Plastika na vjen në tryezë përmes peshqve të detit, rekomandohen ato të rezervatit

July 22, 2018 20:12

Plastika na vjen në tryezë përmes peshqve të detit, rekomandohen ato të rezervatit

Dëmi që po i bëjmë çdo ditë lumit dhe detit duke hedhur qese dhe plastike, na kthehet të gjithëve në tryezë.

Ambientalistët thonë për Top Channel se mikroplastika depërton deri tek indet e peshkut, të cilin e konsumojmë në shtëpi apo restorante.

Duke marrë parasysh këtë situatë, ata që merren me ushqyerjen sugjerojnë që të konsumohet peshku i rezervatit.

“Në këtë rast unë përfitoj të them që një peshk rezervati është më i mirë se një peshk i detit, sepse një peshk rezervati nuk është i ekspozuar ndaj këtyre elementëve plastike. Gjithsesi edhe peshku i detit nuk mund të themi që është i intokontaminuar deri në fazën që do të shkaktojë probleme të mëdha në organizëm”, tha Enkelejda Ferrollari, nutricioniste.

Çfarë ndodh konkretisht?

Lënda bazë e qeses plastike është nafta. Që një qese plastike të dekompozohet, i duhet mbi 500 vjet. Shumë prej tyre përfundojnë në lumenj dhe copëzat e këtyre qeseve shumë herë gëlltiten nga peshqit, ku më pas substancat helmuese përfundojnë në organizmin e këtij të fundit.

Pavarësisht kësaj, plastika nuk shkatërrohet pasi jeton më shumë se vetë peshku.

s.a/dita

July 22, 2018 20:12
Komento

2 Komente

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku July 22, 23:16

    O Korçari jem , ,e vertet osht ,se peshqit e detit adriatik ku derdhen te gjitha mbeturinat e Shqypnis jane tejet te dekontaminu nga lendet helmuese plastike dhe shume te rrezikshem per shendetin e konsumatorve,por dhe ajo qi thoni ju se peshqit e rezervuarve jon te mbushun me atibiotik po njesoj te damshem jane,
    STOP HEDHJES se MBETURINAVE ne Det .MBRONI JETEN TUAJ DHE TE FEMIJVE:

    Reply to this comment
  2. Arben July 23, 07:25

    Thoni Po deshet qe nuk eshte reklame.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim