Pllakë përkujtimore për Nënë Terezën

September 4, 2016 11:11

Pllakë përkujtimore për Nënë Terezën

Tirana çeli  këtë t⌂ dielë siparin e aktiviteteve në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, humanistes shqiptare.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, përuruan të dielën në sheshin “Nënë  Tereza” në kryeqytet , pllakatën dedikuar Nënë Terezës, misionares në shërbim të të varfërve dhe paqes.

“Për herë të parë do kemi një titull të ri, Shën Tereza, nga një vend i vogël si Shqipëria mund të lindin shenjt që frymëzojnë gjithë botën”,- tha në fjalën e tij Veliaj.

Ndërsa ministrja Kumbaro citoi disa thënie të Nënë Terezës, që kanë lënë gjurmë si frymëzim për paqe dhe dashuri për mbarë njerzimin.

Nderkohe , Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit , dha nje koncert me pjesë të përzgjedhura nga veprat e kompozitorëve më të njohur si Puccini, Verdi, Mascagni, Vivaldi, Gounod dhe Haendel nderkohe qe Kori drejtohej nga  Dritan Lumshi dhe dirigjent i Orkestres  Edmond Doko.

Pjesë e programit artistik janë: Puccini – Kyrie nga “Messa di Gloria” ; Vivaldi – Gloria; Mascagni – Intermezzo nga opera “Cavalleria Rusticana” ndërsa Verdi – La vergine degli angeli nga opera “La forza del destino” do të interpretohet nga Mariana Leka.

Solistja Eva Golemi interpretoi Gounod – Ave Maria e shoqëruar nga kori dhe orkestra e TKOBAP.

Ylber Gjini . interpretoi  Puccini – Te Deum, opera “Toska” dhe Armando Likaj e Klodjan Kaçani do të interpretojnë Puccini – Agnus Dei nga “Messa di Gloria” .

Po ashtu, kori dhe orkestra e TKOBAP,  interpretuan Haendel – Allelujah

September 4, 2016 11:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*