Dëshmia shokuese / Ish-zyrtari i SHIK: M’u kërkua të vrisja Kryeministrin

Xhevdet Shehu April 18, 2016 10:32

Dëshmia shokuese / Ish-zyrtari i SHIK: M’u kërkua të vrisja Kryeministrin

Ekskluzive Dita – Ish- shefi i SHIK-ut në Pogradec e Kavajë në gjysmën e parë të viteve ’90 rikthehet me këtë rrëfim në ‘DITA’ pasi ka lexuar debatin që u bë para pak kohësh lidhur me dyshimet mbi një atentat të dështuar ndaj ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi  në aeroportin e Rinasit në vitin 1992.

Dimushi thotë se ka ekzistuar një plan i dytë për eliminimin fizik të Meksit në vitin 1994.

– Zoti Dimushi, kohët e fundit pati replika mbi dyshimet për tentativën e eliminimit të ish-Kryeministrit Aleksandër Meksi në vitin 1992. A i kini ndjekur?

– Natyrisht që e kam ndjekur dhe nuk iu heq asnjë presje atyre që thonë se ka ekzistuar një plan i tillë. Ata që e pohojnë këtë plan e dinë shumë mirë dhe nga faktet që sillen janë mjaft të besueshëm.

– Pse jeni kaq i bindur kur Meksi vijoi të ishte kryeministër?

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

Nëse Berisha refuzoi të rrëzonte Aleksandër Meksin në  pragun e katastrofës që do ndodhte në vitin ’97, kjo nuk do të thotë se ai e donte vërtet Meksin si kryeministër dhe si njeri, pasi me Meksin e dobësuar si kryeministër dhe me krizën te dera, ai realizonte plotësisht kontrollin mbi qeverinë deri në pikën që merrte e drejtonte vetë edhe mbledhjet e qeverisë. Ndërsa tek Meksi si njeri ai nuk kishte asgjë të ngjashme e ishin si dita me natën larg.

Pa dashur as të lavdëroj apo fyej z.Meksi, përshtypja ime për të ka qenë dhe mbetet se ai ishte një kryeministër si njeri “babaxhan”, por si qeveritar i penguar tërësisht në punët e drejtimit të qeverisë, e cila për fat të keq drejtohej realisht nga Presidenca e asaj kohe, domethënë nga Berisha.

Dua të veçoj se Meksi është burrë shumë i zgjuar, po jo trim përballë një përbindëshi si Berisha. Siç thashë, Saliu në “dispozitat kushtetuese” mori të drejtën që të drejtonte edhe mbledhjet e qeverisë. Arsyeja e vetme ishte mosbesimi ndaj Meksit.

-Po ky mosbesim duhet të shkonte deri atë që ju thoni, eliminimin? Mos po e teproni?

– Aspak. Jo rastësisht Bashkimi (Gazidede) e urrente verbërisht Meksin dhe nuk e fshihte. Armiqësia e Meksit me Saliun ka lindur që në zgjedhjet e para në PD ku Meksi fitoi fillimisht garën. Për rrjedhojë, nëse Bashkimi kishte alergji për Meksin kjo nuk mund të ishte personale, përveç se shfaqje e ndjesisë se kështu ndjente Saliu për Meksin.

Dua të nënvizoj se në atë kohë ishte e lehtë të realizohej një eliminim fizik flagrant. Madje më lehtë se sa një plan i llojit që ju kini botuar.

Pa u zgjatur më tej po tregoj një episod në të cilin përveç meje, kanë marrë pjesë dhe dy të tjerë të cilët janë gjallë akoma. Si parantezë dua të pohoj faktin se Meksi ishte gjithë kohën i survejuar – zyra e tij përgjohej non stop dhe ai i ruhej si djalli temjanit, që mos i rrëshqiste goja brenda zyrës në biseda të “pakëndshme”apo që nuk ishin edhe mendim i Berishës.

– Pra Kryeministri përgjohej?

– Po, non stop. Që i përgjohej zyra, besoj shumë që Meksi e ka ditur. Por miq e të afërt jo rrallë e kanë këshilluar gjithashtu të jetë i kujdesshëm për kokën. Le të ma mohojë ish-kryeministri se nuk ka patur këshillat miqësore të mikut të tij A.M që ishte në rrezik jete… Nuk më kujtohet data por ajo ditë për të cilën dua të tregoj më poshtë koincidon me përurimin e xhamisë së Kavajës, në ceremoninë e së cilës mori pjesë Sali Berisha.

Bashkim Gazidede

Bashkim Gazidede

– Kur ka ndodhur kjo?

– Në pranverë të vitit ‘94, data nuk më kujtohet.

– Dhe çfarë ndodhi realisht?

– Meqë vinte presidenti, unë si në të tilla raste duhet të isha në Kavajë, por në tribunën e ceremonisë mbrapa presidentit në vendin tim ishte nënkryetari i degës Besnik… ndërsa unë isha njoftuar të isha në Tiranë në takim me ‘shefin’ (Bashkim Gazideden), në zyrën e tij! Ishte një kohë kur marrëdhëniet e mia me Gazideden ishin nga më të mirat që ai kishte me kryetarët e degëve në rrethe.

Emërimi im në Kavajë (mbas largimit për marrje ryshfeti të paraardhësit A.Lilamani – i filmuar  në mënyrë sekrete nga ekipi i drejtuar nga B.R), ishte në fakt besim i Bashkimit ndaj meje, në zonën elektorale të Sali Berishës. E tregova këtë për të thënë se gjer atë moment ka patur një besim e mirëkuptim reciprok mjaft besimplotë midis nesh.

– Pra ju shkuat te Gazidedja?

– Ishte kohë dreke e në paradhomë, Mirela (sekretarja personale) pasi e njoftoi për praninë time aty, me përzemërsi më lejoi të futem në zyrën e Bashkimit. Pasi u përshëndetëm, i dhashë dorën edhe A.Sh, të cilin e njihja për fytyrë por jo personalisht. Prezenca e A.Sh aty ishte një surprizë për mua, mbasi mendoja se Bashkimi nuk kishte ndonjë raport të veçantë me të.

– Dhe si shkoi ai takim?

– “Çfarë përshtypje ke për Kazazët?”. Më erdhi befas një pyetje nga Bashkimi. “Di që Islami (Lomi-Lom “mashtruesi”, si e thërrisnin me shaka) është pishtar i demokracisë”, iu përgjigja. “Po Eqeremin e njeh?” ishte vazhdimi i Bashkimit. “Po e njoh, i thashë, është djalë i ri, ndonëse me sa jam në dijeni ka patur dhe probleme me ligjin”. “Besoj shumë se janë djem besnikë”, tha Bashkimi. “Po”, i thashë dhe as që e vija në dyshim besnikërinë e tyre ndaj PD-së. Për atëherë e kam fjalën, se sot PD i ka shpallur armiq.

Pas kësaj Bashkimi tentoi disa herë të lidhej me dikë në telefon, por nuk po i përgjigjej njeri. Më në fund linja u hap e Bashkimi i foli: “Po ku je mor Xhahit? Sille poshtë atë pakon”.

Për pak minuta dera u hap e hyri Xhahiti me një pako të gjatë në dorë që mezi e vuri mbi tavolinën e gjatë të punës së Bashkimit.

– E, ç’kishte brenda asaj pakoje?

– Ishin dy pushkë snaiper. Njëra tip normal nga ato të përdorura me shumë sukses në Luftën e Dytë Botërore – tjetra snaiper “Simonov” perla e ushtrisë ruse. Për çdonjërën të kapur vietnamezëve, amerikanët jepnin mijëra dollarë gjatë luftës së Vietnamit. Nuk kisha prekur me dorë armë të tilla, ndonëse dija për ekzistencën dhe precizionin e lartë në distancë gjatë qitjes me këto armë.

I fola për dy modelet për aq sa njohuri kisha. (Të tilla shoh tani shpesh në fotot që publikojnë xhihadistët). Snajperi Simonov në duart e duhura ndan monedhën në 1000 m largësi. Mbasi mbaruam me armët, u ulëm e po bënim biseda të përgjithshme. Por mendimi më rrinte tek armët…  Ç’lidhje kisha unë me to? Isha i sigurt se diçka do më kërkohej.

Qeveria Meksi

Qeveria Meksi

– A t’u kërkua realisht ndonjë gjë?

– Po. Papritur biseda ndërroi temë dhe u ndal tek Meksi. S’më kujtohet se si u hap kjo bisedë, por pashë një shpërthim urrejtjeje në ato çfarë fliste Bashkimi e sidomos më bënte përshtypje ndërhyrja e Xhahitit, i cili villte vrer. Për aq kohë sa e njoha Bashkimin, por dhe sot e kësaj dite, nuk e kam kuptuar pse ai kish njëfarë përulësie të dukshme ndaj Xhahit Xhaferrit, ish të burgosurit “politik” i cili u përmbys njëherë me makinë tek ura në hyrje të Librazhdit bashkë me thasët me marka e dollarë të marra në Kapshticë…

Ky njeri i moshuar dhe gjysmë idiot u bë komandant garde i Republikës, duke e kthyer atë njësi në një kazermë të vërtetë nën urdhrat e Berishës. Në ’97-ën të gjithë dinë veprimet e gardistëve të Xhahidit në Spitalin Ushtarak e plot bëma të tjera. Por, a e di se kush e propozoi Bashkimin për kryetar SHIK-u e Bujar Ramën, nënkryetar? Bashkimi u vendos në atë detyrë nga Safet Zhulali, ndërsa Bujar Rama nga Baki Shehi…

– Kthehemi te biseda për Meksin në zyrën e Gazidedes…

– Drejt. “Beson tek Kazazët?” më pyeti befas sërish Bashkimi. “A janë të devotshëm për punë të vështira nëse ua kërkojmë?” Pa hezituar e pohova. Nuk di pse pikërisht më pyeste vetëm për dy vëllezërit e sidomos për Eqeremin. Me sa kujtoj, atë kohë Eqeremi ishte dhe në ”kërkim policor”, për një akuzë që s’ja vlen të flasim. Në vazhdim të bisedës, pasi u tor gjatë biseda për Meksin si i “padenjë dhe i paaftë”, vazhdoi duke thënë se është bërë halë në sy për PD-në e “atë lart”.

Pastaj, duke u kthyer nga unë, Bashkimi më thotë: “Nuk të kemi thirrur vetëm për të na folur për armët, pasi mund të thërrisnim edhe ndonjë tjetër, por duam një punë nga ty. Apo jo Xhahit?”, iu drejtua Xhaferrit. Nuk mendoja dot që ajo kokë e zbardhur e këtij njeriu të kish aq ligësi brenda. “Nëse mundesh, fol njëherë me ata dy djemtë e tu…”, shtoi ai duke u kthyer nga unë. (Islam Kazazi ishte punonjës i SHIK-ut me detyrën e vëzhguesit-nënoficer….kuptohet vëzhguesit janë “anonimë”).

– Pra, bëhej fjalë për eliminimin e Meksit?

Pikërisht. “Fol me kujdes nëse mund të godasin Meksin”, tha Xhahiti. Tek policia e ushtarakët nuk kishin pikë besimi, pasi mund të shfrynte problemi. “Nëse pranojnë, ne u japim itinerarin ditë më parë që të kenë kohë të përgatiten. Me këto armë merru ti t’ua mësosh përdorimin nëse do pranojnë. “Pyeti çfarë kërkojnë në këmbim”, ndërhyri “njeriu me shenjë” që gjer atë çast veç dëgjonte. S’po kuptoja akoma se çfarë donin të arrihej në finale… Të lëndohej apo të vritej?! Po më rrotullohej zyra…

– Dhe çfarë e u vendos?

– “Ma thoni shqip çfarë duhet të bëjnë?”, pyeta. Ta heqin qafe se si duhet askujt “mustaqja”!, ishte përgjigjja…

(Vijon nesër)

 

Xhevdet Shehu April 18, 2016 10:32
Komento

38 Komente

  1. ilir April 18, 10:25

    Ku eshte shteti…….????????

    Reply to this comment
    • Claus April 18, 18:49

      Kill Leka.Volumi II.
      Seriali vazhdon.
      Priten seri te reja,sidomos pas denoncimit te pardjeshem te te denoncuarit Sali Berisha nga personazhet e serialit me disa volume “Kill Leka”.
      Me kete denoncimin e fundit,presioni ndaj autoreve te serialit “Kill Leka” eshte i madh.
      Do te duhet nje serial i ri me episoda te reja ne nivelin e denoncimit.Ne nivelin e Shullazit…
      Do te kete nje diskretitim ekzemplar.Ky deskretitim do t’i behet nga personazhet e serialit “Kill Leka”.
      Do te dalin ne skene personazhe te reja.Personazhi i i pare i “Kill Leka” Volumi I nuk rezultoi edhe aq bindes per publikun.
      Duhet nje personazh i ri,bindes.Ky personazh duhet te beje aq buje sa c’u be me diskretitimin nga Shullazi.
      Nese nuk behet gje edhe kete radhe,do te kete nje rikonceptim te serialit “Kill Leka”.Rikonceptim ne te gjitha aspektet.
      Prisni,prisni se s’keni pare gje akoma!
      Serite e reja te “Kill Meksi” do te jene te mbushura plot me surpriza.
      Punet po ecin mire.Financat po ashtu.
      I bejme me dije publikut qe seriali ne fjale,duke pare qe saliu nuk e ka ndermend te mbylle sqepin,do te vazhdoje per nje kohe te gjate.
      Nderkohe po pergatiten seriale te reja,po me te njejten teme.
      Prisni,prisni se s’keni pare gje akoma…

      Reply to this comment
      • PO QY...ORE ! April 18, 19:26

        SI GJITHMONE , NE KRYE TE DETYRES , PARA MONITORIT DHE “ARGUMENTE” BAJATE PER TE JUSTIFIKUAR TE PUNESUARIN AVOKAT MBROJTES TE SHPELLARIT,NEPER RRJETET SOCIALE , SA HERE ZBULOHET NDONJE KRIM I RI , APO DALIN DESHMITARE TE RINJ,QE HEDHIN DRITE MBI TE VERTETAT . CLAUSI,SI SHERBETOR AKTIV I ATEHERSHEM DHE I TANISHEM I KRYEBANDITIT TE VUCIDOLIT , ESHTE NE KRYE TE DETYRES. NUK KERKOHET ASGJE TJETER , PERVEC PERBALTJES SE KUNDERSHTAREVE TE SHPELLARIT, ZHURMUESIT , TYMUESIT ME SHASHKA DHE DENIGRIMIT TE KUJTDO QOFTE , QE DO TE GUXOJE TE SHQIPTOJE QOFTE DHE NJE FJALE TE VETME KUNDER VEGLES SE VERBER TE UDB-SE . KY ESHTE EDHE ME I REZIKSHEM SE VETE KRYEBANDITI I RRITUR NE SHPELLA E PA GJAK SHQIPTARI .

        Reply to this comment
  2. tomsojeri April 18, 11:58

    O Lek paske shpetuar per qime !!!Po le te shohim deri ne fund kte “gates” makaber !!Po…po…po…..

    Reply to this comment
  3. LORA April 18, 12:07

    Ja, kjo ka qene PD,nje organizate e strukturuar kriminale,qe ne krye te heres.
    Po shqiptaret ku ishin????
    Aty ishin ,ne pjesen e detyres qe u takonte,e rrezuan me vote kete bande kriminelesh qe ne zgjedhjet vendore te veres 1992.
    Ishte ky rrezim qe e beri banden kusaro-kriminale PD te bindej se nuk mund te nenshtronte me cfardo dhune vullnetin e zgjedhesve, ne shumice.Ishte ky relitet I thekshem qe e beri organizaten kriminale te “demokracise” te iniconte themelimin e sistemit me te shperfytyruar te tjetersimit te vullnetit te Sovranit Shqiptar,,,,kob prej te cilit ende nuk kemi shpetuar.
    Vone zoti Dimushi,shume vone.Kur ju duhet t’a ndalnit kete hordhi,barbaresh ,ju nuk e bete,,,,por vijuat te benit pjesen besnike te rreshtit ,qe po e varroste Atdheun.
    Qofte i shenjteruar vullneti Sovran I 23 qershorit 2013 qe e shpetoi shqiptarine nga koma me e frikshme e 100 vjetve shtet shqiptar.Prej ketij vullneti po merr zemer edhe A.Dimushi,,,,duke n’a u server si trimi pas betejes se te tjereve.Kushedi ku po e hedh spirancen e nje ankorimi te ri.
    TUNG.

    Reply to this comment
  4. E po kjo pune! April 18, 13:02

    dora e serbit gjithmone, vrit, akuzo palen tjeter, digj dhe njehere vendin e dale nga hiri, akoma dhe sot halete e grekut e serbit bejne rremujen ne vend, sabotuan armet kimike gjoja per mjedisin, kur mjedisi do pastrohej me rrenje dhe i kthyem amerikanit kurrizin kur u zune ngushte me rusin per armet e asadit, na rruate “besa” e mikut!!! Rilindja po e tepron qe nuk po ve dore mbi halete, nuk ka mendere me sa duket se e dime qe nuk eshte me ta se e tregoi me rastin e detit kur u tentua te jepej si pa gje te keqe nga ish-qeveria.

    Reply to this comment
  5. Ami April 18, 13:06

    Sa ndodhin nga keto ne Kine na tha nje “mik dhe vartes i tij” para largimit nga detyra e ngarkuar nga Kina e qe me siguri ka qene nen urdherat e funksionit te kryekrimit Shqipetar,duke e quajtur shefin e tij” Burre shteti”!Ndaj mos u çudisni,tashme te gjithe e dijne vepritarine e kryekrimit,te gjithe e dijne se si ky kryekriminel te qeronte nen drejtimin e shtetit,ta bente fytyren me te zeze se kepuca,te eleminonte diten e te çonte haberet naten me thes me para qe ta pranoje per kafe!Te gjithe e dijne edhe ata qe e prodhuan e qe tashme nuk e heqin dot qafe pasi ai i kercenon me nje kasaforte qe gjenden dokumenta teper sekrete qe kompromentojne edhe fabriken qe e prodhoi.Ai keto dokumenta i ka te shumfishuara e te fshehura duke mbajtur ne kasaforten e tij fotokopje te tyre!Kariera e tij mund te mbyllet vetem me nje levizje masive mbarepopullore deri ne arrestimin e tij,ndryshe ai do te largohet nga kjo bote me medalje te akordura nga presidenti sakat e me vdekje nga natyra!Ai sot kontrollon e ka nen vartesi Presdencen,Keshillin e larte te çdrejtesise,kr.prokurorin,kr. e SHISH.it,Gjykatat ,te tre shkallet ka nje polici te fshehte paralele ka prona ne mal,fushe e bregdet,ka fuqi urdheruese ne forcat e armatosura.Ai sot eshte shtet paralel,ndaj edhe shteti nuk funksionon!Ai sot therritet nga presidenti “shef”,nga kryetari i parlamentit “doktor(jo per diplomen e mjeksise)per rrjetin qe drejton,ai therritet nga kryeministri “plaku pensionist qe nuk rri rehat te gezoje pensionin me niper e mbesa,therritet nga pseudodiplomate “Burre shteti”.Ai sot eshte Shqipëria !Atij sot i kendohen kenge “O Sali tu befsha ferr,merr pushtetin dhe nje here”!Gjithe bota eshte e zgjuar sot ,Shqipëria fle e qete ne gjumin letargjik qe e ka detyruar e bere impotent medikamenti qe zoteron ky perbindesh e kanibal ku ç’do vit ha njerez e kerkon gjak te ri!Ate nuk mund ta shperbejne as qeveria,as deklaratat e Dimusheve apo Haxhis ,por vetem fabrika qe e montoi per interesat e saj qe tashme jane te ezauruara plotesisht!

    Reply to this comment
  6. toni April 18, 13:18

    Atehere, z,IZET HAXHIJA paska pasur te drejte ne deklaraten e bere nga ai disa jave para per kete qeshtje .
    Po tani pse nuk flasin te njejtit njerez qe e sulmuan Izetin per nje deklarat te tille.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit April 18, 14:11

    Snajperi i pare qe variant i karabines mod-53 quhej Gjeorgjeva, ne mos gaboj, edhe me shenjester mekanike qe superpushke. Simonova quhet pushka karabine 1/2 automatike mod-56 qe kishim me tonelata.Ndryshon municioni, fisheku mod-53 eshte me i gjate. Mesa di, modeli Simonov adoptuar per snajper ka tyte dhe qyte me te gjate dhe quhet Dragunov.Ushtria jone Dragunov nuk ka pasur, por me duket prodhonin jugosllavet dhe ata kishin. Dmth, shikoni ne duart e kujt ishte shteti?

    Reply to this comment
  8. Sadush Cani April 18, 14:42

    Qe PD ka qene nje parti rrugecrish e krimineslesh,kjo u pa qe kur doli ne krye nje rrugac,hajdut pulash, si Azem Hajdari. E vertetuan veprimet e mevoneshme brenda PD. Kulmoi me 1997. Vazhdoi grushtin e shtetit 1998…u pwrforcua me 4 te vraret me 21 janar 2011. Po vazhdohet ende tani ne opozite . Shikoni Sali Berishen si i eshte shtremberuar fytyra,, shikoni deputetet e saj me ne krye rrugacin Paloka, Ndoka, Strazimiri, tw shoqeruar nga lehesit me ne ze Halimi e ristani ,pa i mohuar lehjen e pa pushuar te Vokashit e nje fare Elmazi,Elmazi…. Shikoni si u eshte shtremberuar fytyra nga psikopatia qe i ka mberthyer … .Shikoni Lulzim Bashen neper takime se c’flet ,tamam fjale qe i dalin jo nga mendja e goja po nga bytha. DOni me per PD ju qe i shkoni nga prapa?

    Reply to this comment
  9. Vucidoli April 18, 14:46

    Ja ke beri mjek Enver Hoxha, nderkohe qe ne te tjerave s’na jepte te drejte per shkolle te larte.
    Hajde jepi shkolle monstres se Vicidolit.

    Reply to this comment
  10. Pirusti April 18, 15:26

    Si ia lejuam ne shqiptaret vendin te bjere ne duart e nje bande kriminelesh duarpergjakur?

    Reply to this comment
  11. Jader April 18, 15:31

    “Nuk i duhet kujt” thote per kryeministrin Gazidede kur kerkon vrasjen e kryeministrit.
    Shikoni c’mentalitet shtazarak: “S’i duhet kujt!”.
    Jepi shkolle sa te duhet kesaj race subhumane, prapw nuk arrijne dot nivelin njerezor te Homo sapiens sapiens.

    Reply to this comment
  12. prape me barcaleta ?! April 18, 16:19

    Mirdita Dita nqs eshte dite..dhe mirembrema nqs eshte nate..

    Mos luani me ndjenjat dhe dhimbjet e njerezve qe presin prangat per Sali-satanain..dhe sa me shume “fakte rrenqethese te reja ” jepni ju aq me shume i forte behet ai….biles aq me shume behet Edi Rama impotent…

    Jo vetem Andrea Dimushi por dhe Izet Haxhia..Mero Baze..Bedri Islami dhe disa te tjere vetem cfare kane thene deri tani…nuk ka nevoje me per “krime te reja per te lene njerzit me goje hapur”

    Per shembull:

    Ka nje lidhje (qark te mbyllur) midis takimit Milloshevic-Berishovic-Gligorevic/ski…vrasjes se Remzi Hoxhes dhe mos arrestimit te Kumbaros nga “te pa aftet e spiunazhit anglo-amerikan..

    Pra…berisha nuk eshte qe atehere problem i shqiptareve..por i sherbimeve sekrete perendimore…

    ……………..

    ose marrim nje fakt me rrenqethes :

    Te gjithe e dine qe sherbimet dipllomatike dhe inteligjente amerikane…kane regjistruar kercenimin me vdekje te gjenerali Luan (lepur) Hoxha nga SHKERDHEN SYPESHKAQENI..

    Aq u friksua anti-ambasdori Arvizu..a i dha vize/azil per ne amerike..

    Ne fakt banda naziskine e shkerdheneve-brecaneve-kuliqeve me disa “garante nderkombetare te Edi rames” egzekutuan deshmitarin Kosta Trebicka dhe si ne filma me ALKAPONE..gjendet nje ekspert qe vertetoi aksidentin ne nje gremine 1 meter e thelle

    Por ajo qe ben me shume hipokrite miqte tene te cdo niveli eshte SULMI TERRORIST i organizuar me urdher te saliqenefit kunder kontigjentin gjerman ne Rinas ne mars 1997..ku jane filmimet e ushtrise gjermane..jane deshmite e drejtoreshes bankes..eshte deshmia e izet haxhise..eshte deshmija e nje “te penduari ” te shikut brenda makines blinduar…dhe ajo qe i ve vulen eshte intervista ne CNN e ambasadorit me te ndyre shqiptar per te gjithe kohrat Pavli Qesku…qe e zbuloi 101% aktin terrorist te saliqenefit
    ………………………………….

    Tani dy llafe per gazeten Dita..

    Nqs do kishit 1% gjak shqiptari me vogla qe duhet te beni eshte qe me artikujt tuaj ti drejtoheni ketyre subjekeve TROC PA JU DRIDHUR QERPIKU:

    zoti president i shteteve te bashkuara te amerikes dhe si udheheqes i shtetit me te fuqishem i Natos…..i pandehuri Saleh Ram Berishaj ka kryer te gjithe krimet qe permban KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA…pra perse toleroni kete
    kriminel
    vrases
    tradhetar
    kryhajdut
    frankeshtein monsetr…etj..etj..

    per dijeni berishen e vendosi ne 1991-2 dyshja biberaj-rajerson qe obligon ligjerisht dhe moralisht shtetin amerikan te mbaje pergjegjsi te plote

    propopaganda bajate me enver dhe me hitlerin nuk pi me uje me kete “kobure” te elezbiberit

    Eshte e vertete qe shqiptaret ne 1991 hodhen sistemin (diktaturen) e Enver Hoxhes…por kaq e vertete eshte qe mos ndeshkimi i tij nga dipllomacia dhe sherbimet inteligjente USA-BE..na detyron qe jashte deshires tone te themi qe Enver Hoxha eshte burri i shtetit me i madh i njerzimit per te gjithe kohrat..dhe kete po e beni ju me frankeshtein monster berisha dhe me gaztorin Donald Lu….

    Ju lutem …zoterinj te dites mos beni biznes mediatik me matufin Meksi (qe eshte i pari qe duhet burgosur)..qe me e shumta ne takimin e rradhes Lu-Lul-Sal do shqyhen se qeshuri me shakate e kripura te Dites

    Reply to this comment
  13. . April 18, 16:20

    PSE CENSURONI..
    ne nje koment te djeshem dhashe 3 shembuj pse Barisha cfare do lloj krimi te kete bere..po ben dhe do te beje ka nje “kartabjance nga garantet nderkombetare” te Edi Rrames qe sot ka hequr poturet perfundimsihst.

    Permenda Remzi..Hoxhen..kosta trebicken xen sy -peshkaqenin dhe ‘DIRTY JOB” TE ARVIZUSE RRADHES..

    pra dhe kjo histori me MEKS qe duhet te futet bashke me berishen..njeri si kriminel..dhe MEKSI SI FRIKACAK KRIMINAL…

    JU LUTEM MOS CENSURONI !!

    Reply to this comment
  14. Baxhanaku April 18, 16:21

    Meksi si bythec dhe skuth,i di sh mire keto gjera,po te vije ne zyren e tij ,hapte zerin e TV dhe bente me gisht lart,pra une pergjohem.Une kam qene sh. here,ne zyren e tij dhe me vinte neveri kur ai bente keshtu.Kryeminiser pelte por me ere muti!Po ta pyesesh tani, pse nuk jem refleksione ,per gjthcka ka ndodhur ne PD dhe rrotull saj…..po bej studime,dhe do botoj nje liber per manastire ,kishat bizantine,futja p…kot.Vazdon te jete me lepur ne bark.I shkreti!!!

    Reply to this comment
  15. jakobini April 18, 16:21

    Gjithsesi gjate ketyre 25 vjeteve Aleksander meksi ka qene ndwr kryeministrat me te kulturuar, me tolerant dhe me patriot te Shqiperise. Kjo vjen nga origjina e tij intelektuale prej 5 brezash Mos harroni se gjydherit e tij kane qene mecenate ( bamires). Meksi edhe sot e kesaj dite mbetet studjuesi me i mire ikonografise ortodokse autoqefale shqiptare dhe nje arqitekt i afte. Mbetet nje studjues mjaft serioz. ne te ku ndert, vartesi i tij kriminel, gazidede ishte perfaqwsuesi me okult e me i poshter i hierarkise islame ne Shqiperi dhe si i tille nuk kish si ta shihte me sy te mire meksin. Po kaq i poshter, madje edhe me i keq si gjithnje eshte shfaqur profili kriminal i berishes. persa i perket Dimoshit etj duhet te flisnin ne kohe megjithse populli thote : ” me mire vone se kur”!

    Reply to this comment
  16. peter April 18, 16:45

    O “prape me barcaleta”.
    Si nuk e ditke faktin qe na i ka bere te njohur ne shtypin e median shqiptare Zoti Handy, anetar i delegacionit te pare qeveritar amerikan te kryesuar nga De Concini, anetar i Senatit Amerikan se:

    Ne gusht 1990, dmth 4 muaj para fillimit te “levizjes se studenteve”, Ramiz Alia organizoi mbledhjen e delegacionit Amerikan me Sali Berishen dhe Gramoz Pashkon.
    Me kete deklarate te antarit te delegacionit amerikan kuptohet se Ramiz Alia kishte planifikuar kujt do t’ia linte ne dore shtetin shqiptar para se te niste “levizjen e studenteve” ne dhjetor 1990.

    Reply to this comment
    • AI I BARCALETAVE.. April 18, 20:07

      zoti peter.

      nuk e di pse kam bindjen e plote qe nje spiun interneti..

      problemi nuk ka qene..nuk eshte… dhe nuk do jete kurre ramiz alia

      problemi nr 1 ose aksioma e katastrofes pas 1991 duhet ta kerkojme ne ustallaret qe e moren njeriun besnik te enverit dhe e bene patllake te elezbiberit…

      dihet kush e urdheroii azem hangarin per 2 prillin 1991 dhe berishen per 4 dhjetorin 1991 te prishjes qeverise stablitetit

      dalja e rajersonit ne votimet e marsit 1992 eshte vertetitimi me i mire per cka kam shkruar me larg..

      ose shiko debilin elez biberaj kur thote qe :: zeri amerikes..hodhi komunizmin e shqiperi..

      per cfare komunizmi behet fjale..

      ai qe keto i thone gabimisht komunizem..kishte vdekur me kohe thjesht njej kanibalizem i ca ish komunisteve gjaksore si berishovici nda kockave te enver hoxhes..qe po e vazhdon dhe edi rama me me egersi..

      prandaj jepen keto barcaleta me HALEKSANDERIN QE ISHTE NJE SHAMI QYRRESH DHE SEKRECIONES QE AI FSHINTE BUTHEN DHE HUNDEN

      ME THONI VETEM NJE RAST QE KY GUAK HAPI NJE HERE GOJEN PER KRIMET E BERISHES…

      BOLL ME HALEKSANDRIN KETE SHAMI MENSTRUACJOESH TE SALIQENIT ??!!

      Reply to this comment
  17. Iliri April 18, 16:55

    Sa ishte gjalle Gazidede nuk hapi goje as Izet Haxhia, as ky Dimushi. Tani mas shume vitesh nga vdekja e tij po i vjen goja e po tregojne perralla me pages se kollaj kur flet per nji qe nuk jeton.

    Reply to this comment
  18. tomsojeri April 18, 17:06

    Ju mbuloft dheu or shqiptar se turpi ju ka mbeshtjell trupin e ftyren ! Shkoni i vini minat shtyllave te tensionit ,me urdher te vrasesit e nuk del nje kamikazh te hedh ne er ter bordellon ku cirren vrasesit,hajdutet e banditet qe nuk e len Shqiperin te ngrej kok ! Ptu rrac e ndyr qe nuk gjej fjal per krahasim te,pabes,spiun,lakej,te shitur, pula te paketuara per ushqim krokodilesh qe kakarisni ter diten e ziheni ne radh per tu futur ne goj te tyre ! Keni 30 vjet qe ushqeni kanibalet tuaj e ne Djall shkofshi edhe un me ju …..

    Reply to this comment
  19. Agroni April 18, 18:53

    Burim i pa shtershem per gazetarine shqiptare eshte SALI BERISHA.Ky qen i kombit tone ju sherben shtypit te shkruar e atij onlajn per nje biznes te qendrushem.Dihet urejtja mbare kombetare per kete monster dhe shtypi yne i lavdishem meret me cdo pordhe qe leshon ky hanibal.Por jo vetem shtypi por edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta qe e ka kthyer parlamentin ne PORTOKALLI duke eleminuar keshtu Agron Llaken qe ka ngelur te loze rolin e ndonje plake llafazane.Eshte per tu cuditur qe me gjithe se jepen fakte nga njeres qe jetojne dhe deshmitare okulare prokuroria nuk ndjehet fare,mos valle duhet nje levizje mbare kombetare per te kerkuar arrestimin e ketij banditi.?Ka shume pikpyetje per kete te pa udhe por celsi per te arestuar eshte ILIR META bashkeautor ne tragjedine e ketij kombi.Keta demone lozin si macja me miun me k/ministrin Edi Rama i cili eshte i pa fuqishem te caje kete rokade ndyresirash.Populli duhet te ndergjegjesohet qe kure dhe me asnje cmim nuk i duhet dhene vote L.S.I.se kjo pjelle Saliniane qe eshte bere mburoje e kriminelave.

    Reply to this comment
  20. Thanasi qe ta plasi April 18, 19:28

    Ky tipi qe ben keto deklarata eshte nje krimb qe nuk mund ta besoni aq gje e peshtire eshte. Ka patur nje dyqan lojra fati tek Myslym Shyri. Nje dite ca cuna i hyne ne dru po keq fare sa kujtuan se e vrane. Mezi u permend dhe kur e mori veten e besoni dot se cfare tha? O cuna ju me rrafet qe me rrafet a me coni me makine ne shtepi. Kaq kellire eshte ky tipi

    Reply to this comment
  21. tomsojeri April 18, 20:01

    E drejt Agron !Kjo Shqiperi me nje potencial aq te madh nah natyror ,me aq vepra te ndertuara,me el te resurse me nje ushtri refugjatesh qe mbajn gjall ate pjes te shqiptareve te mbetur me aq para qe mbushin ter ato banka ,me nje popullsi qe ka mbetur gjysma ,sot duhej te ish vendi me i lakmuar jo vetem ne Ballkan por edhe ne Evrop ! Kte vend e kan mberthyer per gryke kta bandit ,kta mafioz kriminel anti shqiptar te pangopur qe te vertetat qe po lexojm jan rrenqethese e sa te tjera qe nuk dim akoma por ata qe ti permend i din e jan pjes e saj ! Boll Boll or shqiptar Shikoni si jetojn kta “alien”mes lluksit ne kuriz te shqiptareve qe i varferuan i cnderuan i dhunuan e i tallin ! Po Agron ,nje levizje mbar kombetare esht e vetmja shpres ,perndryshe ter jeten do mbetemi skllever te mashtrimit ,te varferis e shtypjes! Zgjohu shqiptar ,mendo femijt e mos i ler ne duar te sheikeve kriminel qe i kan ber hesapet e do vazhdojn rugen qe kan nisur nese heshtim ,nese pranojm ashtu te perulur zhgenjimin e turpin Pastroni Shqiperin nga morat qe kan zaptuar koken e saj ! Thirrini krenaris se ndergjegjes kombetare e mos e pranoni tju udheheqin kto ftyra aq te ndyra me gjakun tuaj ! Boll…. Boll…..Shpetoni Atdheun,shpetoni vehten,shpetoni femijt tua jqe te riten krenar ne Atdheun e tyre…………

