Plani se si do të vritej aktori në Tiranë

July 23, 2017 15:32

Plani se si do të vritej aktori në Tiranë

 

Për më shumë së një muaj Miklar Tola, dyshohet të jetë paguar për të përgjuar dhe spiunuar lëvizjet e Mishel Preles, një i ri i vendosur në shënjestër të një atentati të dështuar për hesape të pambyllura mes tij dhe një biznesmeni.

32-vjeçari i dyshuar për vrasje në bashkëpunim të ngelur në tentative, u soll para gjykatës si njëri nga pesë të dyshuarit e vendosur në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa në seancën me dyer të mbyllura ndoqi në heshtje masën e vendosur ndaj tij, atë të arrestit me burg.

Por më i rëndësishmi përveç porositësit shikohet 34-vjeçari Shkëlzen Buci, një ish-tregtar që pasi ka dështuar në biznes ka pranuar të kontraktohet nga biznesmeni në fushën e ndërtimeve, Ervin Zallumi, për të kryer krimin.

Miklar Tola ka rrëfyer se Shkëlzeni i kishte kërkuar të raportonte  itinerarin e Mishelit, punë për të cilën do të paguhej në mbyllje të porosisë.

“Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja e takova rastësisht Shkëlzenin dhe rastësisht aty kaloi edhe Misheli. Shkëlzeni doli nga makina ime dhe e qëlloi”, ka thënë gjatë hetimeve paraprake Miklari.

Emri i njeriut që e donte të vdekur Mishelin, u tregua nga Shkëlzen Buci, i cili siç thonë burimet, është shprehur madje se armën ja kishte blerë porositësi Ervin Zallumi dhe më pas kishte shkuar për qitje në Dajt.

Por biznesmeni e mohon të ketë njohje me të rinjtë, megjithëse pozita e tij vështirësohet nga një regjistrim të kryer nga i punësuari Shkëlzen Buci.

Djali nga Peshkopia i tha hetuesve se Ervini i kërkoi të kryente vrasjen, ndërkohë që në takimin e dytë e incizoi teksa ai i premton se pagesën do t’ja jepte në dy këste, njëherë 50 mijë euro dhe në fund 30 mijë të tjera.

“E regjistrova se mos më dilte fjalë ka treguar Shkëlzen Buci dhe pasi qëllova ndaj Mishelit e mora në telefon punëdhënësin, por ai kishte fikur telefonin dhe numri i tij nuk ekzistonte”.

Për këtë deklaratë i dyshuari i ka treguar hetuesve edhe materialin e regjistruar.

Vrasja e Mishel Prelës, sipas policisë ishte porositur nga biznesmeni për të marrë hak, pasi shënjestra, 7 vjet më parë, kishte tentuar ta vriste për motive që nuk bëhen të ditura./TCH

July 23, 2017 15:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin