Pluhuri antikomunist shqiptar

June 16, 2020 10:24

Pluhuri antikomunist shqiptar

Nga Roland Luçi

 

Kur shqiptarët gjykojnë Gjermaninë.

Para se shqiptarët të çojnë pluhur “antikomunist” dhe t’u tregojnë gjermanëve, amerikanëve, rusëve dhe kinezëve se si ndertohet e funksionon shteti, krejt shkurt rreth “indinjatës” shqiptare për një statujë të Leninit në Gjermani, në Gelsenkirchen.

Në oborrin e selisë së partisë m-l gjermane, pas protestes së Bashkise se statuja e Leninit demton imazhin monumental të ambientit, gjykata përkatëse vendosi që statuja është e ligjshme të ngrihet.

Pra procedure normale e nje shteti ligjor, ëerkatësisht e Gjermanisë!

Por disa shqiptarë nuk janë dakord me vendimin gjerman!

Nuk janë dakord pra që në Gjermani të “triumfojë komunizmi”…

Çfarë duhet të dinë shqiptarët (ajo shumica qe nuk e di), gjë që gjermanët e dijnë?

Me pak fjalë:

Në Luftën I Botërore Gjermania gjendej mes dy zjarresh, luftonte në dy fronte.

Në Rusi kishte shpërthyer Revolucioni i Shkurtit (me kalendarin gregorian i bie në mars, prandaj mos kujtoni se kam ngatërruar datat) dhe Car Nikolai me 15 mars u rrëzua. Rusia ishte në kaos.

Rast ideal për ndërhyrjen gjermane, për një diversion gjerman.

Gjermania organizoi nëpërmjet territorit të saj udhëtimin e Leninit nga Zvicra ku ishte në azil politik, në Petrograd. Që të mos prekej autoriteti i Leninit në Rusi, vagoni ku ai udhëtonte u izolua dhe u vulos që krijohej përshtypja se u shmang kontakti me tokeën dhe shtetin (armik) gjerman, ngaqë Rusia ishte në luftë me Gjermaninë. U ndërhy dhe u rregullua dhe leja e autoriteteve suedeze e finlandeze.

Si përfundim Lenini dhe bosheviket e tij (edhe me mbeshtetjen e mëtejme gjermane, po kjo eshte histori tjetër!) morën pushtetin në Rusi, Gjermania realizoi paqen shumë të favorshme të Brest-Litovskit, siguroi territore të gjera në lindje nga Estonia deri në Kaukaz me burime të medha natyrore, mbylli frontin Lindor dhe kaloi forcat ushtarake milionëshe në frontin e Perëndimit.

Ju duket shërbim i vogël, arritje e vogël e Gjermanisë? Qindramijë gjermanë të shpëtuar nga skëterra ruse, nga vrasja dhe gjymtimi.

Po pra, me ndihmën e Leninit, me ndërhyrjen personale te tij, se Trocki që kryesonte delegacionin rus ishte kundër!

Megjithëse ka kaluar një shekull, është edhe kjo që përshkrova shkurt më siper një arsye që Lenini nuk shikohet në Gjermani me syzet e antikomunistëve shqiptarë.

June 16, 2020 10:24

Njoftim

Njoftim

Njoftim