Platini: Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, do rikthehem

November 7, 2019 08:50

Platini: Futbolli i sotëm nuk më pëlqen, do rikthehem

Michel Platini shpërthen kundër futbollit modern dhe ish-presidenti i UEFA-s deklaron hapur se futbolli i ditëve të sotme nuk i pëlqen.

Në një intervistë të dhënë për “France Info”, 64-vjeçari francez shpjegon se nuk ka hequr aspak dorë nga ambiciet e tij për të drejtuar sërish, por mbi të gjitha francezi la të kuptohet se nuk e ka kapërdirë ende skualifikimin 4-vjeçar që i është dhënë nga FIFA.

Platini shtoi se ndihet keq dhe i hidhëruar për futbollin e ditëve të sotme, tepër larg ëndrrave që kishte thurrur ai për këtë sport.

64-vjeçari vazhdoi arsyetimin e tij duke thënë se futbolli i sotshëm bazohet pikërisht te paratë dhe pasuria e drejtuesve të klubeve, pasi sipas tij këto ditë një ekip mund të blejë më të mirët dhe të fitojë pa shumë vështirësi.

Michel Platini e mbylli intervistën e tij, duke shtuar se në kohën kur ishte ai president i UEFA-s është përpjekur për të krijuar turne ku që të gjithë të kishin mundësinë për të ëndërruar për fitoren, por një gjë e tillë tani është bërë vërtet shumë më e vështirë.

o.j/dita

November 7, 2019 08:50
Komento

1 Koment

  1. Tanush November 8, 15:59

    Kur ishet ti ne krye te UEFA e ndrite……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*