P/ligji i dosjeve, përfshihet në punimet 3-javore të Kuvendit

February 27, 2015 17:47

P/ligji i dosjeve, përfshihet në punimet 3-javore të Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në kalendarin tre javor të Kuvendit dhe p/ligjin për hapjen e dosjeve. Kështu, deputetët do të diskutojnë për dy variante, atë të paraqitur nga dy deputetë të opozitës, dhe variantin e qeverisë. Drafti i shoqërisë civile parashikon hapjen e dosjeve dhe lustracionin, ndërsa ai i qeverisë vetëm hapjen e dosjeve, sipas saj lustracioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, brenda tre javëve, mazhoranca parashikon që të përfundojë shqyrtimin dhe miratimin e  ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Por pavarësisht dëshirës së saj, gjithçka duket e vështirë pasi opozita nuk pranon që të japë pëlqimin e saj.

Aktualisht në Kuvend janë disa drafte që janë paraqitur, një që ka të bëjë me rregullimin e kuotave  gjinore dhe një draft tjetër që e përshtat Kodin me reformën administrative-territoriale.

February 27, 2015 17:47
Komento

1 Koment

  1. shkrimtari February 28, 08:08

    SHQYPNIA JONE FATKEQE GJITHNJE NE BISHTIN E KAVALLIT

    Ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore lustracioni dhe dosjet e spiuneve te diktatures jane bere histori per t’ja treguar kalamajve dhe pinjollet e nomenklatures komuniste ligji i ka ndaluar te zene poste drejtuese ne shtetin demokratik apo te perdorin fonde publike per biznes personal te familjeve te tyre, ne Shqypni 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit politika jone kombetare akoma lekundet me medyshje ne pamje te pare debile dhe dallkauke per te hapur dosjet dhe nuk di si ta kryeje kete proces fare te thjeshte moral per shoqerine. Ne vend te kesaj mileti sheh perdite dekorime famekeqe te krimineleve te Enverit me medalje trimerie dhe emerime si ambasadore ne dhe te huaj te pinjolleve te nomenklatures komuniste me spjegime absurde nga ana e pushtetit dhe ministrave te tij, per merita te posacme te HIJEVE te regjimit me te eger komunist ne Evrope. Pse keshtu?

    Ne Rumani po zhvillohet aktualisht nje REVOLUCION i vertete pas hapjeve te Dosjeve te spiuneve te Causheskut dhe bandes se tij komuniste dhe jane me mijera raste e ndeshkimit pa meshire alla “rilindase” socialiste te ministratave dhe pushtetareve te korruptuar, perfshire ketu edhe ish kryeministrin e korruptuar Adrian Nastase qe i denua me burg ne vitin 2012 dhe ne vitin 2014 u ridenua perseri pasi Prokuroria zbuloi raste te reja korrupsioni duke rihetuar dosjen e tij. Ne Kroaci gjithashtu, ne Ceki gjithashtu, ne Sllovaki gjithashtu…

    Cfare po ndodh ne Shqypni me Dosjet e Sali Berishes, Lulzim Bashes dhe Ilir Metes, por pse jo edhe te Fatos Nanos? Qe jo vetem kane vjedhur si te papare fondet publike dhe prionat private, por kane vrare si KILLERA seriale njerez te pafajshem? Pse Edi Rama hesht si PESHK kur nje nga premtimet e tij ishte ndeshkimi ne perputhje me ligjin i mafies me pushtet?

    HE PRA PSE HESHT EDI RAMA QE ESHTE BERE SI NJE BOS I NJE FISI AFRIKAN ZULU I MBYLLUR NE KAFAZIN E TIJ KUR POPULLIN E KA KAPLUAR MURTAJA E KORRUPSIONIT?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim