Po personat brenda asaj makine? Sjellja e tyre është ç’njerëzore

August 20, 2019 01:32

Po personat brenda asaj makine? Sjellja e tyre është ç’njerëzore

Nga Artan Fuga

Skena ku shihet pronari i një lokal në Jug të vendit që hidhet mbi makinën e turistëve të huaj, thyen xhamin e përparmë me telefon, dhe fut dorën për t’u kapur brenda mjetit u ngjan filmave me horror, ose më kujton një skenë nga lufta e njësive guerrile të Tiranës në kohën e pushtimit fashist.

Hidhet biznesmeni si Vojua mbi tanks ! Tmerr.

Imagjinoj çfarë frustrimi ka pasur, çfarë gjendje psikologjike të rënduar ka përjetuar, çfarë marrëdhënie me klientët e tij ka konceptuar derisa ka arritur puna aty.

Duhet të ketë qenë e rëndë!

Pritet që organet e rendit ta zbardhin çështjen, por ka një flagrancë gjithsesi që del në videon e turistëve. Çfarëdo të bëjë klienti, pronari, personi i shërbimit, biznesmeni nuk duhet të arrijë deri aty, te vetëgjyqësia, as te rreziku për jetën e tij apo të klientëve të tij.

Madje ne kemi nevojë që nëpunësi i shtetit, kamarieri, deputeti , punonjësi i bankës të jenë shumë të sjellshëm me klientët vendas dhe të huaj. Ne dhunohemi përditë sidomos nga arbitrariteti i nëpunësve dhe arroganca e jo pak prej tyre që as ta vërshëllejnë fare.

Sigurisht duhet ta mbrojmë imazhin e turizmit tonë dhe të jemi në nivele pa të cilat turisti i sotëm as ta sheh derën. Dhe ndaj të huajit ne me të drejtë jemi të kujdesshëm.
Por, shteti duhet të jetë i paanshëm dhe jo eksesiv.

E para dëgjoj në lajme që shërbimet financiare po shkojnë dhe kontrollojnë a është me leje lokali i personit në fjalë, a ka shlyer detyrimet, etj!!! Pse tani e gjetën ata të kontrollojnë këto gjëra? Cfarë lidhje ka incidenti i rëndë me taksat a tatimet?

Hiiiiiç, asnjë lidhje.

Nëse ai pronar gjendet me shkelje, edhe shërbimet tatimore etj, duhet të japin llogari, dhe jo për një ngjarje policore të hapin një çështje financiare sepse është pa asnjë lidhje, është linçim i biznesit.

E dyta në flagrancë dhune është biznesmeni mbi veturë si mbi tanks, por edhe personat brenda veturës dhe përfshirë edhe turistët. Sjellja e tyre është çnjerëzore sepse jo vetëm rrezikojnë jetën e personit, por edhe filmojnë skenën me cinizëm, në vend të ndalonin dhe të sqaroheshin duke njoftuar policinë.

E treta, para sesa të bëhet fajtor pa u gjykuar biznesmeni, i cili sigurisht ka bërë gabim, duhet të sqarohen rrethanat e ngjarjes sepse asnjë pronar lokali nuk ka interes të grricet me klientët e tij.

Kush iku pa paguar, çfarë defektesh kishte shërbimi, cila ishte skena e krimit paraprakisht dhe jo thjesht në veturë etj.

Sepse kemi një filmim të njëanshëm. Dhe pyetja e madhe është: në rast konflikti mes shërbimit dhe turistit kush ndërhyn, përsa kohë ndërhyn. Edhe biznesmeni por edhe turistët duhet të njoftonin qetësisht policinë dhe të prisnin forcat e rendit e jo me vetëgjyqësira e me dhunë të ndërsjelltë.

Rendja e asaj makine me njeriun me xham mua më shqetëson edhe sa vetë hedhja e personit në xhamin e veturës së tjetrit.

Dhe skena kur ministri i turizmit u jep lule turistëve dhe u kërkon falje është qesharake. A u zbardh ngjarja nga drejtësia? A u shpall fajtori?

Turistët e shumta mund të merreshin nën kujdes nga shërbimet shëndetësore, nga shërbimet e pushtetit lokal, nga organet e rendit, por një takim si ai që shoh në tv mes turistëve që as një ndjenjë brejtjeje nuk kanë për ngjarjen ku janë palë dhe ministrit që i trajton anshmërisht si viktima, por jo edhe si fajtorë, më duket një inferioritet i pashpjegueshëm.

Aq më shumë që ajo video e njëanshme e nxjerrë nga cdo kontekst duke u botuar përbën edhe një prishje të imazhit të turizmit shqiptar pra ka dëmtuar degën e ekonomisë kombëtare, bizneset shqiptare, të cilat ka nevojë të kenë lobimin e tyre dhe sistemin e vetërregullimit për ta ngritur shërbimin turistik shqiptar në nivelin e turistit të sotëm.

Si klient turisti është mbret, por si klient nuk mund të jetë anshmërisht i trajtuar kur nesër pasnesër krijon probleme ose pëson nga gabimet e operatorëve shqiptarë.

Ne duam gjykime të ftohta dhe jo linçim propagandistik e mediatik, shoqëruar me anshmëri burokratike dhe mosveprim i organeve të drejtësisë ndaj kujtdo qoftë që përfshihet në një incident në territorin e Shqipërisë.

Te gjitha palët duhet të shoqëroheshin në komisariat dhe aty të fillonte trajtimi i panshëm i çështjes. Kjo është zgjidhja moderne e emancipuar e çështjes, jo zgjidhja politiko-mediatiko-emocionale.

 

*****

Titulli është i redaksisë

August 20, 2019 01:32
Komento

66 Komente

  1. Roza August 20, 01:40

    Po cna thua ore akademik? Asgje skuptoj nga articulo juaj. Ku e ke idene e ketij artikulli.

    Reply to this comment
    • FB August 20, 13:22

      Mihali dhe Qeveria

      Spanjollët u gënjyen nga guzhinieri i lokalit, ju dhanë peshk rezervati në vend të asaj çfarë kishte në meny! (peshk i egër)
      -Siç thuhet, të pakënaqur nga ushqimi dhe të zhgēnjyer nga shërbimi ata nuk pranuan të paguajnë faturën dhe kanë dashur të largohen.
      – Mihali, pronari i lokalit ka kërkuar paratë duke kërcënuar turistët spanjoll.
      – Mihali me pushtetin që ka në zonë dhe miqësit me pushtetin, ka kërkuar të ndaloj makinën me forcën e grushtave duke çjerrë xhamin e furgonit dhe duke kërcënuar turistët.
      – Ata lajmërojnë policinë. Furgoni vazhdon rrugën pavarësisht përpjekjeve të shoferit për ti tërhrqur vëmendjen e atyre.
      – Shoqëruesi i turistëve filmon ngjarjen, duket qartë rezistenca e Mihalit dhe frika e ndërsjelltë ndërmjet tyre.
      – Video shfaqet në media, plas skandali, alarmi, memet, batutat, dhe historia merr dhenë.

      Mendoni tani të njëjtën situatë.

      – Qeveria ofron shërbime në shëndetësi, arsim, rend, siguri …dhe për të bërë këto i duhen para të cilat i mbledh nëpërmjet tatimeve, tarifave, taksave.
      – Të premtohet shëndetësi falas, arsim cilësor, rend, siguri etj..!
      – Pas 6 vitesh, ti nuk ke asnjërën!
      – Provo dhe bëj si turistët spanjoll!
      Mos paguaj taksat, thuaj që nuk të pëlqen qeverisja dhe se je i zhgënjyer nga ajo cfarë ti prisje dhe ajo qe të ofrohet.
      – Për ta bërë më të thjeshtë kemi rastin e banorëve tek Astiri.
      – Çdo ditë në terror, cdo natë me roje, cdo orë duke prit çunat e Lleshit!
      ______

      Nuk ju pëlqen qeverisja!?
      Është problemi juaj, jo i spanjollëve.

      Reply to this comment
      • Zooot sa kot jemi August 20, 13:23

        Gjysmen e “loteve” qe derdhni per spanjollet t’i kishit per femijet e Bulevardit te Ri, qe u sulmuan ne krevatet e tyre ne 5 te mengjesit me bomba gazi!

        Reply to this comment
        • AAA August 20, 14:18

          Ore
          Jeni ne vete ju apo s jeni?!
          C donte ai Vojo Kushi ne makine me nje leve hekuri???
          Se besoj se po i percillte miqte si e don zakoni.
          Atyre dy djemve bravo u qofte per cka bene.

          Reply to this comment
          • Lili August 21, 15:21

            Po po ishte to va kthye telefonin qe e kishin harruar ! Nuk ia peje tel ne fore qe deshti me va dhane?! Cfare keqkuptimi po besoj se guida ishte shume matrapaz e i mesuzr me arme prandaji shkoj mendja tek e keqja !

      • Kuq e Zi August 20, 13:46

        FB, ketu ka pak te drejte Mihali, dhe ne Amerike nuk ha peshkun qe te thone. Thone qe e kapin ne det, dhe vjen nga frigoriferet e Azise.
        Realiteti ky eshte..nuk ka me peshk te fresket sot, se duan te gjithe te bejne leke

        Reply to this comment
    • qytetari thjeshte August 20, 13:55

      Moj Roza, moj Rozine. Cfare nuk kupon ti? E thote qarte akademiku: Te ndaloheshin menjehere edhe pronati, edhe turistet. Pronari nuk eshte i cmendur te hidhet mbi makine si mbi ank dikur Vojo Kushi. Ai qe vret, thote populli, nuk ka faj. E kane detyruar ata turistet dhe shoqeruesit e tyre shqiptare, qe i pame ne vidio se si silleshin me pronarin mbi motorin e makines. Ashu do e jene sjelle, me arrogance edhe ne lokal, ndosha duke mos e paguar ushqimin, se gjoja nuk ishe i mire. Apo edhe ju zonje apo zonjushe permiresh para te huajve, sic permiret ministri i turizmit me kryeministrin. Turp!

      Reply to this comment
    • Qytetar August 21, 05:33

      Mbaje mendje âne mesim,Roza!

      Reply to this comment
  2. Juli August 20, 05:09

    O PLUG je në vetë ti !!!!!
    Ke qenë ndonjëherë turist !!!!!
    Apo ke qenë turist si ato Kosovaret që marrin bukë me vete në plazh dhe rrijnë 5 vetë në një shezlon.
    Turist o plug jashtë shtetit të pyes.
    Ty të vonohet ushqimi më shumë se cduhet, cohesh dhe ikën. Nuk thërret policinë O PLUG.
    Ku ke pa ti të turret pronari me thikë mbrapa dhe ti do sqarosh muhabetin me të
    O PLUG

    Reply to this comment
    • XXXL August 20, 12:53

      Nëse vizitorë ose turistë në botë që ma së keqi janë trajtu dhe çmu ata janë shqiptarët e ish Jugosllavisë që nga kontrollat kufitare plaçkitjet përgjat udhëtimit si nga qytetarë dhe policë si dhe deri te ofrimi kushteve extreme banimi dhe shërbimi por ata mbeten ende idealist se psh. Ulqini u ka ofru dhe ofron kushte ma të mira dhe qmime të njejta si dhe trajtim shum ma njerzor dhe jo me u vjedhë në çdo hap

      Reply to this comment
      • $$$ August 20, 14:09

        Profesori Allbanez, pervec skandalit qe mori mediat,llogarit c’behet te botohet ky artikull i “akademikut”Shqipetar ne ndonje gazete europiane.Mbi te gjitha kete e hedhin ne gjygj per denigrimin e integritetit te viktimes

        Reply to this comment
  3. Xhungla ka ligjet e veta ! August 20, 05:18

    Hajde ketu ne NY. profesor,open a restaurant dhe grushto klientin ! Fuga e ke mbiemrin,si fuge te fluturojne,nuk ka rendesi kush e ka fajin,policine duhet ta therresi pronari.

    Reply to this comment
    • Arber August 20, 13:28

      Theu xhamin e makines?
      te denohet..
      Por jo te tentosh ti marresh jeten si aksion filmash.. mbeta pa fryme
      Ku ndodh kjo ne bote?

      Reply to this comment
      • Neritan August 20, 13:29

        Kur të zhvat dhe të rreh qeveria, kur ajo të rrëmben dhe të prish shtëpinë duke të flakur në rrugë, nuk ka reagim dhe nuk bëhen lajme. Kur del një i fortë, me gjasa psiqik, i cili provon të rrahë ca turistë, pasi ka dështuar t’i zhvasë, ky është shqetësim dhe lajm i parë kombëtar.

        Pronari i restorantit në Porto Palermo është një i fortë i vockël në tokën ku sundon ligji i të fortëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe dhunojnë çdo gjë, çdo ditë, pa u ndëshkuar. Përpjekja e tij për rrahje turishtësh është një episod pa asnjë vlerë, ndërsa rrahja e turistëve nuk është as dukuri as shqetësim real në Shqipëri. Kurse zhvatja dhe rrahja e shqiptarëve nga qeveria dhe të fortët e lidhur me të është dukuri e përditshme dhe shkatërruese.

        Sa për turizmin, Shqipëria është i vetmi vend në botë që bregdetin dhe turizmin ja la në dorë ta zhvillojnë skafistët, trafikantët, biznesmenët grabitqarë dhe zyrtarët e korruptuar. Thuajse të gjitha ndërtimet në bregdet janë pa leje dhe pjesa më e madhe janë ngritur me para të dyshimta. Kurrë nuk ka patur rregulla, standarde dhe plane për ndërtimet në bregdet. Për më tepër, zhvatja dhe dhunimi i Sarandës, Ksamilit, Dhërmiut dhe bregdetit kudo janë krime të pashlyeshme. Ndaj Shqpëria ëhstë ndoshta i vetmi vend me bregdet në botë që nuk ka asnjë hotel apo ndëtim të huaj qoftë edhe sa për nishan, edhe pse jemi në zemër të mesdheut, në kufi me dy nga vendet destinacion kryesor turistik në botë.

        Reply to this comment
        • Episa Pilospari August 20, 13:32

          Pronare lokalesh me te meta mendore qe hidhen ne xhamin e makines ka ne te gjithe boten. Ka edhe filma per kete gje.

          Ama nuk ka asnje film per punetoret qe vdesin neper kantieret e bashkise.

          A nuk mjafton kaq qe qeveria te reagoje edhe per rastin e dyte?

          Reply to this comment
  4. Lasgushi August 20, 05:56

    O profesor I madh.Po ja guy kot.Ose me mire duqes.Dokumentimi I keti alto vandal kriminal vetem mbron realizuesin para kriminelit.Hajdutit dhe fisit e te perkedhelurbe politikaneve hajdute perverse Koco e Petro Koci.Artan keto qe po shkruan to,kohet e fund itJane njesoj me sjelljen e Kokedhimes.

    Reply to this comment
    • Sulo kapedani August 20, 08:57

      Tek ky tipi mihal kam ngrene vjet, ka edhe rezervat peshku diku afer lokalit.
      Peshku dhe vera ishin mire pervec ca patateve te lodhura. Komunikimi dhe sjellja e ketij tipit neper restorant ishte sikur po te bente nder qe po te sherbente. Me pak fjale t’i beje naften dhe mos te shkoje me.
      Koha ben koka peson o mihallaq mavria!!

      Reply to this comment
  5. I dhunuari August 20, 06:03

    Po tani qe mesove qe ky spanjoll qe sdeshi te paguante kush eshte do kerkosh falje fuga profesor ti mortja moj shqiperi kush e drejtojn

    Reply to this comment
  6. TURI EMIGR August 20, 06:05

    o artan pse nuk e beri kete pronari ,te lajmeronte policine por beri ate qe bejne shume shqipetare kokeshkrete VETGJYQESINE. i keni lexuar bemat e ketij pronari me rahje klientesh. me habit degradimi juai mendor..po te mos shkonte ministri do thoje pse nuk vajti.kam mendimin se cdo veprim qe behet nga qeveria rama e sulmon dhe ma ha mendja se ky eshte sebepi i shkrimit ose ke mare ndonje leke ,gje qe eshte e mundur duke pare pa llogishmerine e mendimit o ISH PROFESOR I NDERUAR .por sistemi qe po jetojme e ndryshon shume njeriun

    Reply to this comment
  7. Besniku August 20, 06:17

    E more Z Fuga!
    Tamam fuge e ke mendjen!
    Mu duk titull interesant, se vertet, pavaresisht se gjykimi per Mihalin nuk me ndryshon, nga asnje lloj rrethane “ lehtesuese”, kam te njejtin mendim per spanjollet.
    Spanjollet na dolen qe qenkan milioner dhe na paskan vajtur kuturu,tek Mihali, qe klientet, sidomos te huaj, vazhdimisht e paskan share, me nje furgon me ca shoqerues, qe I kane gjetur po kuturu,
    Dhe jane sjelle me Mihalin, ne te njejten menyre si eshte sjelle dhe ai, te pakulturuar dhe cinike.
    Por une e kisha me “Akademikun “ fuge.
    Me ç’pjese te trurit krahason Heroin Vojo Kushi, me te çartallosurin Mihal.
    Ai tjetri, presidential yne I çnderuar, krahasohet me Mic Sokolin!
    Ah mor, me nder, akademike , po na lini heronjte rehat, mor maluketer, se po na çpifni jeten me çdo gje

    Reply to this comment
  8. Dora Verien August 20, 07:17

    Mirëdita zoti Fuga,
    Një artikull interesant. Duhet me raste dhe mbrojtja e të akuzuarve.
    Por me keqardhje sot ky artikull është i papërshtatshëm në shumë aspekte.
    E para: opinioni mediatik shpërhapet shumë shpejt nëpërmjet videove. Bota e jashtme me atë jeton. Edhe sikur të kenë bërë shumë faje klientët, me atë video ai ka dënuar veten dhe mbi të gjitha popullin dhe turizmin shqiptar.
    Kur shqiptarë dhe të huajt shikojnë një shimpanze të hedhur mbi makinë, tmerrohen, nuk mendojnë si e ka hallin shimpanzeja?!

    E dyta: TURP që e krahasoni atë palo njeri me heronjtë tanë si Vojo Kushi. Vojo Kushi vdiq për liri.
    Kështu që unë do tregoja më respekt për heronjtë tanë dhe historinë e popullit shqiptar. Nuk është e drejtë që për të shpëtuar një copë mishi të hedhim baltë mbi veten dhe historinë e vendit tonë!!!

    E treta: Edhe një detaj i vogël që me siguri ju ka shpëtuar. Ai zotëria spanjoll është krijuesi i Ono-s në Spanjë, rrjeti i parë i internetit me kabëll. Pra dje jemi bërë gazi i Spanjës prej kësaj shtaze.
    Mos themi që duhet të lexoni komentet në Google për këtë vend para se të ndodhte hisyoria. Mua m vjen keq që si nuk janë informuar ata që vajtën. Ai person ka pasur nam; ky nuk ishte rast episodik.

    Duke përfënduar: Unë shpresoj që ky rast të bëhet shembull si nuk duhet bërë turizmi!! Qeveria të marri masa e të fusi kontroll. Se mirë neve, shqiptarve na përzunë me çmimet dhe sjelljen e tyre skandaloze; por tani po përzënë edhe të huajin.

    Reply to this comment
  9. Ariu August 20, 07:22

    O koqe kanari
    Nuk ndalonin dot se ishin ne ndjekje nga makina te tjera
    dhe iken me makine shpejt pa’ lajmeruar policine sepse si lane kohe te sqaroheshin ,

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 20, 12:25

      lali
      po të shohësh,dhe më saktë të dëgjosh me vëmëndje,atë që ndodh në video,do të kuptosh se nuk kishte ndjekje me makina!!atë e thonë vetëm dy djemtë e shoqërimit kur flasin me policinë!!
      fundi tregon se makinat që ishin pas asqë e kishin idenë se çfar po ndodhte me furgonin para tyre!!
      në video dëgjohet zëri i trëmbur i kokdhimës,frika e tij!dëgjohet djali në të djathtë,që jo vetëm frikë nuk kishte nga kokdhima,që i thoshte shokut të tij,shoferit,që të ndalonte për ta rrahur kokdhimën!!
      në video dëgjohet kokdhima që ju përgjigjet djemve se dhe ai ishte dakord që të shkonin në polici,kur ata i thanë se po shkonin atje!!
      dëgjohet gjithashtu frika dhe lodhja e kokdhimës!!
      fuga thot atë që duhet të thoshte seicili nga ne!!
      të gjithë duhet të merren të pandehur,të gjithë duhet të pyeten,DHE MË PAS TË DILET ME “DËNIME” POLITIKE!!me kontrolle kryeministrore!!në këtë rast duhet të flasë vetëm policia dhe gjykata e jo palaçot e politikës!!
      sot na doli që turisti spanjoll na qënka një pasanik televizionesh!kjo tregon dhe përhapjen e shpejtë të lajmit nëpër europë!!
      KLIENTI ËSHTË MBRET,POR NË TË NJËJTËN KOHË DUHET TË SILLET SI I TILLË!!
      në pamjen e parë të dy palët kanë faj!!
      si e thotë fuga,si e tha dhe dje tare,në shqipëri ka shumë mangësi në trajtimin e klientit!në shqipëri ka shumë vetgjyqësi!!
      klienti është pasuria e restoratorit,e shitësit,e hotelierit!!
      është klienti ai që i bën nder këtyre dhe jo e kundërta!!
      klienti jeton pa shërbimet,poer shërbimet nuk jetojnë pa klient!!
      klienti duhet respektuar në maksimum,POR kjo nuk do të thotë ti lëpihet bytha!
      në raste të tilla është policia ajo që zgjidh çështjen dhe jo vetgjyqësia!!
      udhëheqësit turistik duhet të zgjidhen dhe të shkollohen për të bërë një turizëm profesional dhe jo turizëm “të fortësh”!

      Reply to this comment
      • Savage August 20, 16:42

        O zot deri ku kane degraduar analistet, intelektualet dhe keta qe na zene ekranin dhe na vrasin syte cdo dite.
        O professor leshi, duhet te kethehesh serisht ne bangat e shkolles se je nul. Merr disa klasa psikologji e sociologji se ke mangesi te theksuara.
        Grupi ne fjale kane bere porosine dhe nuk u eshte sherbyer. Ata skane ngrene asnje hale peshku o shoku professor.
        Te mbrohesh eshte instiktive. Njeri prej tyre mbase sdo perfundote gjalle nese nuk do ishin futur ne fugon dhe te tentonin te mbroheshin e largoheshin. Imagjonni pjesen tjeter te kesaj historie te pa filmuar ku pronari I lokalit I ndjek nga pas me thike. Kjo nuk eshte filmuar por jam e sigurt se ka deshmimtare. Si duhet te reagoje nje individ normal????
        Mbrojtje, largimin nga agresori.
        E imagjinoni nese dera e fugonit to ishte hapur dhe Mi-halja do I futej serisht ne dru turisteve
        Ju kafshe, te pa edukuar dhe te pashoq gjithnje I dilni ne krahe agresorit. E merritoni ate qeveri qe keni. Falenderoj zotin cdo dite qe ka 25 vjet larg profesoreve dhe intelektualeve si ju. C’fare mund te presesh nga keta idjote qe sdine kurre te perulen dhe tit hone me fal klientit edhe nese nuk ka te drejte. Nga mjalti ngordhin me shume miza se na uthulla. Te mos paguash dicka qe ste serviret eshte ceshtje principi dhe integriteti, dhe jo monetare, por ju ana-leshi dhe proferora preshi aq dini.
        Mi-halja merriton denimin per vrajse e 4-5 personave mbetur ne tentive. 25 vjet burg rrotes dhe te mos I jepet asnjehere leja per te hapur serisht biznes.

        Reply to this comment
        • NY. August 21, 02:28

          Shume gabim ! Lajthitje e profesorit, Ne cdo biznes sherbimi ne gjithe boten,aq me teper restorantet,prioritet themelor merr parimi “The customer is always right” kostumeri ka gjithmone te drejte.Ai qe paguan ka gjithmone te drejte te kerkoje ate qe do ai.
          Thagmat e Gorilles,Eshte njesoj si te shkosh ne dyqan kepucesh te kerkosh atlete dhe pronari do te te japi cizme me zorr ! Bukuria eshte qe po nuk ja bleve kercet druri dhe thika.Simbas profesorit klientet duhet te kishin ulur te qete pantallonat “se mos inatosej bosi” Kokedhia

          Reply to this comment
  10. Arben August 20, 07:59

    Duke njohur natyren e ketij prrj gangsteri, nuk eshte cudi ta kene provokuar, se keta miqte ishin ngritur nga tavolina pa paguar

    Reply to this comment
  11. Gim August 20, 08:02

    Ore, ne na ka ikur te gjitheve mendja. Zihemi kudo dhe per gjithcka. Vetem sherr dhe mllef ka kudo. Jemi cmendur te gjithe dhe ti o fuga nje i cmendur je, si te gjithe ne…

    Reply to this comment
  12. fteri August 20, 08:13

    “Hidhet biznesmeni si Vojua mbi tanks ! Tmerr.”

    Ky krahasim nuk ka humor sens barazimi ,Miltua lufton për zhvatur klient ,kurse Heroi Vojo Kushi kundër pushtuesve të atdheut ,Krahasimi është ofendues për heroin ore mësues mjeran ARTAN -Fuga SI GJITHMON i pa tru !!!.

    Reply to this comment
  13. Lili August 20, 08:13

    Po ne nje shtet normal , te gjithe palet do te duaje te ishin ne polici: ato qe porositen edhe u larguan pa paguar, shoferi qe rezikoj jeten e pronarit po edhe jeten e shoferave tjere n’ate rruge, guida qe shkelmon njerin kur jeta e tij eshte e rezikuar, tutistet qe filmojne ne vend se te ndalin veturen!..
    Po ne nje vend ku dikkushi i ka vu syrin biznesit te ketij pronari, cdo scenario per t’ia marr ´me ligj’ biznessin e vendin eshte ok , edhe kete e deshmon dergimi i policise financiare atje …!
    Edhe pyetja per guidat eshte pse paska vazhduar me i derguar klientete e tyre atje kur ai vend eshte aq i keq e ai njeri aq i dhunshme? Pikerisht per te shkaktuar kete ngjarje nje dite?!
    Kush e morrin vendimin per largim pa paguar ?! Turistet apo guida qe fjalor rrugaci kishte e kur jo sjellje te nje guide ?!

    Reply to this comment
  14. KAVAJOTI August 20, 08:50

    Sjellja e dy shqiptareve eshte agresive,banale dhe arrogante.Imagjinoni sikur padroni i lokalit te ishte i dehur cfar duhet te bejshit dy bashketatdhetaret ta shypshin, apo te ndalonin!Emira te ndalonin sepse shpetojm jete njeriu dhe jo marrim jete.Edhe policia e leshit nuk e ka te qarte respektimin e ligjit,vrapojn si budallai qe te con ne nje rruge te pa kryer?Qe do te thote nuk kan njohuri te ligjit dhe te respektimit te saj. Kur turistet spanjoll therrisnin stop stop athere keta dy luane perse nuk e respektuan turistet qe te ndalonin?Atehere edhe keta te shoqerimit kan gabuar rende dhe ka pergjegjesi penale ligji duhet te jete njesoj per te gjithe kush gabon e paguan cili do qofte i huaj apo vendas!

    Reply to this comment
  15. Qeni August 20, 09:21

    Shkruaj me llogjik mos trego edukate te dobet (koqe kanari) cfar esht ky fjalor bythe nuk shkon si fjalor sepse nuk ka kuptim mos provoko me ofendime sepse vetem ijnoranca perdor flalor jasht qites

    Reply to this comment
  16. Kaltra August 20, 09:38

    O zotëri si mund të ndalonin dhe të sqaroheshin me këtë egërsirë ???Ky është një turp i madh ,zotëria turist është nga njerëzit më të pasur në Spanjë ,nuk mund të ikte pa paguar siç pretendojnë mbështetësit e egërsirës…

    Reply to this comment
  17. Sara August 20, 10:03

    Pas 15 vitesh pa bere pushime vajta ne Himare me familen .Gatuanim ne dhome dhe disa here hengrem ne lokal peshk .Peshku ishte i rezervattit kuptohej dhe heren e trete qe hengra peshk nuk munda ta toleroj nga stomaku . Lokalet duhet ta kene te percaktuar ne menu se çfare peshku eshte dhe jo te genjejne klientet pa frike fare.Ne Turqi nje sandwich ka te percaktuar ne menu sasine e mishit qe kerkon te jete racioni qe porosit ,ndersa ne lokalet tona moderne as qe behet fjale per transparence me klientin per sherbimin ndaj tyre.Tatimet shohin kuponat ,populli vuan stomakun dhe xhepin .

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 21, 00:21

      Sara, nuk eshte kusht qe te shkruhet se eshte peshk rezervati, i ujit te embel/ te kripur, apo peshk oqeani. Nqs je ekzigjente je ti klienti qe duhet ta kerkosh informacionin nga drejtuesi i salles- Ka rezervate qe jane ne det, psh, dhe s’ka ndonje ndryshim te madh nga peshku i detit te hapur

      Reply to this comment
  18. Si eshte puna qe ky Fuga behet gjithmone palë me negativen. August 20, 10:22

    Mendo sikur mbi makine mos te ishte hedhur ky shtazaraku, por nje luan, tiger. Instikti i pare eshte qe te mbrohesh, por jo duke ndenjur indiferent.

    Ne ato momente ti mendon vetem si ta largosh rrezikun duke e luftuar si te mundesh.
    NUK KA ASNJ JUSTIFIKIM PER KAFSHEN MIHAL QE U HODH SI I MARRE MBI MAKINE.
    Njerezit brenda automjetit flisnin te gjithe, dukshem qe ishin te friksuar nga ajo çfare po ndodhte.

    Reply to this comment
  19. shqiptari August 20, 10:49

    Nuk i lexova komentet por nuk mendoj se nje njeri me llogjike do te pergezonte “akademikun” per kete shkrim.Kjo eshte medja qe i jep te drejte cdo injoranti te mbroje qofte edhe nje psikopat ose kriminel pavaresisht rrezikut shoqeror qe ai perfaqson.Si nuk te vjen turp moj ndurresire qe i del ne krah nje zaptuesi te prones publike qe nje Zot e din nese paguan ndonje takse ne shtet per nje prone te jashtezakonshem qe shfrytezon.FUCK YOU FUGA.

    Reply to this comment
  20. demo August 20, 12:24

    Ky filmim i maskarait mbi tank,si Vojo Kushi,eshte nje kryeveper dhe turistet me shoferin duhet te shpallen heroj Clirimtare,sepse cliruan pushuesit nga gangsterat zullumqare.

    Reply to this comment
  21. Sallakja August 20, 13:32

    Bravo Fuga.
    Shqiptaret e shkrete vuajne akoma kompleksin njemije vjecar;
    Te huajt kane gjithmone te drejte !!!!!

    Reply to this comment
  22. E verteta lakuriq. August 20, 13:32

    Siç duket, ti Roza, ditke vetëm të ngresh këmbët lart.

    Reply to this comment
  23. Eliot August 20, 13:37

    Si kane ndryshuar bijte e Bregut! Dikur, Petro Marko shkonte ne Spanje per te luftuar fashizmin, sot Mihali luan fashistin me bijte e Spanjes ne breg te Jonit️‍♂️

    Reply to this comment
    • Tao Tao August 20, 13:38

      Në një shtet peng i oligarkëve me një kryeministër që sillet si halabak çfarë prisni nga Mihalët ju?
      Sistemi i prodhon Mihalët!

