhe hanit molle Korce.
      Tani hani miell serb dhe molle dreqi. Ndryshim, ndryshim i madh.

      Reply to this comment
  5. D... March 20, 07:31

    “YLLI” i vetmi ze llogjik……..

    Reply to this comment
  6. MY March 20, 10:15

    I uli rrogat e “oligargëve”. Pra të vetes, Presidentit, ministrave e zyrtarëve të lartë. E mbyti virusin fare!

    Mos u ankoni ju të opozitës! Ua dëgjoi fjalën.

    Tani duhet ta mbajmë mirë me Klodin. Jo me atë të spitalit që të shëron, por me atë që të djeg (inceneron). Se sdo ketë vend në varreza… ‍♂️‍♂️

    Hapu dhééé..! Dmth inceneraror…!

    Reply to this comment
  7. Ridvan March 20, 10:18

    VETEM MOS ME SHANI LEXOJENI !!!!!!!!!!! TE NDERUAR MIQ/E!! Duke ndjekur situaten ashtu si dhe ju besoje po mundohem te zbatoje te gjitha porosit e SPECIALISTAVE per VETIZOLIM dhe jo nga frika se urdhron KRYEMINISTRI dhe ndeshkimet qe mund te pesojme! Meqense dhe porosite e Kryeministrit duhet ti respektojm sepse eshte “”I PARI VENDIT,COBANI JONE”” Pothuajse te gjitha porosit jane te mira VETEM NJERA NUK ME PELQEN,AJO QE TE (HAM PAK) SE NUK JEMI ME PUSHIME Lidhur me kete te fundit qe te ( HAM PAK ) me kujtoje nje raste ne nje qytet te Shqiperise X ku nje qytetar i ndershem dhe i ORGANIZUAR NE PARTI (KOMUNIST) atehere,behet fjale ne vitet e veshtira te krizes per ushqim ne Shqiperi,ku cdo gje merej me ( TOLLONA) racion per disa te rinje qe se kan jetuar ate kohe! Ky person duk jetuar situaten e veshtire ne familjen e tija ku kishte shume femije dhe nuk i ngopte dote as me buke, VENDOSI TE SHKOJE TE SEK/PAR I PARTISE ne qytetin e tije ti shtronte problemet e veshtirsit e jetes! Mere me vete DY FETA BUKE TE LYERA ME MENDER MUT,( me falni per etiken) dhe shkonne zyre te SekretariPartise! Ja bene prezent situaten,fukarallekun,mungesat e gjitckaje ne trege dhe urine qe kishte plakosur ne vend!! SEKRETARI E DEGJOI DHE NUK PO I JEPTE PERGJIGJE,,atehere ky Zoteria nxori Buken e lyer me M… dhe filloje te hante, i habitur SEKRETARI i thot ca po bene? Ai i thote po ha Buke me M… se ky na ka ngelur! Nderhyri SEKRETARI dhe i thot:::: MBAJE ME PAKE SE I PASKE VENDOSUR SHUME,SE DHE KY PO NA MBARON!! Kete pergjigje mori ai mavria nga SEKRETARI dhe ne ne keto momente me porosi te NJESHIT duhet te ham nga pak se SJEMI ME PUSHIME!! Ju lutem mos e politizoni si rast,thjesht te largojme pak STRESET&MBINGARKESAT QE PO PERJETOJM!!! Mos harroni porosit,Lani duart……………..ju dua shume

    Na shkruani ndonje histori o njerz qe kini perjetuar nder vite,te heqim pak vemendjen nga kejo Kolera qe na ka pllakosur,ZOTI NA RUAJT TE GJITHEVE KUDO QE NDODHENI

    Reply to this comment
  8. K March 20, 10:23

    Rama eshte gjeni ne llojin e idiotesise se vet! Te mbash njerezit mbyllur 21 ore dhe ti nxjerresh njeheresh ne 3 ore eshte si te thuash qe 7×7=4222!

    Reply to this comment
  9. Dyli March 20, 10:40

    MEMO
    Drejtuar: zotit Arben Ahmetaj
    Kryespecialist i Koronavirusit shqiptar

    Po nuk u dha edhe Tamponi me PPP-i,
    Ne do rrimë gjatë mbyllur në shtëpi,
    Jepi drejtim siç e di Ti,
    Mbushe dhe një herë, por mos e dhi!
    Eshtë goli i fundit me ktë Qeveri!
    Memo me vargje ske lexuar kurrë Ti!

