Plani i fundvitit, Qeveria fonde për shpërblimin e pensionistëve

November 10, 2017 07:10 Updated

Plani i fundvitit, Qeveria fonde për shpërblimin e pensionistëve

Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ që ndryshon sërish buxhetin e këtij viti. Në relacionin që i bashkalidhet aktit evidentohet nevoja për një ndërhyrje të tillë në kushtet e ristrukturimit të institucioneve. Krahas rialokimit të disa fondeve, në relacion dalin edhe projektet që janë lënë për t’u zbatuar në javët e mbetura të këtij viti.

Me ndërhyrjen e realizuar në buxhet, qeveria ka rritur me 1.8 miliardë lekë kontributin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje do të shkojë tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit, raporton portal ekonomik SCAN.

Një ndërhyrje tjetër është ajo e rritjes me 200 milion lekë të fondit për kompensimin e fëmijëve. Që prej vitit 2008, qeveria ka vendosur një shpërblim 5 mijë lekë për fëmijët e lindur ashtu sikuyrse ka edhe një serë përfitimesh të tjera për këtë qëllim, të cilat prej vitesh kanë krijuar borxh për shkak se nuk janë shlyer. E me këtë vendim, qeveria parashikon të shlyejë detyrimet e prapambetura, brenda këtij viti.

Po ashtu, me këtë akt normativ qeveria ka rritur me 352 milionë lekë fondin për kompesimin e ish-të përndjekurëve politikë. Qëllimi është që të shlyhet 100% kësti i tetë dhe i fundit i kategorisë parësore të përfituesve të gjallë, deri në fund të vitit 2017.

E sa i përket rritjes së pagave, ndryshimi buxhetor sjell reduktimin me 200 milionë lekë të rezervës për rritjen e pagave. Ky ndryshim argumentohet si rrjedhojë e kursimeve pas akomodimit të të gjitha kërkesave të institucioneve buxhetore.

 

November 10, 2017 07:10 Updated
Komento

3 Komente

  1. Arber I November 10, 07:46

    Pensionistet e vleresojne me teper se kushdo perkrahjen qe u jep qeveria e Edi Rames!

    Reply to this comment
  2. Moisiu November 10, 09:21

    Plani i fundvitit, nuk eshte Shperblimi i fundvitit,

    Shperblim i fundvitit, Na ishte nje here…
    c’do qeveri shqiptare e jepte perhere,
    por…ne 2013 erdh ne pushtet Rama,
    qe atehere Shperblimit na i ra flama,
    pensionistave nga 2-3 mije leke u dha,
    per buxhetoret asnje kacidhe nuk ka,
    por ama Shperblen, Punetoret e dalluar,
    ato qe per Rilindjen rrijne dit e nat zgjuar,
    qe spiunojne ne nderrmarje mashkull e femer,
    qe -Sinjalizues – i ka dhene Rama emer,
    koha e spiuneve ka ardhur perseri,
    vetem ato marrin Shperblim per Vit te Ri,
    buxhetoret ka 4 vjet qe presin me kot,
    Rama nuk jep Shperblim as sot as mot.

    Reply to this comment
  3. pensionisti November 10, 12:07

    O Gazeta Dita si me prane Edi Rames qe jeni, a na thoni dot ndonje shifer (po pati) ne leke te reja ose te vjetra si te doni se sa do jete ai shperblimi per pensionistet (ne se nuk perben sekret shteteror)?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*