Po bëhemi si europianët: Rritet numri i familjeve të vogla
Nga Arkiva
Numri i familjeve më një ose dy anëtarë në Shqipëri është rritur. Mesatarisht në 2017-n, 16% e familjeve kishin në përbërjen e tyre një ose 2 pjesëtarë. Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe në përllogaritjen e “Monitor”, numri i familjeve të vogla në vend është rritur me 2% krahasuar me një vit më parë.
Nga 80,964 familje që u numëruan në Shqipëri, 12,649 ishin familje që në përbërjen e tyre nuk kishin më shumë se dy persona.
Vetëm familjet me një anëtar përbëjnë 6% të totalit të familjeve në Shqipëri, ndërsa ato me 2 pjesëtarë përbëjnë 10% të totalit.
Peshën më të madhe në totalin e familjeve janë familjet që në përbërjen e tyre kanë 4 pjesëtare, me 33% të totalit. Çereku i familjeve (25%) përbëhen me pesë anëtarë, rreth 18% e tyre kanë në përbërje tre anëtarë, ndërsa mbi 21% e familjeve kanë 6 ose më shumë anëtarë në përbërjen e tyre.
Edhe pse numri i familjeve të vogla (me një ose dy anëtarë) ka qenë në rritje në vitet e fundit, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, pesha e tyre ndaj totalit është shumë më e ulët.
Të dhënat nga Eurostat tregojnë se që nga viti 2010, ku pesha që zinin familjet me një ose dy anëtarë ishte 31%, është rritur në mënyrë graduale me 2.4% në 2017 në Bashkimin Europian. Në disa shtete rritja ka qenë e dukshme. Në Letoni për shembull, përqindja e familjeve me një ose dy anëtarë u rrit nga 25% në 2010 në 35% në 2017.
Statistikat më të fundit mbi madhësinë e familjeve në Bashkimin Europian tregojnë se në 2017-n rreth një e treta e familjeve përbëheshin nga të rritur pa fëmijë.
Shifrat janë marrë nga statistikat e Forcave të Punës në BE, të cilat kanë treguar edhe diferencën midis shteteve anëtare. Pesha e familjeve me një ose dy anëtarë ndaj totalit të familjeve varjon nga 20% në Maltë, 22% në Sllovaki dhe Portugali deri në 43% në Lituani, 44% në Danimarkë dhe 51% në Suedi.
o.j/dita
shteti .
pra pushteti harxhon gjithe energjine e tij
duke u marre me ping-pomgun me bandat politike ,
nderkohe qe ai vend ,
eshte jashte kontrolli ne cdo drejtim .
Mungon gjithcka ,
kujdesi ,interesi ,
vullneti etj etj
A thu erdhen ne pushtet kta ,qe votuam ,
per me vazhduar Ping-Pong-un idiot
me sharlatanet qe shkaterruan Shqiperine ?!
Pra.po shkojme drejt zhdukjes si rrace.
Pasoje direkte e degjenerimit shoqeror.