Platforma/ Rama sqaron rolin e çdo shqiptari në bashkëqeverisje

July 11, 2017 11:39

Platforma/ Rama sqaron rolin e çdo shqiptari në bashkëqeverisje

Në një takim me komunitetin e zonës së Vaqarrit, kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë platformën e tij të bashkëqeverisjes me të gjithë qytetarët që do regjistrohen tek “Shqipëriaqë duam”, apo ndryshe koalicioni i madh qeverisës me njerëzit.

“Po ndërtojmë bazën e një koalicioni të madh që do të jetë fuqia e domosdoshme për sfidat shumë të mëdha që kemi përpara. Koalicion i madh mes PS dhe njerëzve të zakonshëm, të cilët duam t’i bëjmë pjesë aktive të qeverisjes. Do krijomë bashkëqeverisje reale ku cdo individ që do të jetë pjesë e një trupe të madhe, ministra, deputetë dhe drejtues të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të jetë trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme të qeverisë”- tha Rama.

Rama kërkoi nga qytetarët që të raportojnë çdo problem që kanë në institucionet e shtetit.

“Çdo anëtar i regjistruar në platformë ta dijë se propozimet e tij nuk duhet t’i marrë era. Çdo zyrtar e di që nëse nuk i përgjigjet me korrektësi qytetarit që ka përballë, potencialisht qytetari mund të jetë anëtar i bashkëqeverisjes dhe e çon sinjalin deri tek ministri”,- sqaroi Rama.

July 11, 2017 11:39
Komento

8 Komente

  1. Trollna July 11, 12:26

    E ka me te vertete? Eshte demagogji e paster,eshte mashtrim i radhes.Nuk mundet kurre te behet PS,me si PPSH,qe verifikonte te gjithe letrat,me emer dhe anonime.Verifikohej,dhe problemi zgjidhej.A mundet ta beje kete EDI Rama,? A mundet te prese me sepate degen e ares ku eshte ulur me tepsine e mbushur plot dhe po ha me hajnat e tij? Si mendoni do godase ate dege deri sa ajo te thyhet? A mund ta beje kete? A do e lene koncesionaret,qe te thyeje qafem me shpuren e tij? MENDOJENI.

    Reply to this comment
  2. Lili July 11, 12:43

    Shqiperia qe duan …
    Ok ky na garanton se kjo platforme do te pergjegjet per cdo ankese.
    Atehere lind pyetja pse kemi nevoje per kete platform e pse shteti gjate qeverisjes se Rames nuk iu eshte pergjegjur qytetareve? Sa ankesa kemi vetem per pronat qe kur nuk marrin pergjegje…
    Besoj se neper ministrite jane mija e mija shqetesime qe kur nuk kane marr pergjegje.
    LE te behet nje ligj i thjesht: ne qofte se nuk ke pergjegje ,padija eshte automatike,sepse paguajme taxat pikerisht per pergjegje e pergjegjesi nga administrata e shteti karshi nesh,jane paret tona rrogat e ketyre nenpunuese qe na shikojne me perbuzje e neveri per pse po guxojme me i shqetesuar…

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 July 11, 12:53

    ” kryeministri i vendit Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë platformën e tij të bashkëqeverisjes …”
    ai mirë bën që sqaron dhe njëherë,bile duhen dhe shumë e shumë herë që të indoktirnohemi,se për të mësuar e mësuam që me të parën,të paktën unë!!
    edo jemi pak a shumë moshatarë,ti je më i ri,të njëjtën histori e kemi dëgjuar dhe në fëmijërinë tonë e më pas në rini!!prindërit tanë u mashtruan a e pranuan nga e keqia!?nuk di të them për të tutë,por të mitë u mashtruan!!dhe në atë kohë “ed”hoxha të njëjtat gjëra tha!!të mitë dhe unë pas tyre besuam dhe vepruam ashtu si tha ai paraardësi tënd dhe i të gjithë të tjerëve!!na doli huq më keq se prindërve të tu!!shkuan/m për lesh!ata që e pësuan më pak shkuan në “prodhim” të tjerët …….?????!!
    ti po na i sjell dhe njëherë të njëjtin mashtrim!!
    të dukemi kaq budallenj sa ta hamë dhe njëherë sapunin për djathë??
    or lal,që asqë ke ndërmënd të pjerdhësh kërkënd!? këtë e vërtetuar kohë më parë,që gjat gjysmës së dytë të 2010!!
    ti bëj më të mirën e mundëshme,që të thotë koka tënde,ne do të bëjmë të njëjtën!!
    mos na u sill sikur të kenë qënë të tjerët ata që i kanë bërë mutin çdo gjëje!!bile kanë dhjer mbi floririn tënd!!o çuni i tironës,ti i ke fajet njëlloj sa “ata”,për të mos thënë i ke më të mëdhaja!!ti i fute në koalicion(lëri pordhët për të thënë se pa ta nuk do të mund të rrëzohej sërbi berisha)!megjithëse,si thua ti,ata të sabotuan gjat gjithë kohës,ti kishe mundësinë të bëje zgjedhje të reja!!nuk e bëre sepse të duhej karrigja!!je siamez me të!!
    kjo që thashë vërtetohet nga marrveshja e re që bëre dy muaj më parë!!vërtetohet nga bishtkrehjet që i bën sulltanit të bosforit!!
    boll më me social media,fillo e punon njëherë për së mbari!!bëj detyrën tënde dhe lërja dikujt tjetër këtë punën komuikimit me “popolo albaneze”!!
    lëre atë shpëlarje truri që kërkon të bësh për paktin detar!
    DHE largohu sa më shpejt nga buzëverri ku ke shkuar me emrin ERDOGAN!!
    këta të europës nesër nuk thonë kishit në krye të shtetit një budalla dhe nuk po ua zëmë për të madhe!!
    këta thonë qeveria që keni zgjedhur ka vendosur kështu dhe dënimi jepet kështu si e meritoni!!

    Reply to this comment
  4. jetimet e 21 Janarit July 11, 13:02

    ZdravstvujtjenNikita Rama apo Edvin Hrushov!
    Nga kush i ke marre keto leksione per ‘Parti e gjithe popullit’ nga agjenti e filozofi Servet Katovica apo agjenti çoban Fatos Nano qe perdhunoi pa lindur PS!?
    Ata qe do ‘bashkeqeverrisin’ ose populli do i kene rrogat e pensionet si te krereve te krimit e korrupsionit!??

    Jep urgjent doreheqje po nuk lufton dot korrupsionin brenda BORDELLOS PS qe te kesh mundesi te shkosh tek kreret e mafjes SALIJA e LIKE FLORIJA

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta July 11, 16:48

    “Do te qeveris me popullin” ,mbetet akoma nji shprehje e pa kuptimte per deri sa nuk eshte zberthyer me hollesi se si do te arrihet kjo.!? c’fuqi do te kete ? ligjore ,apo thjesht nji njoftim nga persona edhe pse te njohur , por per ngjarjet, apo ti quajme shkeljet e vertetuara , nuk paraqiten as pamje as dokumenta por thjesht njoftime nepermjet rrjeteve sociale. Sa te besushme do te jene keto per tu marre parasysh , e per te ndermarre masat perkatese?Shume e veshtire per tu besuar.Dhe me tej me keto njoftime apo edhe “padi”nuk formohet shumica ne pa rlament ku merren vendimet.

    Reply to this comment
  6. info analitike July 11, 19:34

    Ia filloi perseri ky me “ju urdheroni ne sherbejme” hahahahah. mos me thoni qe perseri i besoni!!! Nejse ju e keni ne qafe sidoqofte aq me teper tani qe do te beje aleance me Lulin.

    Reply to this comment
  7. Mark uk July 11, 19:39

    Ca don populli ben partia,c thot partia ben populli.Ke gjetur gomar te tallesh o i madhi EDI

    Reply to this comment
  8. saimir July 12, 08:19

    me/per/ne emer te popullit.
    v.l ktij vendi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*