Plumba shqiptarit në Itali, si i shpëtoi atentatit

November 15, 2017 08:41

Plumba shqiptarit në Itali, si i shpëtoi atentatit

Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë nga një distancë e afërt. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Toirano.

“La Stampa” shkruan se shqiptari i plagosur është 22 vjeç me iniciale S.R nga Durrësi. Ai u qëllua me pushkë nga persona të paidentifikuar. I plagosur, ai mundi të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike dhe kërkoi ndihmë nga shitësi, i cili njoftoi policinë.

“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë nga prapa”, u tha 22-vjeçari shqiptar autoriteteve italiane. Fatmirësisht ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar e arrestuar autorët.

November 15, 2017 08:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*