Plazhi vijon të marrë jetë njerëzish, viktima e radhës në Velipojë

August 10, 2018 12:06

Plazhi vijon të marrë jetë njerëzish, viktima e radhës në Velipojë

Sezoni turistik dhe në mënyrë të veçantë plazhi vijon të marrë jetë njerëzish.

Këtë herë një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Velipojës.

Një grua e moshuar rreth 70 vjeç ka gjetur vdekjen në zonën e plazhit “Ada” në Velipojë paraditen e kësaj të premteje.

Dyshimet e para flasin për probleme kardiake për 70 vjeçare por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë.

Vetë pushuesit u përpoqën t’i japin ndihmën e parë të moshuarës ndërsa mbërritja e ambulancës për fat të keq nuk ka shërbyer për asgjë.

o.j/dita

August 10, 2018 12:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*