Plantacione me kanabis në Greqi, prangosen 5 shqiptarë

June 11, 2019 22:12

Plantacione me kanabis në Greqi, prangosen 5 shqiptarë

Pesë shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke, pasi janë të përfshirë në kultivimin e kanabis sativas në plantacione të mëdha.

Në fakt, plantacionet  me 12,800 fidanë kanabis u zbulua në zonën Dervenohoria, bën me dije DIta duke iu referuar mediave greke.

Fidanët ishin mbjellë në tre zona të largëta, ku policia ka mundur ti zbulojë vetëm me ndërhyrje nga ajri me anë të helikopterëve.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar edhe disa armë zjarri. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

e.ll./dita

June 11, 2019 22:12
Komento

1 Koment

  1. Amerikani June 11, 23:50

    Plantacione te medha kanabisi ???
    “Paskan te drejte jo vetem hollandezet por dhe Greket kur akuzojne Shqiperine se nuk ben sa duhet per lufyen kunder dreges”.
    Po me minoritetet si sillen keta ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*