Plani i Azemit për të vrarë Saliun

May 31, 2019 09:12

Plani i Azemit për të vrarë Saliun

Ekskluzive/ Flet avokat Idajet Beqiri (II)

Intervistoi Xhevdet Shehu

(Vijon nga numri i kaluar, lexo KËTU)

– Zoti Idajet, gjatë takimeve që ju keni patur me klientin Izet Haxhia, i keni shtuar apo pakësuar dyshimet mbi vrasësit e Azem Hajdarit?

– Ekzekutorët e kësaj vrasjeje dihen. Rreth kësaj gjëje nuk ka dyshime apo dilema Izet Haxhia. Problemi është se kush ishte piketuar për t’u vrarë dhe kush u vra! Përse shkuan te Selia e PD personat që u përfshinë në vrasjen e Azem Hajdarit, kë donin të takonin ata, me kë kishin probleme, çfarë donin të sqaronin dhe të zgjidhnin dhe çfarë u doli përpara. Çështja është se çfarë informacionesh mori Berisha nga të tijët, familjarë apo ish punonjës të SHIK-ut rreth qëndrimit në afërsi të Selisë së PD të një autoveture me targa të Vlorës, cilët qëndronin brenda saj, çfarë armatim dispononin ata etj. Me rëndësi është fakti se përse e thirri Berisha në zyrën e tij Azem Hajdarin, çfarë foli me të, në prani të kujt u zhvilluan biseda, për çfarë e “përpunoi” dhe e nxori në pritë, për të “asgjësuar terroristët” që ndodheshin në makinën me targa të Vlorës, e cila kishte kohë që qëndronte e dislokuar aty, përpara hundës së Berishës etj etj. Pra Izet Haxhia do të paraqesë prova të rëndësishme të cilat do zbardhin thelbin e ngjarjes, motivin e ngjarjes, objektin e shënjestrimit të ekzekutimit dhe deformimin e këtij objekti për shkak të kahjes që i dha Berisha ngjarjes… Kjo zbardhje e së vërtetës, me siguri që do të përfshijë si bashkëpunëtorë në krimin e vrasjes së Azem Hajdarit edhe të personave të tjerë, kryesisht të Berishës, të ish shikasit që informoi Berishën për të ndërtuar një skenar të ri, shkatërrues për skenaristët që ndodheshin në makinën me targa të Vlorës, por vdekjeprurës për Azem Hajdarin etj.

– Izeti, por edhe të tjerë, kanë deklaruar se Azemi ishte i padëshirueshëm për Sali Berishën dhe në një mënyrë a në një tjetër, do të eliminohej një ditë. Ju e keni këtë bindje?

– Azem Hajdari ishte Kryetar i Komisionit Nismëtar të Krijimit të PD në dhjetor të vitit 1990. Atij Sali Berisha dhe Ramiz Alia ia vodhën PD-në. Ardhjen e Sali Berishës në PD dhe më pas në krye të saj, Azem Hajdari nuk e ka përtypur dot. Ai ishte i detyruar të heshtte atëherë, duke iu nënshtruar Sali Berishës kur i mori drejtimin e PD, sepse kishte kundër Ramiz Alinë, ish Presidentin e Republikës, i cili e kontrolloi deri në detaje ndërrimin e sistemit, vendosjen e pluripartizmit, krijimin e partive të reja dhe liderët e tyre etj. Azem Hajdari kishte një “difekt” në jetën e tij, të cilën Ramiz Alia ia dinte mirë. Dhe mund t’ia përdorte. Nëse do t’ia përdorte, Azemi automatikisht zhvleftësohej nga të qenurit udhëheqës i PD. Këtë material kundër Azem Hajdarit, ish Presidenti Ramiz Alia ia kishte vënë në dispozicion Sali Berishës për t’a mbajtur në fre Azem Hajdarin. Atë “difekt” të rëndë që kishte Azem Hajdari,  e kishte edhe më të rëndë Sali Berisha. Mirëpo dyshja Ramiz Alia dhe Hekuran Isai këtë “defekt” të Berishës e mbanin si fre kali në gojën e tij, duke ia tërhequr, kur ai delte nga skenarët… Kjo ishte arsyeja që Azem Hajdari ishte i detyruar t’i shërbente deri në fund Sali Berishës. Por egua e Azem Hajdarit, sidomos pas rënies së turpshme dhe kriminale të Sali Berishës në vitin 1997, u bë deri sëmundje delirante për të marrë kreun e PD.

– A ju ka treguar Izeti fakte të reja për vrasjen e Azem Hajdarit? Nëse po, kur do të thuhen këto fakte, apo prisni zhvillimin e gjyqit?

