Plani i çuditshëm i Danimarkës, konfiskimi i pasurisë së azilantëve dhe emigrantëve

December 20, 2015 19:22

Plani i çuditshëm i Danimarkës, konfiskimi i pasurisë së azilantëve dhe emigrantëve

Solidariteti jo gjithnjë është falas. Qeveria e Danimarkës ka bërë një propozim, që ka ngjallur mjaft polemika, për të konfiskuar pasurinë e azilantëve që shkojnë në këtë vend si pjesë e një pagese për koston e pritjes. Ministrja e Integrimit, Inger Stoejberg, tha se policia duhet të autorizohet që të konfiskojë pasuritë e refugjatëve për të mbuluar koston e akomodimit, shëndetësisë dhe arsimit. Stoejberg e krahasoi situatën e emigrantëve me atë të danezëve të papunë që duhet të shesin mallrat e tyre me një vlerë të caktuar në mënyrë që të kërkojnë asistencën publike.

Plani u prit me kritika të forta në shtypin ndërkombëtar. “The Washington Post” e cilësoi atë “ekstrem” dhe “VOX” e përshkroi si “mizor”. Danimarka pret të marrë rreth 20.000 emigrantë që kërkojnë azil këtë vit, krahasuar me 15.000 në vitin 2014, sipas ministres së Integrimit. Pritet që shifra të rritet në 25 mijë në 2016-ën. Ligji i ardhshëm do të zbatohet vetëm për të paratë cash që tejkalojnë shumën e 436 dollarëve dhe të mirat materiale me vlerë të konsiderueshme. Stoejberg tha se unazat e martesës, orët dhe objektet me vlerë sentimentale nuk do të konfiskohen.

Është parashikuar që ligji të miratohet pa vështirësi, pasi ka mbështetjen e partisë në pushtet Venstre, e qendrës së djathtë dhe të Partisë Popullore Daneze (e djathtë) e njohur për qëndrimet e saj anti-emigracion. Venstre qeveris në minorancë falë mbështetjes në parlament të Partisë Popullore Daneze. Parashikohet që të dyja forcat të miratojnë ligjin e ri në shkurt. Pas ardhjes në pushtet në qershor, qeveria e re daneze ka premtuar një dorë të fortë në çështjen e emigracionit. Që atëherë, ka shkurtuar përfitimet e të sapoardhurve dhe ka kufizuar të drejtën e qëndrimit. Në Danimarkë kjo masë është krahasuar me atë që ngjau me hebrenjtë gjatë nazizmit, të cilëve iu konfiskuan të gjitha të mirat materiale.

Danimarka ka qenë e pushtuar nga Gjermania naziste nga 1940 deri në 1945. Por ky plan pati menjëherë pasojën e parë në politikën e brendshme. Të shtunën deputeti Jens Rohde njoftoi se do të hiqte dorë nga anëtarësimi në Venstra dhe u bashkua me partinë e qendrës, Partinë Social Liberale Daneze. “Danimarka po pëson një ndryshim të normave dhe vlerave që unë i konsideroj thellësisht shqetësuese”, deklaroi ai duke njoftuar vendimin bazuar në masat që janë ndërmarrë për të kufizuar emigracionin dhe rritjen e euroskepticizmit në partinë e tij. /DITA

 

December 20, 2015 19:22
Komento

5 Komente

  1. ! December 20, 19:36

    Ktu mendoj se s’ka asgje per tu cuditur ,
    por kjo qe shkruhet se cfar diskutohet ne Danimark ,
    eshte nji sinjall i qarte se Lufta Boterore eshte ne prag dhe e pashmangeshme .
    Emigrantet qe jetojn ne europe duhet ti kuptojn kto sinjale qe vijn nga Danimarka dhe terheqin gjithe paret e tyre nga kontot personale .
    Kjo metode fashiste eshte perdorur kudo ne europe para fillimit te luftes dyte boterore
    dhe kta europiane sot jane bijt e baballarve fashiste t djeshem .
    veproni sa me shpejt perpara se te behet sh vone .
    bestia me fytyre njeriu mbete nji nder bestiet me te rrezikeshme te planetit

    Reply to this comment
  2. Laveri December 20, 21:14

    Po çfare do u marri ,apo breket me mut ????

    Reply to this comment
    • ! December 20, 21:25

      hik mer cop m.uti
      hy n’hale .
      nuk o teme per halete shqiptare kjo

      Reply to this comment
      • Tirons December 20, 22:44

        He ty te qift tata momen o “!” Me kart te gamorit

        Reply to this comment
        • ! December 21, 10:17

          bythorist , qi e qun veten Tirons ,
          ne i njofim trut e shkerdhatave te medias si ty ,
          sado te fshihesh pas pseudonimeve ordinere .

          Qytetaret Shqiptare , nuk kann fjet bashke me kafshet
          ne shtepite e tyre ,
          pra se kann pas ate “fAt” si momat tuja ,
          qe mbasi i zdrypte hajvani i hipte gamori .
          Dhe ti mos kutjto se je prej tatas -burrit te mumes tate ,
          ti je dali gamorit qi ngopte mumen tate cdo nate .

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*