Plas sherri mes fqinjëve, ndërhyn me hanxhar shqiptari

June 27, 2016 22:35

Plas sherri mes fqinjëve, ndërhyn me hanxhar shqiptari

Një sherr mes fqinjësh në Itali, ka rrezikuar të që transformohet në një tragjedi.

Prej kohësh në një bashkëjetesë të vështirë debati mes një 55-vjeçari vietnamez dhe një 25-vjeçari maroken ka përfunduar në një sherr në rrugë, vietnamezi ka goditur me thikë të riun nga Maroku.

Në vendngjarje janë afruar menjëherë të afërm të plagosurit dhe duke e parë veten të rrethuar, agresori ka kërkuar ndihmën e një fqinji shqiptar.

Ky i fundit një 30-vjeçar, ka zbritur në rrugë me një hanxhar në dorë, raporton Klan.

Por duke e parë situatën dhe duke menduar se ajo mund të përfundonte keq, shqiptari dhe marokeni, janë kthyer mbrapsht për t’u strehuar në shtëpi.

Ardhja e karabinierëve ka evituar që situata të degjeneronte dhe me shumë.

Marokeni 25-vjeçar është shtruar në spital, ndërsa agjentët kanë arrestuar vietnamezin për tentativë vrasje dhe shqiptarin ne akuzën e sulmit të rënduar.

June 27, 2016 22:35
Komento

3 Komente

  1. ??? June 28, 00:00

    Hajde merre vesh se ke ndihmoi Shqiptari, Marokenin apo Vietnamezin? I erdhi ne ndihme Vietnamezit e iku me Marokenin thote!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 June 28, 09:23

      gallatë!!
      “vietnamezi ka goditur me thikë të riun nga Maroku.”=agresori vietnamezi
      “Në vendngjarje janë afruar menjëherë të afërm të plagosurit”=marokjanit
      “duke e parë veten të rrethuar, agresori(vietnamezi) ka kërkuar ndihmën e një fqinji shqiptar.”
      “Por duke e parë situatën dhe duke menduar se ajo mund të përfundonte keq, shqiptari dhe marokeni(këtu kanë bërë çorbën kanë zëvëndësuar vjetnamezim,agresor,me marokjanin,viktimë), janë kthyer mbrapsht për t’u strehuar në shtëpi.”
      nuk ka asnjë gjë për tu habitur vllajo!!këta janë tu lujt kuka mçefti me ne ose tymosin bar të skaduar të lazaratit sa herë shkruajnë!!

      Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... June 28, 00:28

    Italia ashtu si gjithe vendet e BE jane degraduar dhe degjenuar dihet, por jo deri aty, sa zihen me thike nje vietnamez me nje maroken dhe ne mes hyn nje shqiptar me hanxhar ne dore, nje domethenie e vertete ku eshte katandisur Italia e burrave te forte e Mafias dhe e Camorras.
    I pjerdhsha ne vesh italianeve qe jane kthyer jabanxhi ne shtepine e tyre, te tjere bejne ligjin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*