    Reply to this comment
  10. Lahi March 20, 10:41

    Gazetaret dhe opozita duhet te sqarojne Spin-in e bere dje ne prezantimin e planit ekonomik.

    Ka shume njerez madje edhe biznese qe kuptuan qe qeveria do jape 100 mln Euro e kusur, qe te kene aftesi paguese per kohen qe qeveria i ka ndaluar me vendim te punojne.

    Nese qeveria thote qe do jape 100 mln euro eshte nje genjeshter e madhe.

    MBAJENI SHENIM: Eshte thjeshte KREDI qe bankat mund tja japin bizneseve. Nje borxh mbi mullarin e borxheve ku jane zhytur sipermarresit (apo rriskmarresit). Pra praktikisht si mund te thoje nje qeveri do jap 100 mln Euro kur sdo i jape???

    Si mund te jete mbeshtetje kur e hap edhe me thelle gropen e borxheve biznesin dhe madje ja cakton per cfare do ta perdor borxhin? Asnje takse nuk eshte anulluar qofte dhe per ditet qe qeveria i ka mbyllur me urdher bizneset. Palestrat, restorantet, baret etj vazhdojne dhe sot paguajne edhe pse gjenerojne vec humbje. Dhe ne vend te mbeshtetjes i thote merrni borxh.

    Dikush apo shumekush duhet tja sqaroje njerezve keto pasi kishte shume individe apo edhe kryetare shoqatash biznesesh qe shkruanin apo thonin: “E shesh po marrin bizneset nga 700 euro ne muaj :).

    Kur s’e kane kuptuar ata imagjino ai dyqanxhiu i nje fast-foodi ne Corovode qe punonte me gjithe familjen e tij e cila do i shtohet tashme kategorise se te papuneve dhe do shtoje kategorine e te varferve.

    Perqafime nga larg

    Reply to this comment
    • Baci March 21, 21:33

      borxhin do te mund ta marrin bizneset me shume punetore, si fabrika, fasoneri, call-center dhe nese nuk e paguajne ne kohe, ose deklarojne falimentin atehere borxhin do e paguajne taksa-paguesit. brenda e ka populli jo biznesi i madh.

      Reply to this comment
  11. Gazmir March 20, 10:47

    Barcaleta e diteve te fundit!
    +++

    Zoti merrte raport periodik nga engjejt. Nje mengjes hyn engjelli dhe raporton.

    Zoti im! Ne Kine ka dale nje virus vdekjeprures!

    Zoti uli syte dhe vazhdoi nuk e prishi terezine.

    Pas ca muajsh hyn engjelli dhe raporton. Zoti im! Virusi ka vajt ne Itali. Zoti rrudhi ballin por prape uli syte.

    Pas ca ditesh engjelli: Zot..kaloi dhe ne Spanje e ne France virusi.

    Zoti prape nuk levizi nga aty ku ishte ulur.

    Nje mengjes engjelli thote; Zoti im. Virusi po shperndahet ne Shqiperi.

    Zoti ngrihet ne kembe me ton te larte iu hakerrua engjellit; po ti tani me thua mua ? Kaq vone? Behuni gati urgjent!

    O Zoti im..i tha engjelli. Ju nuk levizet per gjithe ato shtete e u ngritet per nje vend te vogel si Shqiperia?

    Po normal- tha Zoti. Ata cdo gje e lene ne doren time!

    +++

    Reply to this comment
  12. hasani March 20, 18:29

    Editoj komentet o zoti redaktor, mos zgjidh vetem ato qe fyejne e shajne, per te mbjelle percarje ne kete popull, mos u beni edhe ju pjese e llumit.

    Reply to this comment
  13. Baxhanaku i Gerdecit March 20, 21:42

    Do tja dije Meta bashke me fallxhoren ,per gjysem rroge,ajo pohoi me gajen e saj ,se ka nje dhome ne Gjirin e Lalzit me leka,dollar ,evro ,natyrisht edhe floriiiii,nje dhome te mbushur plot(10mx 14m=140 m katror)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank