Plepi i bardhë dhe akacia, drurët që duhen hequr urgjentisht nga Parku i Liqenit të Tiranës

May 21, 2017 12:52

Plepi i bardhë dhe akacia, drurët që duhen hequr urgjentisht nga Parku i Liqenit të Tiranës

Alarmi i një specialisti për dëmin shëndetësor që krijojnë disa drurë në Park

Msc. Gjon Fierza

Ing. Dendrolog

Jemi në ditët kur gjelbërimi dhe lulet kanë “pushtuar natyrën”. Fundpranvera, ndër periudhat më të pëlqyeshme të vitit të sjell kënaqësi duke shëtitur në mjediset me drurë dhe shkurre dhe në lëndinat me bar, me ajrin e pastër jetëdhënës. Një mjedis i tillë konsiderohet sot Parku i madh i Liqenit të Tiranës.

Tek sjell në kujtesë, një vit më parë, Parku i madh i Liqenit të Tiranës, ishte kthyer në një “shesh beteje” , etj. Protesta, dëmtim dhe dhunim i pronës, e çfarë nuk na panë sytë! E, përse e gjithë kjo?!. Të mos lejohej ndërtimi i një këndi lodrash për fëmijë!

Sot, ato veprime të duken një ëndërr e keqe që duhet harruar. Tashme këndi i lodrave është vënë në funksionim që nga 1 qershori 2016. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, ky park është i ngjashëm

Gjon Fierza

Parkun Qendror të Nju Jorkut. Parku i Liqenit Artificial iu shërben 200 mijë fëmijëve të Tiranës, etj”. Ndoshta ky krahasim është shtyse për pune të vazhdueshme në përmirësim të këtij mjedisi të pazëvendësueshëm për kryeqytetin.

Në këtë ditë pranvere parku është mjedisi më i populluar. Mijëra banorë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, aty përpiqen të gjejnë kënaqësinë e nevojshme pas dimrit. Puna në park vazhdon, ndryshimi është i madh dhe çdo ditë mund të shohësh një vlerë të shtuar në objekte sportive e zbavitëse, pastrime, mirëmbajtje dhe rregullime të ndryshme. Vlen të thuhen fjalë të mira dhe nuk mund të bëhet asnjë krahasim me gjendjen e këtij mjedisi me dy-tre vite më parë. Por puna nuk mund të ndalet këtu.

***

Në këtë periudhë për rreth 15-20 ditë, tek Parku shpesh vëren dhe vizitorë disi të shqetësuar, që teshtijnë, fëmijë që qajnë dhe nuk ndjehen të qetë, etj. Pse ndodh kjo, shumë prej tyre nuk e dinë?!  Në park, por dhe në mjediset që qarkojnë atë, ndoshta nga sheshi “Nënë Tereza”, Korpusi i Universitetit dhe sidomos në brendësi të parkut është një ndotje e madhe e shkaktuar nga pushi i plepave hibridë. Kjo ndotje shkakton alergji dhe shqetësime që drejtpërdrejt pengojnë frymëmarrjen.  Sipas studimeve të ndryshme pushi i plepit në vetvete nuk është alergjik. Pushi i plepit mbart polen dhe spore të bimëve të ndryshme, të cilat janë shkaku i vërtetë alergjive nga bimët. Alergjia e pushit të plepit është ngjashme me simptomat e ftohjes. I sëmuri ka dhimbje koke, dobësi të përgjithshme, oreks të pakët, pagjumësi, etj.

Sa u tha më lart, është domosdoshmëri, heqja e plepave hibridë, jo vetëm nga parku, por dhe nga çdo mjedis urban në Tiranë, çdo zonë tjetër banimi për të pasur një shëndet të mirë, për të parandaluar alergjitë me origjinë nga flora.

Mbjellja e plepit e akacieve (sallgamit) në parkun e Liqenit është bëre në fillesat e tij, rreth 50 – 60 vite më parë. Parku në ato vite nuk u kompozua me elementët e një parku qytetës dhe me një perspektivë të një përdorimi kaq të madh sa sot. Struktura e llojeve  drusore nuk u përzgjodh me cilësinë si ato të një pylli qytetës. Drurët e plepave hibridë dhe të akacies (sallgamit) nuk i përmbushin cilësitë e drurëve që kërkohen dhe duhet të zhvillohen në një park pyjor urban.

Sipas inventarit që publikon Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, nuk ekzistojnë plepa hibridë në park! Gjë që nuk është e vërtetë.  Jo vetëm që ka shumë, por janë edhe të një moshe 50-60 vjeçare që dhe biologjikisht konsiderohen të plakur (si pyll plepi, drurët duhet të ishin prerë 20-30 vite më parë), diku plepat hibridë  janë krasitur gjoja për t’u ripërtërirë, diku janë lënë në mëshirë të fatit gjysmë të tharë, të dëmtuar nga sëmundjet dhe insektet apo të shkulur një, pune aspak profesionale dhe aq me pak dobiprurëse. Pra meqenëse nuk janë në inventarin e parkut, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, duhet t’i heqë fizikisht dh jo të mos i regjistrojë.

Ne park ka dhe plepa te bardhë me origjine natyrore në numër të pakët, të cilët nuk shkaktojnë ndotje (duhen shtuar në inventar si dhe vidhi, rrapi, etj.). Ky lloj plepi është i përcaktuar me status në rrezik zhdukjeje, për të cilët në park nuk i është kushtuar ndonjë trajtim dhe përkujdesje e merituar. Plepi hibrid është një dru që i jep shumë vlera peizazhit dhe veçanërisht Parkut të Liqenit.

Druri i akacies (sllgami) dhe plepat hibridë janë lloje të huaja, të vlerësuara si specie pushtuese (invazive). Ka dokumente strategjikë të miratuar në kuadrin e mbrojtjes biodivesitetit, ku për llojet e huaja dhe invazive, ka detyrime ligjore dhe masa te përcaktuara për heqjen graduale të tyre, ndërkohë që të mos mbillen lloje të huaja pavlerë dhe pavend.

Në këndvështrimin tim, sot në sipërfaqen ekzistuese të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës është më e nevojshme të hiqen më shumë drurë se të mbillen të rinj. Drurët me origjinë natyrore, krijojnë vetë mundësi ripërtëritje dhe shtimi, me një përkujdesje të vogël dhe me kosto shumë më të paktë se vlera e fidanëve në treg.

Të vjen keq që sot tek këndi i ri i lodrave të Parku të Liqenit dhe në disa mjedise të tjera sheh disa pisha të përkulura, në rrezik shkulje, shumë drurë gjysmë të tharë e të tharë plotësisht, që, së pari përbëjnë rrezik aksidenti dhe pengojnë funksionimin dhe përdorimin normal të këndit apo mjediseve të parkut në thellësi. Këta drurë nuk u hoqën pasi “demonstruesit i mbrojtën me dhunë një vit më parë, pasi do pakësohej gjelbërimi, frymëmarrja, etj.?” Teknikisht kjo mos heqje është e gabuar dhe duhen bërë menjëherë korrigjimet. Dimri i vitit 2016-2017, ka shkaktuar dhe një dëmtim me tharje të kurorave të mimozave, eukalipteve, të cilët sot duken si drurë të djegur dhe në periudhe thatësire përbëjnë rrezik për zjarre. Edhe këta dy drurë janë lloje të huaja, që konsiderohen dhe invazivë.

 

Është koha që arkitektet dhe specialistet e gjelbërimit, të thonë fjalën me një projekt të plotë të ristrukturimit të florës lartë në park. Por heqja e plepit të bardhë, akacieve dhe  mimozave të degraduara, janë veprime të urgjencës së parë, që ndoshta duhet t’i paraprijnë Pyllit Orbital të Tiranës, ose shqip: Kurorës së Gjelbër të Tiranës.

May 21, 2017 12:52
Komento

5 Komente

  1. Tirana e Re! May 21, 15:56

    Kam lindur jam rritur dhe familjar me 4 femije jetoj ne mes afer liqenit artificilal te Tiranes. Nuk Kam vuajtur nga alergjia e plepave dhe as femijet e mi! Prandaj Sa u themesiper per mua jane humbje kohe! Biologjine e kam pasur 10, ne shkolle kam studiuar per mjekesi porse jam bere inxhinier elektronik. Mund dhe dua te theksoj qe Parku i madh i Liqenit eshte ne zhdukje dhe siper 5-10 vjet maksimumi sepse te gjitha pemet qe jetojne me ane te fotosintezes se vet jane te pushtuara nga bime parazitare, te cilat jemi mesuar ti shikojme tek blloku apo presidenca si perde mbuluese per kangjellat rrethuese. Kjo lloj specie ben jete te dyfishte . Kur ka hapesirene vet jeton me fotosintezen e saj porse ne eshte dembele dhe ne qoftese ka ndonje peme afer kacavirret asaj si litar duke ia thithur dhe jetuar me ushqimin e pemes derisa kjo e fundit thahet Dushku dhe Rrapi. Haloret nuk i prek! Dhe kur pema thahet ajo vazhdonte te perdore trungun e pemes si shtylle mbajtese perveten e saj sepse eshte bime kacavjerrese! Problem tjeter jane kallamat e Bambuse . Bambuja eshte nje bime agresive çan e çdo gje edhe asfaltin edhe hekurin . Tek liqeni nuk duhet te mbillen bambu sepse rrezikon ta shkaterroje te gjithe ekosistemin prane buzes se liqenit duke krijuar mbetje tengurta dhe ambjent per gjallesa te demshme per Tiranen, permendim mushkonjat dhe pilivesat perhapese te semundjeve ngjitese! Bashkia te marre masa te veje parapergjegjesise ata persona qe i ka punesuar si specialiste te Pemtarise dhe Gjelberimit dhe te mos bleja Biçikleta per pastruesit e rrugeve te Tiranes por te siguroje parkun e Tiranes ne menyre qe neser parku te mos prishet per nje muaj dhe meqe u prish ketej nga Tirana e re shkoni ne Kashar tek liqeni tjeter sepse ketej do bejme punime ( ).

    Reply to this comment
  2. Faro May 21, 20:32

    Ju lumte Dita, qe botoni shkrime te tilla dobiprurese nga profesioniste te perkushtuar per lulezimin e vendit

    Reply to this comment
  3. mali May 21, 20:42

    Ailergji nga plepi i bardhe ,pune inoranti.Edhe kjo rraca done te thohe dicka.Plepat e bardhe i gjene ne te gjitha parqet e Europes.Gjithandej ka druje ,peme ose lule qe shkaktojne te individ alergji ,por prerja e tyre as qe diskutohet….

    Reply to this comment
    • Autori i shkrimit May 23, 08:25

      Titulli eshte vene nga redaksia. Behet fjale per plepat hibrid kanades te sjelle ne Shqiperi nga vitet 50. Nese sheh midis reshtave, thuhet qe plepit I bardhe te shtohet. si pasuri parkut. Ju keni te drejte qe plepi I bardhe eshte nder druret me vlere ne parqe. Pres qe nga redaksia te behetr korigjimi nevojshem.

      Reply to this comment
  4. Autori (Gjon Fierza) May 22, 20:26

    Tek titulli ka nje gabim, Autori, nuk thote te hiqet Plepi i Bardhe, por Plepat hibrid te tejplakur dhe te degraduar. Plepi i bardhe duhet te mbrohet dhe shtohet. Titulli qe mban shkrim eshte i redaksise. E falenderoj per botimin dhe ilustrimin me foto, por kerkoj te beje korigjimin e titullit
    e nevojshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*