Plani me 4 hapa i asgjësimit të armëve kimike siriane

January 9, 2014 23:39

Plani me 4 hapa i asgjësimit të armëve kimike siriane

1. Autoritetet siriane kanë përgjegjësinë të sigurojnë paketimin dhe transportimin e sigurtë të armëve kimike nga 12 zonat ku ato janë vendosur anembanë vendit drejt portit të Latakias. Rusia ka ofruar furnizimin me kamionë të blinduar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar fuçi me nxënësi të lartë.vëllimore si dhe pajisje GPS.
2. Rusia do të ofrojë shkallë të lartë sigurie gjatë operacionit të ngarkim-shkarkimit në Latakia, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë ofruar furnizimin me pajisjet përkatëse që do të bëjnë të mundur ngarkimin, transportimin dhe dekontaminimin. Kina nga ana e saj ka dërguar 10 ambulanca si dhe kamera survejimi, ndërsa Finlanda një ekip që do të qëndrojë në gadishmëri në rast se do të ketë ndonjë aksident.
3. Danimarka dhe Norvegjia po sigurojnë anije mallrash si dhe grupin ushtarak që do të shoqërojë lëvizjen e lëndëve kimike drejt një porti në Itali, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Kina dhe Rusia do të ofrojnë gjithashtu grupe që do të shoqërojnë lëvizjen e ngarkesës me anije.
4. Në Itali, lëndët kimikë të cilësuara “më kritike” (nga pikëpamje e shkallës së rrezikshmërisë) do të ngarkohen në anijen e mallrave “MV Cape Ray”, të agjensisë detare amërikane MARAD, (agjencia që merret me administrimin dhe mirëmbajtjen e Flotës Rezervë të Mbrojtjes Kombëtare e cila në situata emergjente i ofron ushtrisë mbështetje nga pikëpamja logjistike), për t’u shkatërruar më pas nëpërmjet hidrolizës në hapësirën e ujërave ndërkombëtare. Lëndët kimike më pak helmuese do të transportohen me anije norvegjeze dhe daneze për t’u hedhur në hapësira të pabanuara që përdoruren nga ente të ndryshme private për arsye komerciale të natyrave të ndryshme. (BBC)

January 9, 2014 23:39
Komento

1 Koment

  1. nasruddin January 10, 00:32

    PO C’NE KJO SIGURI E LARTE NE MES TE DETIT KUR SHQYPNISE I THANE QE ESHTE “PALO GJE”?

    Dhe pyetja tjeter me pas qe ka coroditur krejt shqyptaret pishmane-qaramane:

    PO SIKUR LHL-TE E ASADIT DO TE SHKONIN NE GJERMANI?

    Si ta gjejme dicituren?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim