Arta Marku ka një plan të detajuar “për goditjen e parave të pista”

August 19, 2018 09:00

Arta Marku ka një plan të detajuar “për goditjen e parave të pista”

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

“Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik.

Hetimi pasuror është një mjet i dobishëm në duart tona, për të ndaluar këtë fenomen por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë etj. Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimi pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikimin, për vepra penale që lidhen me detyrën”, parashikon plani i prokurorisë.

Plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia. “Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive”, thuhet në dokument.

Plani i prokurorisë për luftën kundër korrupsionit deri në vitin 2020, përpos të tjerave, parashikon edhe përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

Në planin theksohet edhe rëndësia e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatat Speciale.

Kjo strukturë e specializuar do të ushtrojë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Deri në krijimin e kësaj strukture, çështjet në kompetencë të saj do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale.

Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com

 

 

 

August 19, 2018 09:00
Komento

5 Komente

  1. kanina August 19, 09:33

    Zonja Marku,
    Nese arrini te konfiskoni parate e piste ta perfituara gjate ketyre 25 vjeteve kaosi e mungese shteti ne Shqiperi, ju do te kujtoheni ne shekuj, siç kujtojme sot nene Terezen apo Skenderbeun, ju do te çlironi Atdheun tone nga pushteti i krimit dhe korrupsuionit dhe do t’ju ktheni shpresen shqiptarve se mund te jetohet ne atë vend. Respkte dhe kurajo grua e madhe e Mirdites fisnike

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit August 19, 09:50

    Lereni parane te qarkulloje
    Lereni o naiva idiote qe nuk keni per tu bere as per 100 vite
    Lereni persa kohe nuk keni asnje alternative tjeter per te ushqyer njerezit
    Shqiptaret duan buke, pastaj moralin hipokrit “antikorrupsion” qe nuk godet asnjehere peshkaqenet e medhenj po vetem cironkat

    Reply to this comment
  3. Arben August 19, 09:54

    Godit parate e vjedhura nga banda edkokaina.

    Reply to this comment
  4. h August 19, 10:11

    Po doni te godisni paratë e pista duhet të fillohet nga bankat.
    Nuk duhet të pranohet asnjë stransacion pa justifikuar burimin.
    Bankat shqiptare janë të mbushura me lekët e drogës evropiane.

    Reply to this comment
  5. hysa August 19, 10:45

    Moj zonja prokurore mos na u bej si llalla. Edhe ai thoshte gjithnje se po hetojme dhe ne shator do te veprojme, por ne fakt asnje veprim nuk beri per te luftuar krimin, sepse ishte vete pjese e tij. Pra vepro e leri llafet se jane pa bereqet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*