Plas tek Interi, padi e kundërpadi me Osvaldo-n

January 31, 2015 16:55

Plas tek Interi, padi e kundërpadi me Osvaldo-n

Inter dhe Osvaldo janë përfshirë në një betejë të hapur ligjore dhe në mes janë shuma astronomike parash.

Klubi zikaltër kërkon 25 milion euro prej sulmuesit italo-argjentinas për shkelje të njëanëshme të kontratës dhe 3 milion euro të tjera për shkeljen e kontratës mbi të drejtën e imazhit, që vetë Osvaldo iu kishte dorëzuar Interit në kontratën e nënshkruar.

Vetë lojtari ka kundërsulmuar përmes avokatit të tij ku i kërkon Interit 3 milion euro për prishje imazhi.

Krisja e madhe mes lojtarit dhe Interit ndodhi pas ‘incidentit’ në Juventus Stadium, kur në një kundërsulm të zikaltërve, Icardi nuk pasoi topin tek Osvaldo duke shkaktuar reagim të tepruar të këtij të fundit.

Por veç asaj që u pa në fushë zënka mes Icardi-t dhe Osvaldo-s, ku më pas është përfshirë edhe trajneri Mancini ka zgjatur edhe në dhomat e zhveshjes. Për këtë sulmuesi italo-argjentinas nuk u thirr në ndeshjet pasardhëse.

Ndërkohë, Juventusi ka rishprehur interesimin e tij për lojtarin, që e sheh si zëvendësues ideal në rast largimi të Giovinco-s, me shumë gjasa drejt Kanadasë tek Toronto, por kur kanë mbetur pak kohë nga mbyllja e kësaj merkatoje duhet menduar një alternativë. Rikthimi i Matri-t është një opsion që Marotta po e sheh, gjithmonë në pritje të zgjidhjes së mundshme të konfliktit mes Interit dhe Osvaldos.

January 31, 2015 16:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*