Plas sherri Ronaldo-Bale pas eliminimit nga Kupa?!

January 16, 2015 23:11

Plas sherri Ronaldo-Bale pas eliminimit nga Kupa?!

Duket se qetësia në Bernabeu papritur ka mbaruar, ose të paktën kështu pretendojnë mediat katalanase. Eliminimi i “los blancos” nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8-ve përballë Atletikos së Madridit, ka bërë që në dhomat e zhveshjes të fillojnë diskutime midis lojtarëve.

Siç kanë komentuar shumë gazetarë spanjollë nëpër rrjete sociale, Florentino Perez e ka cilësuar imazhin e ekipit të tij si “qesharak” përballë Atleticos që luante me një synim të vetëm: kualifikimin.

E përditshmja “Sport”, historikisht shumë pranë Barcelonës, bën të ditur se ka patur një episod tensioni mes Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.

Portugezi i nervozuar sërish me Gareth Bale, sepse ky i fundit përsëri shfaqi individualitet në lojën e tij. Uellsiani ndryshe nga herët e tjera nuk ka ulur kokën, por ka replikuar kundër Cristianos së inatosur dhe te dy kanë shkëmbyer fjalë duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit.

Siç pretendon “Sport”, që raporton për këtë incident portugezi nuk mund të pranojë faktin që Realit iu desh të eliminohej nga Kupa e Mbretit pikërisht ditën kur ai i prezantoi “Bernabeut” Topin e tretë të Artë ndaj dhe në dhomat e zhveshjes ka folur me tone të larta.

Gjithsesi Cristiano ka lënë gjithçka ndodhi në dhomat e zhveshjes, duke u treguar optimist përpara gazetarëve dhe duke theksuar se Kupa ishte një hap pas, tani Reali do të bëjë dy hapa përpara, duke iu referuar kështu La Ligas dhe Championsit.

January 16, 2015 23:11
Komento

2 Komente

  1. Kris January 16, 23:41

    Ronaldo eshte si femer!

    Reply to this comment
  2. Bel January 17, 09:59

    Pune Dhelprash. Rrushi eshte i papjekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*