Plani “Qasja e Tiranës”, bankat po gatiten t’u falin sërish kreditë e papaguara bizneseve të mëdha

August 9, 2019 10:47

Plani “Qasja e Tiranës”, bankat po gatiten t’u falin sërish kreditë e papaguara bizneseve të mëdha

Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një plan shpëtimi të pagëzuar si “Qasja e Tiranës”, për bizneset që kanë dështuar në shlyerjen e kredive në banka, me vlerë mbi 8 milionë euro. Plani i shpëtimit, tashmë në fuqi, do të nisë të aplikohet në muajin shtator për 9 korporata, nga grupi i të 35 kompanive që ishin problematike në kthimin e huave.

Bizneset me kredi të keqe, vlera e së cilës i kalon 100 milionë lekët (rreth 8 milionë euro) në disa banka kanë mundësi të rinisin aktivitetin dhe të dalin nga gjendja e falimentit, të ndihmuara nga vetë bankat.

Rregullorja e pagëzuar me emrin “Qasja e Tiranës”, e ngjashme me “Modeli Podgorica”, synon të ristrukturojë të paktën 9 korporata të mëdha në vjeshtë, pjesë e 35 bizneseve të mëdha në vend që zotëronin 65% të kredisë me probleme në vitin 2015. “Qasja e Tiranës” u miratua së fundmi nga Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë dhe do të aplikohet në vijim për të gjitha bizneset që dështojnë të shlyejnë shumat e kredisë mbi 8 milionë euro.

“Pas goditjes që bankat pësuan pas krizës ekonomike të vitit 2008 nga moskthimi i huave, të cilat kulmuan në 24,9% të totalit të kredisë së dhënë në shtator 2014, me vlerë mbi 1 miliard euro, institucionet ndërkombëtare financiare u angazhuan për të zgjidhur ngërçin që po mban peng kreditimin normal të ekonomisë sot e kësaj dite” – shkruan revista Monitor.

a.d. / dita

August 9, 2019 10:47
Komento

4 Komente

  1. Genti August 9, 11:08

    I paguan populli kredite e oligarkeve.Ishim me mire ne socializem atehere.Kush reziston dhe ka sukses ne kapitalizem ecen perpara.Keshtu na thoshin atehere.Kur eshte keshtu jemi te gjithe te zot te behemi pronare kur borxhet na i falin.(Enveri na e kishte thene si eshte kapitalizmi po ne harruam shpejt).

    Reply to this comment
  2. populli August 9, 19:32

    Perseeeeeeeee.????????????
    Po populli fukara….,,,,-

    Reply to this comment
  3. Nje ze bucet nga varri August 9, 22:53

    C’eshte keshtu bre?!?!?!Fukarai qe s’ngop dot femijte me buke I destinuar te flere pa buke,te vuaje,te vjedhe,te futet ne burg per 100 leke e OLIGARKU te beje qejf ti falen mileona,,,,,,,,kuuuuuujjjjjjeeeee o shqipetare e shqiperi!!!Shqiperine e mori lumi Shqipetare ,Shqipetar mos rri po duku shqipetar,oiiiiiii

    Reply to this comment
  4. Lili August 10, 08:39

    E koston e kesaj ´zemergjendise ´ te ketyre bankave te papergjegjeshme , kush e paguan o gazetar?!
    Rrjepen shqiptaret me nje % krediti edhe ma te madhe!
    Le te falimentojne kur nuk munden me mbijetuar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*