“Plumbat në shtëpinë e gazetares, mesazh për të gjithë”; Flasin kolegët

August 31, 2018 19:52

“Plumbat në shtëpinë e gazetares, mesazh për të gjithë”; Flasin kolegët

 

Klodiana Lala është një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri.

Mjaft e respektuar nga kolegët e saj që e njohin prej më shumë se një dekade gjatë punës në terren, ata tregojnë si e përjetuan sulmin me armë ndaj shtëpisë babait të gazetares, ku ndodheshin dhe fëmijët e saj.

“Dhuna e ushtruar, breshëria e kallashnikovit që përshkoi shtëpinë e Klodianës, e prindërve të Klodianës. Pa dyshim që është një mesazh i fortë i rëndë. Një mesazh që ka tronditur çdo reporter, çdo gazetar të këtij vendi”, shprehet Artan Hoxha, gazetar investigativ.

“Ne e kemi marrë përsipër riskun që të kërcënohemi, të shantazhohemi, sepse nuk presim që të na duan. Të arrihet deri aty sa të sulmohet shtëpia e prindërve ku ka edhe fëmijë, është shumë e rëndë”, u shpreh Etleva Delia, gazeta “Panorama”.

“Ngjarje tejet e trishtueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte një provë e fortë e revanshit që ka marrë krimi i organizuar. Ku segmente të caktuara të krimit të organizuara arrijnë të prodhojnë ngjarje të tilla kaq të rënda”, u shpreh Armand Bajrami, gazetar “AbcNews”.

A ishte një mesazh vetëm për Klodiana Lalën apo një mesazh më i gjerë për të gjithë komunitetin e gazetarëve?

Kolegët e kronikës dinë t’i përkthejnë më mirë kodet e krimit.

“Mesazhi dërguar Klodianës, është një mesazh për të gjithë. Prandaj unë e lexoj dhe e kam përjetuar si mesazh për të gjithë. Mos harroni të gjithë reporterët e mediave në Shqipëri janë çdo ditë nën presion, nën kërcënim”, thotë Artan Hoxha.

“Sigurisht që ky kërcënim nuk është vetëm për Klodianën, por për të gjithë gazetarët investigativë, siç jemi ne gazetarët e kronikës për t’ua mbyllur gojën. Klodi nuk është nga ato që pushon me mesazhe të tilla, por edhe ne nuk na mbyllet goja me ngjarje të tilla”, thekson Etleva Delia.

“Është nga ato ngjarje që jo për mua, apo disa kolegë të tjerë që kemi kaluar një dekadë që mbulojmë kronikën e zezë, apo investigime. Por për brezin e ri që aspiron të bëhet pjesë e kronikës së zezë, patjetër që është nga ato ngjarje që i demotivon apo i frikëson”, u shpreh Armand Bajrami.

Reagimet që pasuan lajmin e sulmit ndaj gazetares Lala ishin të shumta, por komuniteti i gazetarëve shpreson që me kalimin e ditëve çështja të mos harrohet./Burimi: TCH

a.s/dita

August 31, 2018 19:52
Komento

6 Komente

  1. Gazetar Babole August 31, 21:07

    Hani po mos hani kaq shume o gazetaruce. Prisni te zbardhen hetimet. Glorifikimi dhe heroizimi shuhen shpejt kur arsyeja mposht karagjozllekun.

    Reply to this comment
  2. une kaq di, po ti? August 31, 21:16

    Mos e merrni bran , te pakten ju o gazetare, se te tjeret po spjegojne enderrat e tyre. E kuptoni ju qe ka pasur dasem gjitoni dhe ne tre te mengjezit , njerez te dehur kane shtire me kallash ne drejtim te shtepise. Ata po te kishin ate mendje qe keni ju sot, do kishin vrare ndonjerin se nuk ka idiota sot qe te futen ne rremuje pa realizuar qellimin.

    Reply to this comment
  3. Arben August 31, 21:25

    Te gjithe Kane folur pervec policise.

    Te rrethojme kuvendin tu veme flaken kriminelave Brenda se ndryshe do na vije rradha te gjitheve te pranojme shullazrat neper qoshe ne shtepite tona.

    Litarin kriminelave.

    Reply to this comment
  4. shqip August 31, 21:48

    Si nuk ju vjen turp ju media e kazanit.
    Perse nuk u ngritet kur sali ram berishacic zhdukte e I sakatonte gazetaret qe I dilnin kundra.
    Perse nuk prisni te perfundojne hetimet.
    Ai qe vret te vret e nuk pyet, nuk vjen te beje vrima ne mur.
    Thoni qe kishte dasem aty afer, Po sikur te ishin dasmoret e dehur qe qellonin me ajer.
    Po sikur te jete per shkak te vellait qe punonte ne burg me kriminela ordinere ?
    POR nje gje eshte e sigurte KJO eshte loje e bandes kriminele e sali e lul bashuqit per te krijuar rremuje e mjergull e Si gjithmone qeveria.
    Respektoni profesionin tuaj te gazetarit se nje pjese e juaja Jane bere milioner duke I sherbyer bandes kriminele.

    Reply to this comment
  5. shqip August 31, 21:48

    Si nuk ju vjen turp ju media e kazanit.
    Perse nuk u ngritet kur sali ram berishacic zhdukte e I sakatonte gazetaret qe I dilnin kundra.
    Perse nuk prisni te perfundojne hetimet.
    Ai qe vret te vret e nuk pyet, nuk vjen te beje vrima ne mur.
    Thoni qe kishte dasem aty afer, Po sikur te ishin dasmoret e dehur qe qellonin me ajer.
    Po sikur te jete per shkak te vellait qe punonte ne burg me kriminela ordinere ?
    POR nje gje eshte e sigurte KJO eshte loje e bandes kriminele e sali e lul bashuqit per te krijuar rremuje e mjergull e Si gjithmone qeveria.
    Respektoni profesionin tuaj te gazetarit se nje pjese e juaja Jane bere milioner duke I sherbyer bandes kriminele.
    Mos bllokoni komentin sic beni

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K September 1, 09:29

    Kjo dihet se kush eshte,banda e Edi Rames .Nga ky vjen cdo e keqe ne Shqiperi.Ky duhet hellur te sheshi si baballart e tij ne 90!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*