–  Diçka shumë të rëndësishme po iu them.  Azem Hajdari  ishte i bindur që me vota në Kuvendin e PD dhe në Këshillin Kombëtar nuk e hante dot kurrë Sali Berishën, sepse ishte i bindur që ai ishte mjeshtër i madh i manipulimit dhe i vjedhjes së vullneteve. Ishte kjo arsyeja që Azem Hajdari kishte përgatitur një plan për eliminimin fizik të Sali Berishës. Azemi, duke qenë mik shumë i mirë me vëllezërit e Izet Haxhisë, duke e provuar karakterin dhe të qenurit të besës dhe trima të tyre sidomos kur e morën përsipër çuarjen e Azemit në Tropojë për të bërë fushatë elektorale në vitin e zi 1997,duke e realizuar atë pa incidentin më të vogël, por mbi të gjitha duke njohur guximin e vet Izetit, duke e njohur mirë karakterin e tij, Azem Hajdari i ka kërkuar Izet Haxhisë t’a kishte bashkëpunëtorë të tij në eliminim e Berishës. Me kohë do të evidentohen shumë takime dhe biseda për këtë çështje, ku janë bërë ato, në prani të kujt, çfarë është pohuar dhe çfarë është kundërshtuar etj etj. Rëndësi ka fakti që Izet Haxhia e ka bërë të qartë pozicionin e tij për këtë çështje. Ai e ka thënë prerë që ishte kategorikisht i larguar prej këtij akti për shkakun e vetëm se ishte në shërbim të Berishës dhe kurrë nuk mund ta hante në besë atë…

– Kjo më duket një akuzë shumë e rëndë dhe e padëgjuar ndonjëherë ndaj një figure të shquar të politikës, ndaj një ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri të vendit. A jeni të bindur për këtë?

– Po, vërtetë është një akuzë e rëndë, por e vërtetë. Të vërtetat janë të hidhura. Ne do t’i themi ato troç në gjyq dhe do t’i provojmë. Por mos harroni se Sali Berisha nuk është më i plotfuqishëm si dikur. Fakti që ai tashmë është bërë si një bishë e tërbuar dhe do që ta fusë sërish vendin në një vëllavrasje dhe të përsërisë vitin 1997, tregon pikërisht fundin e pashmangshëm dhe të turpshëm të tij. Është fundi i pritshëm i një gjakatari dhe një krimineli edhe më të poshtër se Esat Toptani. Ai mund të krahasohet vetëm me Pinoçetin dhe Pol Potin.

– Mos harroni se përballë Izeti nuk ka një njeri sido-kudo, por vetë Sali Berishën. A e di Izeti këtë fakt dhe ju si avokat i tij?

– Po. E kemi shumë mirë parasysh këtë fakt. Prandaj dhe ky proces do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse do të sjellë në sallën e gjyqit dhe do ta ulë në bankën e të akuzuarve njeriun e njëmijë e një të zezave ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prandaj dhe jemi shumë të angazhuar që ky gjyq t’i tregojë publikisht dhe me fakte fytyrën e vërtetë këtij krimineli të pakrahasueshëm me askënd në historinë tonë. Berisha ka qenë dhe ka mbetur një “ujk i vjetër”. Nuk do të ishim realist të mos e pohonim këtë fakt. Ai e ka patur gjithmonë nën kontroll situatën brenda radhëve të veta, brenda familjes së tij… Ai ka qenë prej kohësh pjesë e strukturave të rëndësishme të shërbimit të fshehtë jashtë vendit po e po, por edhe brenda vendit. Për rrjedhojë nuhatjen personale, por edhe të bashkëpunëtorëve të tij e ka patur, e madje ende e ka të mprehtë. Ai është vënë në dijeni të ambicies së Azem Hajdarit dhe të aventurës së tij për të marrë me çdo çmim kreun e PD. Për rrjedhojë i mori të gjitha masat e duhura…

– Dhe si rrodhën ngjarjet?

– Pikërisht këtë do të tregojë Izeti dhe unë avokati i tij në gjyq. Çfarë masa mori, kë vuri në dijeni, kë afroi dhe kë largoi nga vetja, kujt i kërkoi ndihmë, çfarë skenari përgatiti dhe me ndihmën e kujt, kë vuri në shënjestër për të eleminuar fizikisht, kë politikisht, kë administrativisht etj etj, do të zbardhen sipas situatave që do të rrjedhin natyrshëm në gjykimin e çështjes kundër Izet Haxhisë.

-I akuzuari numër Një për vrasjen e Azemit, sipas Izetit del Sali Berisha. Por, Izeti e ka akuzuar ish-shefin e tij Berisha edhe për një sërë çështje të tjera, ku përfshihen vrasje dhe afera korruptive të rënda. A do të artikulohen këto akuza në gjyqin e radhës?

– Izet Haxhia ka mbi shpinë një akuzë dhe madje një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë të rëndë. Ai do të sqaroj me hollësi pozitën e tij në këtë proces, do të bindi Gjykatën e Apelit se është i pafajshëm dhe duhet të lirohet menjëherë nga burgu. Ai do paraqesë prova të rëndësishme të cilat do të ndryshojnë të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe motivet e krimit. Ai indirekt do të ndihmojë natyrshëm edhe të dënuarit e tjerë në këtë proces, sepse do të dalin të tjera motive në kryerjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Për rrjedhojë me siguri që do të ketë ndryshim të cilësimit  juridik të veprave penale për të cilat një numër bashkëpunëtorësh në vrasjen e Azem Hajdarit janë dënuar…

Këto të tjerat që pyesni ju e kanë radhën më pas. Me siguri që një ditë do të zbardhen edhe krimet e tjera të Saliut. Kur Izet Haxhia të lirohet nga akuza që i bëhet, domosdo do të ndjekë rrugën ligjore për të zbardhur të gjitha krimet e rënda që ka bërë Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij ndaj këtij vendi dhe këtij populli. Ai është mbase njeriu më i besueshëm për të vërtetuër krimet e Saliut. Një gjë të tillë Izet Haxhia do ta bëjë me përgjegjësi të plotë, në radhë të parë kur të marrë garancitë e plota për t’u trajtuar si bashkëpunëtor me drejtësinë, sepse po nuk iu dha ky status, ai nuk do të vetëpërgjegjësohet, pasi për arsyet që dihen, diku del të jetë edhe bashkëpunëtor me Berishën… Kjo është krejt normale të ndodhë dhe unë besoj se një ditë do të ndodhë. Më inkurajon për këtë edhe optimizmi qëmë ka shfaqur klienti im Izet Haxhia…

(Vijon nesër)

May 31, 2019 09:12
Komento

9 Komente

  1. cjan kto budalliqe . Doni me justifiku vrasjen qe saliu i boni Hadarit ? May 31, 10:42

    hjadari nuk eshte ktu qe t’ju kthente pergjigje .
    do ishte vertet interesante te ishte gjalle

    sepse jam i bindur se kishte me zhyt ne mute shpepar kriminelin berisha .

    Reply to this comment
  2. altin isufi May 31, 10:45

    Nje rendesi te madhe ka fakti qe krimineli Azem Hajdari u qerua njehere e pergjithmone,ishalla terheq kemben zvarre per gjithe te tjeret qe besuan ne kete palo demokraci e me keta politikane kriminela.Zoti i denofte ku i dhemb me shume te gjithe ata qe jane pergjegjes per kete gjendje qe eshte populli sot

    Reply to this comment
  3. BK May 31, 11:10

    Izet Haxhia, nese eshte vertete i pafajshem, ka bere gabimin me te madh qe ka marre avokat Idajet Beqirin, sepse:
    Idajet Beqiri ne gjyq, ne vend qe te merret me klientin e tij, do te merret vetem me Sali Berishen.
    Qellimi i Beqirit do te jete denigrimi politik i Berishes me shume se sa mbrojtja e Izetit.

    Reply to this comment
  4. ETHEM May 31, 11:51

    DO TE JETE GJYQI I SHEKULLIT.POR;
    1-DIGHET SE AZEMIN E VRAU FATMIR HAKLAJ DEKLARUARE NGA E MOTRA E TIJ.
    2-NUK BESOJ SE SALIU DO TE PARAQITET NE GJYQ
    3-GJYQI MUND TE SHTYHET PA MBARIM NGA GJYQTARET E KAPUR NGA SALIU NE 29 VITE.
    4-NUK BESOJ SE DO KET DREJTESI QE TE FIRMOSUR ARRESTIMIN E KOKAVE TE KRIMIT NE SHQIPERI..DHE PIKESPARI TE SB.

    Reply to this comment
  5. Dino May 31, 18:22

    RESPEKTE pafund pêr IDAJET BEQIRIN dhe IZET HAXHINË !!!! RESPEKTE RESPEKTE

    Reply to this comment
  6. dauti May 31, 18:34

    Idajet Beqiri dihet kush eshte, eshte i pabesueshem. Lexoni intervistat e tij per vrasjen e Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos qe te kuptoni se sa mashtrues eshte.
    Ka nje filmim ku paraqitet Azem Hajdari pasi e plagosen ne sallen e Parlamentit. Eshte e vitit 1997. Ne spital, kue kishin cuar pas plagosjes, ai thote: “Amanet Berishen”. Po qe se Azemi kishte keto perplasje me Berishen, atehere ai nuk do linte amanetin e mesiperm.
    Izet Haxhia, te cilin nuk e mbeshtesin as vellezerit e tij, do perdoret per momentin kunder Berishes, por nuk do mund te beje e te thote ndonje gje te madhe. Dihen vrasesit e Azem Hajdarit dhe ata nuk jane njerez te PD-se. Dihet se Izet Haxhia ka marre pjese ne takimin te Liqeni Artificial ku u gatua vrasja e Azemit. Kete ai nuk e mohon dot. Dihet se cfare beri ai me 14 qershor kur ne krye te nje grupi zaptoi RTSH. Keto jane fakte qe nuk hidhen dot poshte.
    Berisha ka kusuret e tij ne kete tranzicion te gjate, qe po kalon vendi yne, por ne vrasjen e Azemit nuk ka dore. Kete e provoi jo vetem gjykata e Tiranes, por edhe ajo e Strasburgut (ndoshta e Hages…nuk e mbaj mend) dhe la ne fuqi vendimin e gjykates se Tiranes. Cfare do provoje Izeti, se Idajeti nje megafon i cjerre eshte, nderkohe qe Azemi nuk mund te thote asgje. Vrasesi i Azemit eshte vrare dhe nuk ka asnje lidhje vrasja e tij me Berishen. Mulosmani eshte denuar me forme te prere dhe nuk ndryshon dot asgje.
    Kush be coi Azemin ne gracke? Jo Berisha, por plaku i Hakljave dhe kjo dihet.
    Ky gjyqi i Izetit, qe ka nje vit ne Shqiperi qe me4son permendesh se cfare do te thote, ngjan si ato gjyqet e Sigurimit te Shtetit. Kur te jete perballe Berishes, jam i sigurt qe Izeti do thote vetem brockulla. Shoh Berishen neper studio: askush nuk e ben te belbezoje. I fundit e pa veten keq Ashim Thaci!

    Reply to this comment
  7. Prostituta Atomike Sali May 31, 18:40

    Doktor Mortja!
    Idhulli i Tallavase shqipfolese!
    Prostituta Kombetare!
    Idhulli i intelektualeve Lek Plepi&Agim Doci!
    Jashteqitja Kombetare Sali!

    Sali Serbi!

    Qoftelargu!

    Reply to this comment
  8. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora May 31, 18:40

    FANTASTIK IDAJET BEQIRI !!! FENOMENAL edhe PATRIOTI IZET HAXHIA !!!! Respekte per IZETIN dhe IDAJETIN ! 90% e Shqiptareve jane me juve ZOTI IZET dhe IDAJET . . . . . . . RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE

    Reply to this comment
  9. fteri May 31, 18:58

    Saliu vrau katër veta në bulevard nuk ju bë vonë , fshehu provat dhe tha me paturpësi jan vra me thika me helm e stilolapës -pistoletë .Ju Vra baxhanaku në gërdec dhe tha nuk e njohë ?!!!

    .Pasi futin në rrethim ,vrau Azem Hajdarin me mercenarët e tijë ,si mashtrues profesionist ordiner -ndërkombëtar tha se Azem Hjdarin e vrau Fatos Nano dhe Sllobodani !!!!! Prandaj Azemi donte ta zhdukte nga faqja e dheut,por së arriti.

    Vrau Trebickën dhe fshehu krimin ,Vrau e zhduku trupin e Rremzi Hoxhës me shikun e Gazidedes.Gjithmon ky kriminel ka gjetur argat për të vrarë njerëz dhe për të fshehur krimin dhe ky vrasës gjithmon i ka shpërblyer argatët që kan tërhequr këmbëzën ,me lek ,me vila ,me pasuri përrallore e poste shterore e partiake të gjithë bashkëpuntorët mercenar në kurriz të shqipëtarve ,por fatëkeqësia është se drejtësia në shqipëri ka qenë nul ose ZERO për ta plasur në burg këtë kriminel që ka marrë mbi 10000 të vrarë në 1996-98.

    I jap të drejtë Izet Haxhisë të dalë nga burgu të shkatërroi këtë kriminel ma fakte së bashku me avokatin e tijë IDAJT BEQIRI ,por të angazhoi dhe avoktt të tjerë ndërkombëtar nga gjermania dhe SHBA .

    Ky Saliu është akuzuar dhe nga presidenti i kosovës Hashim THaqi se ka vra një gazetar të kosovës dhe ka furnizuar me armë e naftë Milosheviçin ,është tani një gërdallë muzeale.

    Çdo shqiptar i ndershëm duhet ta padisë për të ndriçuar si drita e diellit krimet që ka ba.

    VDEKJE SALI – GADAFIT me një hu në bythë.Duhen edhe 100 dënime të tilla dhe nuk shlyen krimet e zeza që i ka bë KOMBIT SHQIPTAR DHE vendit ky bandit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*