    Reply to this comment
  22. Mark uk April 18, 20:07

    Nga provoja botrore kur u propozohet kjo dhoj aventure,po e zbatove dhe po nuk e zbatove zhdukesh o Andrea.Ju ftoj hert tjera ta sajojsh pak ma te besuashme cfar thuani.Rroft e qoft demokracia qe nuk kena frig me fol gjithcka.Mendoj se ka prap zogj gomaresh qe i besojn kta idioter si puna Andreas,Bedri Islamabat,si dhe Izet Haxhi karaduzes.

    Reply to this comment
    • mesapliku April 19, 04:06

      More Mark, more Zog Gomarit
      Qe s’ke bo as tri klase shkolle
      S’bane kurre asnje pune hajrit
      Vec po mbron nje Vici-dole
      Keto pak vjet qe te kane mbete
      Rri rehat shih punen tende
      Se mund t’dale ndonje kokenxehte
      E ta qin Pill’e Satembe
      Po te shkon dita vec tu leh
      Pa dite gje c’ka asht kjo bote
      Duke mbrojte t’Marrin Saleh
      E per vetin ha i’pjate groshe.
      Ndal dikur more i marre
      Shih e bej ndonje pune tjeter
      Ham, ham, ham porsi Zagar
      Sherbetor i Bandes Vjeter.

      Reply to this comment
  23. [email protected] April 18, 21:47

    NO COOOOOOOOOOOOOOOOOMENT !

    Reply to this comment
  24. PRANGAT OSE PLUMBI..OSE SHUT UP April 18, 22:00

    Me shume se krimi Bash Berishes.
    .me shume se hipokrizia e Don Luse & helmutit gjerman.
    .me shume se tradhetia biblike e Edi Rames
    me shume se ndyresia e Ilir Metes
    ESHTE QENDRIMI I MEDIAVE….
    TE KEQEN E PUSHTIMIT FASHIST !!!
    TE KEQEN E ENVER HOXHES!!!!
    KUR SHIKOJ KETE PERBINDESH QE SILLET NE PARLAMENT SI NJE UJK NE STALLE DELESH DHE ZGERDHIMJA VE DONALD LUNE TE RRADHES NUK MBAN ME UJE
    Lexoni” The Iran–Contra affair 1985-1987 ” ku kishte situata te ngjashme ku jo vetem DIPLLOMACIA DHE CIA ishin implikuar rende por dhe presidenti Reagan kishte pjesen e tij te fajit…
    ________________
    Per hire te se vertetes Gerdeci hodhi ne ere besimin qe kishin shqiptaret te dipllomacia dhe te kjo admistrate amerikane..kjo ka shume rendesi zoti se ti si Enverhoxhofag nuk shikon qe populli rrugeve psheretin,,dhe thone qe ne kohen e xhaxhit ishim mire kur ishim keq..
    Kurse fatale per kombin shqiptar ishte se pas 2 prillit 1991 nuk kishim nje parti demokratike por nje parti antikomuniste qe arriti deri ne genocid karshi kundershtareve pothuaj te vdekur..pra u shendruan ne vampiroide dhe berishen kanibalin e tyre..
    Nuk shikoj kaq tragjik gerdecin ne aspektin shqiptar ne krahesim me ate amerikan…pra shkalla e fajit eshte 90 perqind e amerikaneve dhe 10 perqind e shqiptareve..
    Por ajo qe ben me faj admistraten amerikane,mediat shqiptare si dhe pordhacin e batutave Edi Rama eshte ky dokumenti i meposhtem..qe ne nje fare menyre eshte dhe shenjterimi Enver Hoxhes:

    Dhe ajo qe eshte me kryesorja:
    Pse nuk egzekutohet kryekrimineli berishe per kete KRIM KUNDER NJERZIMIT

    Urdhrat sekretë të marsit ’97!
    DOKUMENTET
    1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë
    Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:
    “Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.
    Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.
    Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:
    Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:
    -Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.
    -Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.
    -Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.
    -Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.
    Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.
    Komandanti i Operacionit/
    Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”
    2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI
    ‘Sekret’
    URDHËR
    Nr. 82, datë 09.03.1997
    TEPËR URGJENT
    RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.
    Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).
    Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.
    09.03.1997
    KOMANDANTI I OPERACIONIT
    Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
    Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
    3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE
    Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.
    IDEJA E ORGANIZIMIT
    Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.
    OBJEKTIVAT E OPERACIONIT
    Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.
    -Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.
    -Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.
    -Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.
    -Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.
    -Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.
    -Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.
    -Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.
    -Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;
    -Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.
    -Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.
    -Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).
    -Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.
    -Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.
    FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION
    -Tre Brk (Tiranë-Kavajë)
    -Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)
    -Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)
    -Nje Br Xheniere
    -Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)
    -Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)
    -Një Repart Komando (Përmet)
    -Një Repart Logjistike
    -Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).
    Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.
    FAZAT E OPERACIONIT
    FAZA E PARË 1-10.3.1997
    -Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.
    -Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.
    -Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)
    FAZA E DYTË 10-30.3.1997
    -Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse
    -Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona
    (Komanda e Operacionit. Firmat)

    Reply to this comment
    • Antikonformisti April 19, 17:47

      Moderator! Ji korrekt dhe i kujdesshme dhe mos blloko apo censuro opinionet qofshin ne formen e komenteve apo te replikes.
      NOOOO KOMENT! Fatkeqesisht ky publikim eshte teresisht i vertete, jo se njihem me dokumentet qe publikohen, por jane ngjarje te jetuara ne tmerr dhe ankth nga mesymja e forcave antipopullore dhe antishqiptare nga deti, toka dhe ajri, nen komanden e nje prej fondamentalisteve islamike me te ndyre te shekullit si Bashkim Gazidede, te cilit duhet urgjentisht t’i behet gjyqi pas vdekjes.

