Pluralizmi i parë

April 20, 2016 10:56

Pluralizmi i parë

 

Nga Prof.Dr. Hysen Kordha

Në historinë e popullit tonë mbledhja e Senatit apo e “Këshillit Kombëtar”, (siç e saktësoi vetë emrin e tij) plotësoi sistemin e organeve të larta të shtetit shqiptar, të krijuara nga Kongresi i Lushnjes dhe shënoi fillimin e parlamentarizmit në Shqipëri. Tre ishin organet e larta të shtetit shqiptar që krijoi Kongresi Kombëtar i Lushnjes: Këshilli i Lartë, – me të drejtat e sovranit, Qeveria – me të drejta ekzekutive; Senati (Këshilli Kombëtar)-me atribute parlamentare legjislative. Parlamenti përbënte organin më të lartë të përfaqësimit dhe të ruajtjes së sovranitetit të popullit, që kishte të drejtën, detyrimin dhe përgjegjësinë e shprehjes së vullnetit politik të tij. Për herë të parë shteti dhe populli shqiptar kishin organin më të lartë ligjvënës. Prandaj mbledhja e tij shënoi një sukses tjetër të rëndësishëm të shqiptarëve në rrugën e luftës politike dhe të përpjekjeve të tyre për ndërtimin, forcimin e konsolidimin e shtetit të saporimëkëmbur shqiptar dhe të të gjithë organizmave e organeve shtetërore të nevojshme e të domosdoshme për funksionimin e përfaqësimin e tij dhe për vendosjen e rendit kushtetues në vend.

Kjo ngjarje e jetës politike shqiptare, e vështruar në pikëpamje të rolit që pati në rrjedhën e zhvillimeve historike të brendshme e të jashtme, nuk mund të mos kishte, siç edhe pati objektivisht, vlera afirmuese, sepse dëshmoi botërisht aftësitë organizative shtetformuese dhe vetëdijen politike të shqiptarëve për domosdoshmërinë e organizimit dhe të ndërtimit të shtetit të tyre. Qarqe politike antishqiptare ishin përpjekur dhe ende përpiqeshin (fatkeqësisht edhe sot) t’ua mohonin.

Ndonëse në rrethanat shumë të vështira të vitit 1920, kur zona e madje krahina të tëra ishin ende të pushtuara, senatorët e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes përfaqësonin popullin e shtetit shqiptar të vitit 1913. Pra Këshilli Kombëtar i vitit 1920 realizonte parimin kushtetues të përfaqësimit të të gjithë vendit e të shtetit, njëherazi institucionalizonte e sanksiononte njësinë politike shtetërore të shpallur si detyrë dhe si objektiv nga Kongresi i Lushnjës.

 

Por parlamentarizmi shqiptar mori trajtën e plotë dhe hyri në rrugën e konsolidimit të tij me hapjen e parlamentit të parë pluralist shqiptar 95 vjet më parë, më 21 prill 1921, i cili, siç dihet, doli nga zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri. Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve. Studiuesi i mirënjohur Blerim Reka ka shkruar: “Rreth parlamentarizmit shqiptar, mund të thuhet se ndonëse ai jetonte në Shqipëri së paku në trajtën e vet embrionale edhe para 21 prillit të vitit 1921, është fakt se nga ai vit, pra, nga mbajtja e zgjedhjeve të para parlamentare dhe konstituimit të Këshillit Kombëtar kishte filluar jeta institucionale parlamentare shqiptare”. Këtë pikëpamje ka shprehur edhe historiani Burhan Çiraku, i cili ka theksuar se: “Kongresi i Lushnjes, nga gjiri i të cilit doli Këshilli Kombëtar apo Senati, u mblodh në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa tani parlamenti doli si rezultat i zgjedhjeve të rregullta. Prandaj, – konkludon ai, – 21 prilli 1921 shënon fillimin e jetës parlamentare në vendin tonë”. Këtë pikëpamje ka edhe Konstitucionalisti i mirënjohur, Akademik Luan Omari, të cilën e ka shprehur në monografinë tij “Sistemi Parlamentar”.

 

kongresi-lushnjes-31-janar-1020Kur gjykojmë, analizojmë dhe vlerësojmë evolucionin dhe rrugën e zhvillimit historik të parlamentarizmit shqiptar, çështja duhet vështruar sipas parimeve juridiko-kushtetuese, kritereve dhe standardeve ndërkombëtare të parlamentarizmit për mënyrën e rrugën e krijimit dhe të formimit të tij (nëpërmjet zgjedhjeve, pra nëpërmjet ‘rrugës demokratike e votës së lirë të popullit, apo duke e caktuar a emëruar atë nga lart, madje nga kush?). Prej këtej varet dhe përcaktohet edhe legjitimiteti i vetë parlamentit, shkalla dhe gjerësia e përfaqësimit të popullit të të gjitha krahinave të spektrit politiko-social të vendit, përbërja pluraliste. ndërtimi dhe funksionimi mbi bazën e parimeve demokratike. Po të shtrohet problemi në këtë mënyrë del qartë evolucioni dhe procesi i konsolidimit të vijueshëm të parlamentarizmit shqiptar. Senati apo Këshilli Kombëtar i vitit 1920 (për ato arsye që dihen e njihen) u formua nga lart. Atë e zgjodhi Kongresi i Lushnjes, ndërsa parlamenti i vitit 1921-1923 dhe më vonë Asambleja Kushtetuese e vitit 1924 dolën nga zgjedhjet, nga vota e lirë e popullit. Në Senatin (apo Këshillin Kombëtar, siç e saktësoi vetë emrin e tij) e vitit 1920 kishte 37 deputetë, në Parlamentin e viteve 1921-1923 kishte 78 deputetë dhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924 ishin 102 deputetë. Shihet qartë se shkalla dhe niveli i përfaqësimit të popullit e të forcave politike erdhi duke u zgjeruar. Edhe nga pikëpamja e përbërjes, e ndërtimit dhe e funksionimit, u zbatuan kriteret e pluralizmit dhe të demokracisë parlamentare, sidomos duke filluar nga Parlamenti i viteve 1921—1923, ku, qysh në fillim të punimeve të tij, u shfaqën në formë të organizuar dy grupime politike parlamentare: Pozita dhe opozita në kuptimin bashkëkohor të fjalës dhe sipas kritereve të standardeve ndërkombëtare.

 

 

Fituesit e zgjedhjeve të para

Zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në muajt shkurt-mars dhe përfunduan më 5 prill të vitit 1921. Nga zgjedhjet dolën 77 deputetë dhe Fan S. Noli u caktua deputet, përfaqësues i shqiptarëve të Amerikës. Pra, Parlamenti kishte 78 deputetë. Zgjedhjet u zhvilluan sipas ligjit të shpallur më 5 dhjetor të vitit 1920. Megjithë mangësitë e kufizimet që kishte ligji për zgjedhjet e deputetëve, të cilat diktoheshin nga rrethanat e kohës, ai u pasua nga fushata zgjedhore. Ligji i zgjedhjeve dhe fushata zgjedhore ishin dukuri dhe procese politiko-sociale që zhvilloheshin për herë të parë në Shqipëri, në gjithë hapësirën shtetërore. Nga synimi dhe përfundimet e zgjedhjeve ato kishin rëndësi të madhe, ishin ngjarje me domethënie të veçantë politike e historike dhe me vlera juridiko-kushtetuese. Ato përbënin sanksionimin juridiko-kushtetues të fitoreve politike e ushtarake të brendshme të arritura në fushëbetejat e Vlorës, Dibrës e Koplikut në vitin 1920, si dhe të sukseseve të arritura gjatë vitit 1920 në veprimtarinë politiko-administrative për përfshirjen e tërë krahinave të shtetit shqiptar të vitit 1913 nën juridiksionin dhe pushtetin e qeverisë të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes. Më pas shteti shqiptar u pranua anëtar i Lidhjes së Kombeve dhe u njoh nga Fuqitë e Mëdha. Këto përbënin sanksionimin juridiko-kushtetues të realitetit të ri që u krijua në Shqipëri gjatë vitit 1920, kur u realizua plotësisht procesi i bashkimit politik dhe i njësisë shtetërore brenda kufijve të vitit 1913.

“Pavarësisht luftës së ashpër politike gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri, votat i mblodhi patriotizmi dhe jo partitizmi”, ka theksuar studiuesi Blerim Reka i cili më tej vazhdon. Zgjedhjet e vitit 1921, “edhe pse përballë lëshimeve normale teknike që ishin të pritshme në zgjedhjet e para në atë fillim shekulli, që zhvilloheshin në një vend ballkanik, i cili një pjesë të madhe të historisë së tij e kishte kaluar në robëri, megjithatë dëshmuan për disponimin e qartë e të plotë  patriotik të votuesve shqiptarë”. Kjo u provua në të gjitha prefekturat ku votuesit parapëlqyen të zgjidhnin atdhetarët, sidomos kongresistët dhe ideatorët e Kongresit të Lushnjes.

Fitorja e patriotizmit në zgjedhjet e para parlamentare shënoi një sukses tjetër politik mbi “armiqtë e shtetit shqiptar dhe mbi kundërshtarët e konstituimit demokratik parlamentar të tij, të cilët pikërisht gjatë zgjedhjeve të para parlamentare luajtën fuqishëm letrën e përçarjes krahinore, fetare e territoriale për të sfiduar e kërcënuar njërin nga shtetet më të reja evropiane, të njërit nga popujt më të vjetër të Evropës”, është shprehur Reginald Hibbert. Ky ishte shkaku që deputetët e parlamentit ishin atdhetarë të njohur, figura me popullaritet e autoritet të madh, personalitete të shquara  politike, ideologë, organizatorë, intelektualë të dëgjuar të jetës kulturore, drejtues politikë ushtarakë dhe pjesëmarrës aktivë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me kontribute të rëndësishme në interes të kombit, disa prej tyre të njohur dhe të vlerësuar edhe në botën e jashtme.

 

konica noli pekmeziDeputetët gëzonin respektin, dashurinë, simpatinë dhe besimin e nevojshëm e të domosdoshëm politik të shqiptarëve, jo vetëm brenda shtetit të tyre, por edhe të shqiptarëve jashtë kufijve politikë shtetërorë dhe në diasporë. Midis tyre ishin Fan.S. Noli, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Hoxha Kadriu, Hasan Prishtina, Hilë Mosi, Ndre Mjeda, Sulejman Delvina, Ahmet Zogu, Sotir Peci, Pandeli Cale, Kristo Dako, Pandeli Evangjeli, Stavro Vinjau, Bahri Omari, Ali Këlcyra, Mehdi Frashëri, Osman Haxhiu, Ramiz Daci, Sejfî Vllamasi, Llambi Goxhamani, Ali Koprencka, ldhomene Kosturi, Taqi Buda, Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, Kristo Floqi, Xhemal Bushati,, Agathokli Zhitomi, Zija Toptani, Tefik Panariti, Koço Tase, Loni Kristo, Kristo Kirka, Osman Nuri, Dhimitër Kacimbra, Mustafa Maksuti, Dr. Syrja Pojani etj. Për vlerat, cilësitë dhe virtytet e larta të të gjithë deputetëve të zgjedhur, gazeta “Taraboshi” shprehu besim të plotë ndaj punës së tyre në interes të gjithë vendit. “Deputetët – shkruante ajo, – me veprën e tyre kishin për t’i treguar botës se në Shqipëri ndër çështjet politike e atdhetare nuk ka më  myslimanë, katolikë e ortodoksë, por shqiptarë me mënd, me zemër e me punë. Kanë për të vërtetuar se para interesave të kombit nuk ka partira krahinash e fesh, por ka një parti të vetme….ka partinë e shërbëtorëve të Atdheut, të nacionalistëve që përkujdesen vetëm për madhëri, për begati e mirësi të popullit me fjalën e ndritshme: Shqipëria është e Shqiptarëve”. Parlamenti  ishte i vetmi institucion dhe organ i piramidës së lartë shtetërore, në të cilin u arrit përfshirja, bashkirni e mbledhja e përfaqësuesve të popullit të të gjitha krahinave dhe të të gjitha forcave politike e sociale të vendit në një institucion të përbashkët për të diskutuar e vendosur drejtimet e punëve të shtetit, të vendit e të popullit. “Kur themi Parlament, – shkruante shtypi i kohës, – kujtojmë një shtëpi të shënjtë, atje ku bisedohen hallet e nevojat e popullit dhe rregullat e shtetit, atje  bëhen ligje të reja dhe ndreqen të vjetrat”.

Parlamenti qysh në fillim kishte karakter pluralist, sepse edhe fushata zgjedhore, nga e cila doli ishte pluraliste. Dy ishin grupet më të mëdha parlamentare, grupi parlamentar i Partisë Popullore, i cili kishte rreth 28 deputetë dhe grupi parlamentar i Partisë Përparimtare, afërsisht me po aq deputetë. Deputetët e tjerë e shpallën veten të pavarur. Partia Popullore dhe grupi i saj parlamentar, ka vënë në dukje Faik Konica, përbënin grupimin e intelektualëve liberal­demokratë, me kulturë, formim, prirje e orientim perëndimor. F.S.Noli  ka thënë se në atë grup parlamentar bënin pjesë deputetë që ishin “nga shqiptarët e paktë që thëthitnë mirë kulturën e perëndimit dhe punuan pa u lodhur për të mbjellur farën e saj në Shqipëri”, sepse ata kishin bindjen e patundur se vetëm rruga e afrimi me perëndimin, oksidentalizimi do të siguronte demokratizimin, perparimin dhe begatimin e Shqipërisë. Ky grup formoi opozitën në parlament, e cila kërkoi zbatirnin e një varg reformash liberalo-demokrate në tërë fushat e jetës, për mënjanimin e mbeturinave të feudalizmit, për të përshpejtuar ritrnet e zhvillirnit të kapitalizmit, për të vendosur rendin kushtetues e për të krijuar shtetin modern, në të cilin të sundonte forca e ligjit dhe jo ligji i forcës, siç shprehej atëherë një gazetë. Përballë tyre ishte grupi parlamentar i Partisë Përparimtare që përfaqësonte e mbronte interesat e konservatorëve në pushtet dhe kundërshtonte kërkesat e opozitës për reforma. Konservatorët kishin pushtetin, opozita gëzonte mbështetjen e inteligjencies. Pra në parlamentin e parë shqiptar ekzistonte, vepronte e zhvillohej pluralizmi dhe demokracia parlamentare. Ai ishte organi ku u institucionalizua demokracia parlamentare. Tribuna e parlamentit u bë arenë parashtrimi, ballafaqimi e konkurimi alternativash, idesh e pikëpamjesh të ndryshme.

 

Këto veçori dëshmonin se parlamentarizmi shqiptar lindi, u ndërtua dhe funksiononte sipas kritereve e parametrave të standardeve ndërkombëtare. Fillimi i jetës parlamentare në Shqipëri me të drejtë është vlerësuar si nisja e një periudhe të re në historinë e popullit shqiptar. “Populli, – shkruante gazeta “Drita” e Gjirokastrës, – pret me padurim gjersa të hapet skena e re politike me shpresë që nesër të fillojë një jetë e re”.

“Zemrat e sytë e gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda e jashtë Shqipërisë. – nënvizonte gazeta “Shkumbini” ditën e çeljes së punimeve të Parlamentit, – sot janë kthyer drejt asaj ndërtese të vogëI ku përfaqësuesit e zgjedhur do të mblidhen për t’i dhënë një drejtim të ri jetës politike e shoqërore të këtij vendi”. 37 senatorët e zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes, më pas 78 deputetët e parlamentit të zgjedhur nga populli në vitin 1921 e më vonë 102 deputetët e Asamblesë Kushtetuese të Vitit 1924 – që zgjodhi populli në vitin 1923, ishin përfaqësuesit e popullit në parlamentet e periudhës 1920-1924 që zhvilluan një veprimtari të gjërë legjislative. Ata u përpoqën dhe hodhën hapa të rëndësishme për krijimin e konsolidimin e shtetit kushtetues shqiptar, për Oksidentalizimin e tij nëpërmjet një legjislacioni shqiptar, të cilin e ndërtuan sipas parimeve juridike të legjislacionit të vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, duke mënjanuar legjislacionin dhe praktikat orientale që asikohe ende vepronin në Shqipëri.

April 20, 2016 10:56
Komento

7 Komente

  1. Antifashisti April 20, 18:12

    Cfare i dha popullit shqiptasr ky PULA-rizmi i pare shqiptar,pervec propagandes mashtruese se ja edhe ne po behemi si e gjithe bota??
    Pas ketij PULA-rizmi te shpifur me nje A.Zogolli brenda,rrezoi me ndihmen e bjellogardisteve ruse dhe atyre serbe qeverine demokratike te Fan Nolit,vendosi sundimin mbi popullin,vrau pa gjyq demokratet me te medhenj te kohges dhe e vet shpalli veten mbret te Shqiperise!
    Dhe ne fund e shiti Shqiperine Italize fashiste,pasi me pare kishte bere edhe nje mareveshje te fshehte TRADHETARE me Pashicin serb per bashkimin e Shqiperise me ish Jugosllavine!
    Dhe kur sulmoi Italia me 7 prill 1939,Zogu,vodhi te gjithe floririn e Shqiperise dhje e la vendin pa udheheqje duke u hequr topave dhe poushkeve edhe gjilperat e shulat,qe te mos u kunderviheshin pushtimit!
    Pastaj brodhi si qen ne tere boten se nuk e pranonte asnje shtet si mbret,por si TRADHETAR!

    Reply to this comment
  2. Partizani April 20, 18:18

    Ja cfare solli pluralizmi i pare shqiptar:

    Marrëveshja Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit 1924

    Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën “Dielli”. Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

    Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin “Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924”). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar” (faqe 74-78, me titull “Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924”).

    Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: “Kollokotroni …më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd”.

    I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd. Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se “Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit….se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit”. Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

    Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

    Marrëveshja theksonte:

    “1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

    2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

    3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

    5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

    6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

    7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

    8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

    9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

    10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

    11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

    12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

    13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

    14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

    16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.

    Dhe ky tradhetar i ndyre sot ka shtatoren ne mes te Tiranes,ndersa populli shqiptar hesht dhe pretendon per demokraci!

    Reply to this comment
    • KOZi April 20, 22:31

      Me qe asnje nga keto pika nuk eshte zbatuar ndonjehere lind pyetja ,firmat e kujt jane ne kete dokument ?

      Reply to this comment
  3. Shefqet Cela April 20, 22:03

    Me bute o antifashist!
    Zogu nuk u be mbret nga ky organ suprem, por shume vite me pas, me 1928, kur na e solli peshqesh Serbija, mbas permbyjes, me mercenare te huaj, te Nolit.
    Mua me ben pershtypje te veçante pozita e fetareve:
    gjitheperfshirje, por jo ne vendin e pare, siuç bejne tani
    politikanet tane dallaverexhinj qe mburren “me bashkje tesen fetare”, Ikur eshte merite e tyre.
    Atehere qe origjinale, safi shqiptare.
    Po tani??????Ja kjo eshte “merita” e tyre.

    Reply to this comment
    • ortes April 20, 23:20

      O Shefqet mavria!
      Satrapi Zogoll ishte antar i parlamentit pluralist te 1921!
      Se cfare beri ky parlament deri ne 1924 na e thuaj ti!
      Zogolli na e prune serbet dhe ruset e vrangelit me arme ne vitin 1924 qe rrezuan Fan Nolin!
      Me pas na trego zotrotre prap se cfare te mire ka pare populli shqiptar nga ku pluralizem!
      Nje pyetje:
      -A mund te na spjegosh pse quhej pluralist ky parlament atehere?
      Se qe te mos merren vesh me njeri tjetrin 2 shqiptare,kete e di e gjithe bota,por ky nuk eshte pluralizem!
      Ne pluralizem nuk kemi as sot e jo me atehere!!!

      Reply to this comment
      • KOZi April 21, 12:09

        Kemi ngelur vec me Ahmet Zogun ,,,,ore a ka tjere ne kete foto?
        Parlamenti ka qene pluralist ne ato vite. Qe ne fushate zgjedhore,qe ne luften e shtypit te kohes,qe tek grupet politike qe konkuronin.
        Qe nga 1920 e ne vazhdim jane nxjerre ligje qe sherbenin per krijim dhe forcim institucionesh. Pra shtet formimi fillon ketu.
        Mos perdorni termin-rrezoi qeverine demokratike te Nolit- as ka qene demokratike e as borgjeze por nje grusht shteti anarkist me ndihmen e dy reparteve kryesore ushtarake te Shkodres dhe Permetit. Ne 6 muaj te qeverise revolucionare nuk kishte Shqiperia as Kryetar Shteti e as Parlament. Prandej quhet “Triumf i Legalitetit” rikthimi i maxhorances .tung

        Reply to this comment
  4. aqo April 21, 06:23

    Keta kane qene burrrrra,nga 48, vetem tre kane qene pa lesh nen-hunde.Kurse sot ne kuvendin tone eshte e kunderta,vetem tre burra jane me lesh nen-hunde.Ngaj u ecin punet mmmmmm…………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*