      Reply to this comment
      • . August 20, 13:39

        Kemi 2 fakte: pronar qe abuzon menu e thyen xham makine dhe turist qe do te marre jete,te shtype me makine. Cili rendon me teper ?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 20, 14:17

          .
          fakti i i tretë:
          njerëz që manipulohen me fjalë!!
          shumica shikon në dorën e kokdhimës një thikë!!
          shumica shikon thyerjen e xhamit por jo atë që thuhet gjatë gjithë kohës!!
          shumica dëgjon fjalët e komnetit që i bën gazekaruci i radhës dhe aspak atë që ndodh!
          shumica të pushkaton para se të të çojë në gjykatë!!
          më pas fillojnë hetimet!!
          njerëz pa gjakftohtësi në shikimin e ngjarjes!!

          Reply to this comment
  24. niko August 20, 14:16

    Po ata cunat e Guides a i kontrooluan tatimet qe ishin ne rregull apo jo?

    Reply to this comment
  25. HOMORA August 20, 16:04

    I mençuir tregon henen me gisht,dhe i marri ne vend qe te hedhi syte nga hena i ngul ata tek gishti.
    Ne nje restorant po nuk zbatove me perpikmeri permbajtien e perpiluese ne detajet e menyse.
    Primo:Pronari duhet te japi proven qe produkti qe esherben i pergjigjet konforme te gjithave normave,si jo,klienti ka te drejte te dem-shpreblehet.
    Pra ketu zbehet me fjale jo ti,jo une e jo ai.
    Ketu behet fjale per mashtrim dhe vjedhie perfitimi me paramendim.
    Ne çdo vend te botes kur konstatohet nje fenomen i tille:
    a) gjobe sa te te djegi lekura,psh xhiron mujore e ke 100 mije leke,per nje vite shtetit do i japesh si gjobe gjysmen e saj çdo muaj.
    b) te hiqet e drejta dhe leja e shfrytezimit dhe perdorimit te lokalit per perfitim privat,pra per te siguruar nje te ardhur.
    c) kujdes!!!qe ndosh rralle por ama ndodh,pese vjet burg dhe tre vjet mbyllie totale dhe,po mos te kesh dem-shperblyer klientin qe “na eshte mbret” deri sa ska paguar dhe kur pagon eshte nje qeko,gjyqetari te detyron qe ta demshpreblesh per abuzim,per shperdorim ne publik etj…,pra me shuma te majme,dero 100 fishin e shumes mujore qe fiton trimi lokalist.
    Dhe me e keqia qe peshkun e ka rezervati e ta shet per bio,lindur dhe rritur ne kushte teper natyrore,pra ne ambientin e tij qe eshte uji ose deti.
    Vetem me kaq daku periton i gjob te lehte 5 milonshe ose konfiskim lokali.
    Shqipot pellazg me kaske pre berthamme kokoje ju ka rene dielli tafmaja paraja ne trurin e avulluar.
    Shko ne amerike e kerceno klientin,magnum 9 m/m ha daku.
    por kur ka pellazg injorant me kaske prej qelpiçi pse mos te behet mejhane apo bordell shqiperia,injoranca eshte vitrina e egersise dhe arma debilit barbar.
    E na thon qe shqipot pellazg me kaske prej guri jane mikepritesa,shqipo ta zen buken ne goje e jo te jete mik prites,shqipoja i vjedh shpin vellait e motres se vet,qet baben e pafte te rraskapitur nga kohe dhe jeta mu ne mes te kater rrugeve.
    Shqipoja eshte specia e çudirave me perrallore,dhe shqiperia vendi i bemave me mahnitese.
    Oh shqipetar i mjere i zhytur ne injorance e mjerim.
    edhe po tja kishin vjedh ate peshk te kalbur bandilli i shpellave te ferrit duhet ta kishte per nder,sepse ne porte te vjen nje i huaj qe ka besim dhe vleresim tek morali yt.
    a ka moral pellazgu me kaske prej alumini?
    Vetem duke lexu disa komente,vertetohet qe jo,aq sa kemi frike ne venalijte me shku tek peshku i eger,sepse shkojme per peshk e dalim fishek me fishek ne koke a gjekundi ne trup.
    Hajt te na rroje peshku i eger!!!

    Reply to this comment
  26. Zylo August 20, 16:58

    Zoti Fuga vendin e ka mbuluar xhungla.Pas 90 u zhduk miresjellja,respekti sinqeriteti dashuria.Erdhi koha e matrapazve hajduteve.Cfare do qe te ndodhe tani ne shqiperi eshte thjesht,ndodhi ne xhungel.Sepse tek ne ligji eshte leku rrushfeti nuk ka ligj per shqiptaret.Nuk e di sa larg do te shkojme me keto vese dhe kulture qe u impunua ketij populli.Se dhe ne demokraci ka rregulla. sepse aty fillon anarshia

    Reply to this comment
  27. antiharresa August 20, 17:17

    Ju pallofte gamori i katunit tem or kamentusa .N momentin qy miliarderi spanjoll edhe pronari i ndertimit te paligjshen (milioneri shqyptar) ose zengjini katunar shqyptar po ziheshin me njoni tjetrin per cilsin e peshkut qi kushton 100 euro , dy punetore krahu vdiqen duke ron nga maja e skeles , ne perpjekje per te nxjerre buken e gojes dhe per rroge 250 euro n muaj .

    Reply to this comment
    • Komentuesi August 21, 07:12

      antiharresa ><gomari te pallof ty edhe ate qe te ka dhire e te ka pjerdhur ske pse ofendon komentuesit koka pi…..cke byth shpuar rrace kakone!

      Reply to this comment
  28. Fazani August 20, 17:29

    Cdo gabim ka kosto. Spanjolli qenka otoman .

    Reply to this comment
  29. Alban Dega August 20, 17:56

    TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare dhe Zoti Fuga kane te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show mediatik i ministrit te Turizmit Klosi nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise.
    Ai sherben me shume si shembull dhe frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

    From: Alban Dega
    Date: August 17, 2019 at 11:34:04 AM EDT

    Reply to this comment
  30. Poli August 20, 18:05

    Shikoj shume njerez te irrituar nga krahasimi me Vojo Kushin… Hidhet bizesmeni si Vojua mbi tank…. Nuk po i tthurr lavde Mihalit, po ironizon veprmin e tij. Kapni kontekstin e muhabetit

    Reply to this comment
  31. Gzim Kulufi August 20, 19:41

    Eshte mjaft interesant, se si shumica e komentuesve negativizojne te varurin ne maqine dhe pozitivojne guiden turistike, ne nje kohe qe ne shohim ne vidion virale nje kafshe prehistorike ne krahun e djathte te makines, i cili shan dhe qellon me shqelm personin jashte makines, shikojme shoferin qe ecen pa ndalim, duke ia shtuar rrezikun e jetes personit te varur, gjithashtu shohim turisten spanjolle te friksuar, patjeter e papregatitur per nje skene te tille. Se si ka nisur konflikti, si ka ecur me tej dhe c’deshmi dhe filmime te tjera ka per kete ngjarje, per kete nuk pyet asnje nga komentuesit. (Cudi, kesaj radhe Alban Dega i eshte larguar opinioneve emocionale dhe afruar provave filmike! Bravo!)

    Reply to this comment
  32. demo August 20, 21:37

    Me 5 oligarket e Rames nuk piqemi dot,por me Mihalet kemi te bejme perdite,qe nga klubi i Lagjes deri ne bregdet,Keta kane zaptuar trotuaret,bregdetin,rrugen dhe mere kush ulet ne cifligun e tyre.
    Jane shume shume,Keta jane pushteti i vertete lokal,i pazgjedhur,prandaj ky Mihal duhet bere shembull.
    1000 falenderime shoferit dhe shoqeruesit,qe i treguan vendin gangsterit te fshatit.

    Reply to this comment
    • Indinjata August 21, 07:50

      Per ty ore Demo qe dem ke lindur e dem do vdesesh!Ai Oligarku qe te ka mesuar partia e dallkaukeve eshte i sojit tend e jo i rames se ai fshine menderen me ae soje jo me te begenise ti quaj edhe miq apo me larg!Po ngaqe ju jeni te gjithe te nje kallepi duke filluar qe nga krye…..ari juaj e deri tek me i rendomti si puna jote ju ri mendja jo tek ngjarrja por tek implikimi qe te gjeni ndonje vrime erp te futur kopilin tuaj duke implikuar sadopak jo Ramen se me ndere i hani m….ne por emrin e tij,zanat qe ua ka trasheguar prijsi Juaj i kahereshem i dale posaçerisht per te tille nivel shoqerie!Rama or rrush a ide qofsh se s’ma do mendja te shkosh me lart si ferre qe je nuk eshte as i ardhur ne Tirane e as ka lindur ne rrethinat e saj por eshte qytetar e intelektual qe per fat te keq sot ne shqiperine post Saliiste nuk ka me ose jane larguar nga fshati turistik ku instaloi rregjimi Berishjan duke perzene kafshet nga pylli zoologji e duke i shperndare ne tere hapesirat e qytetit te Tiranes ku ma do mendia bene pjese edhe ti!Ndaj mos e kini pike referimi Ramen se jo vetem nuk jeni e s’beheni kurr soji i tij por as keni per te arritur kurr ne nivelin e tij te civilizimit e qyteterimit sepse kafsha zado qe ka zbritur ne qytet perseri tek mali i rri mendja e nuk mund te ambientohet dot me asfaltin !Ndaj qe te trazosh Ramen me kete kafshe qe me teper ju ngjan juve eshte diskretitim ndaj vetvehtes e poshterim per ate qe jeni e qe tregoni se ky vend do shume vite e ndoshta shekull qe te behet sepse regresi e erresira nuk eshte Rama por Ju mjeranet qe pasi mbaruat universitetin kerkoni te beni 8 vjeçaren!

      Reply to this comment
  33. Turisti August 20, 22:14

    Nuk sqarohet mire ne fakt cfare ka ndodhur ne lokal ? Nuk ka filmime !
    Sjelleja e pronarit eshte skandaloze sidoqofte por edhe e turistave shume cinike po filmonin nje ” luan” nje ” kafshe” se sa do rrezistonte i varur ne makine !
    Me ben pershtypje takimi i Ministrit te turizmit me turistet duke justifikuar incidentin si rast i rralle !! Sepse shqiptaret jane mik-pritesa !!
    Kjoeshte qesharake !
    Turizmi shqiptar ka shume probleme ky incident tregon se Natyren e kemi te bukur shume te bukur por Qeverine e kemi shume te shemtuar shume te shemtuar te paafte genjeshtare falco aspak reale per nje vend kaq te bukur !
    Keshtu e kemi patur per 30 vjet rjesht !
    Qeveria genjen ministrat genjejne
    Qeveria shqiptare eshte Nje Mihal shume i madh per popullin shqiptar !
    Edi Rama bile eshte mik i Mihalit ! Nuk hap rruge ! PS duhet te largoj Edi Ramen sa me shpejt ! Ne se do qe te qeverise edhe njehere !
    Mbas Spak dhe Bkh Edi Rama shpresoj te largohet Ai e ka kryeer misionin ! Duhet te largohet nga PS !

    Reply to this comment
  34. Adih August 20, 23:22

    Neritan …@..
    komentit tuaj i keni vene piken mbi I. Keni me se te drejte . Me keqeardhje kjo eshte shqiperia ,keshtu e morren hajdutet ne dore te trojeve .Cfare do mbjellesh do korresh .Edhe nje here faleminderit dhe respekt z Neritan,..

    Reply to this comment
  35. gjermani i fundit August 21, 00:01

    per mendimin tim objeksionet e prof Fuges qendrojne. Perveç krahasimit cinik me heroin e popullit Vojo Kushi, i cili sulmoi tankun fashist ne kushtet kur vdekjen e kishte te hipotekuar. Qe ne krye pohoj se nuk kam shkuar asnjehere ne Jug ne vere per pushime. Kjo per arsye se gjate asaj periudhe jam i zene ne sezonin turistik, sektor ne te cilin punoj pothuaj per 22 vjet. Bregut te Jonit i ka dale nami se ka nje shtrenjtesi kolosale dhe sidomos duke bere hesapin e kostos me sherbimin. Kaq nam i keq i ka dale, sa une habitem sesi njerezit akoma ankohen kur fare mire u del te marrin buke me vete. Pothuaj, kete e them me siguri, kudo te shkosh neper bote, te hash jashte kushton. E sidomos kur pretendon luks, kushton akoma me shume. Ne biznes udheheq gjithnje motoja ” Klienti ka gjithmone te drejte”, sepse eshte ai konsumatori final. Duhet te ngulitet fort ne mendje kjo moto qe nga gazetashitesi, dyqanxhiu, hotelieri, televizorraxhinjte si Fevziu me shoke dhe deri tek ERTV-ja e Rames qe tallavitet me komentuesit kur u shet punet e medha qe jane duke u bere( me parate publike). Por ka edhe nje gje; edhe klienti duhet te kete respekt per vendin ku shkon te haje, se vini re, eshte konsumator, nuk eshte pronar, dmth nuk eshte mbreti i lokalit. Duhet te kete nje empati te perbashket mes atij qe sherben dhe atij qe sherbehet. Eshte e vertete qe ky i fundit paguan faturen e gjihte ketij aktiviteti, por pas sherbimit eshte nje pune qe duhet respektuar. Tani, ketyre filoevropianeve mund t’ju sjell une nje liste te gjate sa ato autostradat e Rames ne ERTV, ku klienti e ka hak ta marresh me shqelma. Sepse ti x ushqimin e ke bere sipas recetes origjinale, mirepo e vjehrra apo gjyshja ia paskan bere ashtu e keshtu. Ti e degjon me durim, i jep shume te drejte vjehrres dhe gjyshes, se pas çdo klienti vjen nga pas nje reçension i keq qe te ve ne rrezik aktivitetin. Por mund t’ju slejj lista te gjata sa autostrada prape, qe shumica e kienteve vijne dhe rivijne me deshire si ne shtepine e tyre dhe ne fakt nuk ka rendesi shume se e ke qullosur ndonjeçike ketu dhe atje, sepse shume gjera i sheshon harmonia e ambjentit. Te hash mire ne fakt eshte filozofi me vete. Kur nje guzhinier i apasionuar ben nje menu ditore, ai ne fakt pershkon nje rit spiritual. Ekuilibron karbohidratet me proteinat, te kripurat me te emblat, dhe ne fund pirja e kafese ka çastin e vet magjik. Siò thoshte nena ime, kafeja nuk pihet, shijohet. Ntyrisht, po te rrish gjithe diten kafeneve te del shija nga hundet, prandaj shkoni rralle e per mall ne restorante, jo si ata qe denden me kos e pilaf qe ne pike te mengjesit. Keto qe thashe per klientin. Ndersa per mjaft prej atyre qe zoterojne restorante, duke hequr nje pjese qe impenjohen seriozisht, dua te them se mbizoteron shprehja qe themi ne nga Jugu, “ka rene paraja ne dore te harbutit”. I trajtojne punetoret si skllever. Pa lere kur te sjellin te hash ca mishra te djegura e te perzhitura,nuk kam fjale. Peshk te shkuar dem si sholle kepuce vetem ne Shqiperi gjen me bollek. Nuk dua te zgjatem me tej, se nuk eshte çeshtje kulture kjo pershtatja me turizmin, eshte çeshtje mendesie. Dhe mendesia eshte kjo, ” he mo, varja”.Po te shikosh videon, te shkon mendja se me çfare mendjeje shoferi ngiste makine me nje person mbi kofano, kurse nxiste ate tjetrin te filmonte. Si mund te shkosh pa paguar, kur paske porositur ta zeme levrek dhe te paskan sjelle trofte? Bej si te besh, mos hajde me, por te pakten paguaje troften, se pa ngrene nuk te lane…Pastaj, kur gjerat dalin ne siperfaqe dhe plas skandali i videos, dalka qe lokali qenka pa leje, i ndertuar PA LEJE, por qenka aktivitet tregtar(?!) dhe ofron sherbim ushqimor…Qe per mua qe e njoh mire sesi funksionon kjo kategori sherbimi, merre me mend sesi gatuhet, sesi ruhen ushqimet, ne ç’kushte higjenike, etj. Ata s’po kontrollojne dot lokalin nese eshte me leje apo jo, pa lere te inspektojne kushtet si pergatitet ushqimi, sherbimi, etj. Njehere me ka marre ne mesnate pronari i hotelit se nje femije intolerant nga mielli kishte shqetesime dhe me duhej ta siguroj qe gjithshka ishte sipas protokollit. Kush punon ne kete sektor duhet te zhvilloje gradualisht nje kulture te gjere njerezore. Fitimi patjeter duhet te udheheqe veprimtarine, por krahas ketij edhe kujdesi per shendetin e tjetrit, qe beson tek luajaliteti yt. Dmth, po te isha une ministri i Turizmit, qe pa filluar sezoni do vizitoja hotelet, lokalet dhe do porosisja qe te sherbehet sa me thjeshte dhe me ndergjegje te paster. Ky eshte çelesi i suksesit, thjeshtesia, modestia dhe kriteri i njerezillekut. Qe ne shqiptaret i kemi pasur virtyte te çmuara. Pavaresisht se ç’ndodhi, shpresoj se ky rast duhet te behet mesim per nje sjellje te re, qe turizmi te behet aktivitet afatgjate. Fillimisht duhen verifikuar hotelet dhe lokalet, origjina e investimit, se ja, ky ishte nje alamet lokali pa leje…e pastaj gjithe me radhe. Dua te tregoj ne fund nje ngjarje te jetuar. Nje kusheriri im ka nje kafene, shkoj ta takoj dhe me mbajti per nje kafe. U çuan nga nje tavoline ca atje tej, ai shkoi tu jape faturen. Jep e merr kush do paguante, krruaj xhepat andej e kendej, nuk po kuptoja çfare po behej. Se ç’po shaheshin mes tyre e pastaj iken. Erdhi kusheriri, i them, Ore, çfare po beje me ata? Nuk deshen te paguanin – me thote ky. Po pse?-i them une. “Pijanece hesapi, o kusho! Me kete kategori punojme ne. Vijne per nje gote, pijne tre dhe pastaj te luten e pergjerohen se nuk kane leke tu blejne buke kalamajve. C’a te besh! Ja, ia fale sot, ai ate pune ka prape neser…Ik, se je mire andej nga ia ke mbathur! Se ketu ne Shqiperi ka rene damllaja”. E kam fjalen, qe si shume lokale ka Shqiperia dhe po aq te papune. Mizerja mizerje do sjelle. Po ministri i turizmit nuk do u çoje lule ketyre pijaneceve, se keta jane shqipo, nuk jane spanjolle. Edhe pse ministrit rrogen keta shqipot ia paguajne! Dhe jo vetem lulet e ministrit, por edhe ERTV-ne e kryeministrit po keta e paguajne.

    Reply to this comment
  36. Poli August 21, 08:55

    U hodh si Vojua mbi tank eshte ironi. Nuk po ben hero Mihalin. Kuptoni kontekstin e te thenes!?

    Reply to this comment
  37. Lili August 21, 15:18

    Rezikojne jeten , po nuk harrojne me hap telefonin keta turiste per me filmuar qe ta kene deshmi ´dhunen’ !! A ikni ju prej nje krimineli pa e hapur telefonin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*