      Reply to this comment
  25. Xha.Xha April 19, 15:48

    Eshte e habitshme se si njerez pa as me te voglen njohje mbi punen qe ben SHIK, u instaluan, emeruan dhe ekzekutuan vepra vertet te demshme e kriminale gjate sundimit te Sali Berishes se pare. Emerimi i Bashkim Gazidedes i cili ishte njekohesisht edhe Kryetari i Shoqates se Intelektualeve Myslymane ne krye te SHIK e ktheu kete institucion ne nje kosh plerash ku plehrat dhe njerez nga ordineret e PD zune poste te cilat jo vetem nuk i meritonin per gjithashka profesionale qe do ai institucion, por edhe nga ana njerezore e me pas kriminale, sepse keta birbot e Saliut e Gazidedes u perfshine ne krime te ulta te cilat
    do te vije nje moment qe te zbardhen, sic eshte vrasja e Remzi Hoxhes.
    Shiko cfare kriteri punesimi ve ky treguesi Dimoshi per B. Ramen, ishte burre i mire se hodhi teseren e partise, dhe per kete arsye Bujari dhe shoku i tij i ngushte Andrea, te dy oficere ne Permet u graduan e punuan ne nje institucion ku nuk duhej te hynin sepse nuk kishin ate profesion, dhe se ishin ne nje pune qe nuk e njihnin dhe nuk kishin te benin me te. Ketu fillon ceshtja. Pse pranuat te punonit ju dhe Bujar Rama ne nje institucion qe skishte lidhje me punen tuaj te meparshme si oficere reparti ushtarak, dhe shkuat ne nje institucion inteligjence ku duhet te punojne njerez me nje profesion tjeter e te vecante, per te cilin duhet te kryejne shkolla, te edukohen e te kene eksperience. Pse pranuat te rrini aty ju zoti Andrea, kur te gjithe specialistet me te mire qe kishte shteti shqipetar u pushuan nga puna dhe ne SHIK sherbyet ju elifmatraket si Gazidedja, Bujari, Xhahiti dhe Andrea??
    Nuk mendoj qe eshte e vertete kjo qe thua per vrasjen e Aleksander Meksit ne nje atentat kaq banal dhe kaq te pa pregatitur, e para sepse vrasja e Aleksander Meksit nuk i sherbente askujt. Aleksander Meksi ishte thjesht figure ne qeverine e Sali Berishes, dhe nuk e pyeste njeri, dhe e dyta, pavaresisht se si ishte Aleksander Meksi, ai kishte per koperture emrin dhe karrigen e kryeministrit dhe atentati ndaj tij, i pergatitur nga qeveria e tij, do te kerkonte nje organizim tjeter, pa Andrean qe nuk ishte pjese e grupit te Gazidedes, dhe nuk njihte metodat e konspiracionit e kombinacionet profesionale, Por edhe ketu duhet ndaluar, nje sherbim informacioni serioz nuk merret ne asnje rast me eliminime fizike, per shkak te interesave e inateve personale te njerit apo te tjetrit, edhe aty ka ligje dhe te rrepta madje..
    Po te jene te verteta tezat qe ngre Andrea, bisedat, marredhenia ordinere dhe e hapur, gjate pergatitjes se nje atentati, tregohet qarte se ne cderexhe paskesh qene SHIK-u, ne cllum e cbalte punonte ai, dhe me cnjerez shpellare kaverdisej.. Andrea drejtonte dege te SHIK te kthyera ne reparte ushtarake paramilitare por qe ishin tape topi nga ana profesionale.
    Cte thuash me per Andrean qe kerkon te behet protagonist duke treguar histori ne te cilat ai ska qene prezent asnjehere.
    Ky eshte niveli i atyre qe drejtuan presidencen, qeverine dhe SHIK te atyre viteve dhe e kthyen ate ne nje institucion te urryer te cilit eshte veshtire ti heqesh imazhin e fytyrave te Gazidedes, Bujarit, Xhahitit, Andreas e lloj lloj surrugatosh qe zevendesuan specialistet, me injorante te tipit te tyre… dhe qe me pas i vune pushken popullit te pafajshem. popullit qe kerkonte kursimet e tij, te cilat ja u vodhi Sali Berisha me ndihmen e po ketyre emrave..

    Reply to this comment
  26. demo April 20, 03:52

    Ke mori malli te vrase kete.Ky Mexi i vrare ishte,i pa kallur;bente Berisha cfare donte.

    Reply to this comment
  27. Mark .U.K April 20, 08:57

    Mesaplik&Lennad:Ai qe fyen dihet se llogjika e tij eshte zero.Megjithse jam mbi 1800 km larg vendit,nuk do ju fyej.Besoj se e kuptoni se pse.Nuk bie ne nivelin tuaj.Mos harroni se vetem ai qe ashte si puna juaj fyen.

    Reply to this comment
  28. Mark uk April 20, 14:04

    Mesaplik& Leonnard:Fyerja eshte fundi i llogjikes.Ju te dy e keni arritur nivelin zero.Nuk do ju fyej edhe pse jam mbi 1800 km lark atdheut.Pra njerzit e ligj si puna juaj bejn te tilla gjera.

    Reply to this comment
  29. ELIOT November 24, 14:38

    UNE NUK CUDITEM ME BERISHEN …. NDEJTI ME ENVERIN SHUME VITE .. DHE MESOI NGA ENVERI VRASJET NGA PRAPA SHPINE …. QAZIM MULLETI E THA … EDHE AI PO TE RRINTE 3 MUAJ NE BURG ME BOLSHEVIKET …. DO TE BEHEJ EDHE AI KOMUNIST ..DHE BERISHA U BE ENVERIST ME VITET DHE EKSPERIENCEN E KRIMEVE … PO TANI CFARE BEN RAMA ????????? APO JANE NGA E NJEJTA SHKOLLE ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*