“Po bëni president një nazist dhe na mësoni si të votojmë?”

September 20, 2016 10:33

“Po bëni president një nazist dhe na mësoni si të votojmë?”

Në emisionin italian “La7 Di Martedi” në kanalin La7, ka këndin e vet humoristi dhe satiristi i famshëm politik Mauricio Kroca (Maurizio Crozza).

Rubrika quhet “Kopertina e Krocës”- raporton DITA.

Të martën e kaluar ka qenë ndër momentet më të ndjekura televizive ndërhyrja e Krocës lidhur me referendumin kushtetues italian dhe ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Romë, që e beri të qartë se çfarë rezultati donte ai nga ky referendum:

“Po përpiqen të na trembin në të gjithë mënyrat. Kishim mangut vetëm mbështetjen që dha ambasadori amerikan, që sot ka thënë se nëse fiton Jo-ja në referendum, asnjë investim! Po, amerikanët. Amerikanët? Ju na mësoni si të votojmë? Ju? Domethënë, ju po bëheni gati të votoni për president një nazist nga Ilinois, që ka premtuar se në 100 ditët e para do hedhë botën në erë, dhe vini e na thoni neve si të votojmë?! Atëherë, e lëmë kështu: Nëse ju votoni Trumpin, ne nuk ju shesim më mocarela! Vafshi në dreq, bëjeni picën me djathë Parmixhan, në rregull?”

VIDEO mund të klikohet KËTU. Pjesa e sipërcituar, rreth minutës 6-7:

September 20, 2016 10:33
Komento

9 Komente

  1. Gani USA September 20, 10:35

    po mire e ka
    hipokrizia ne stratosfere
    beni si them une mos beni si bej une

    Reply to this comment
  2. elidon September 20, 10:45

    kujt i intereson te shahen sot amerikanet ne shqiperi?
    terroristave myslimane, grekeve dhe serbeve
    nuk e njohim aspak kete qe e quani karagjoz i famshem

    Reply to this comment
    • biometri September 20, 10:49

      o elidon, sharje nuk eshte ti vesh ne dukje mikut qe nuk mund ta bej balte fare ne shtepine tende.
      tani meqe e hape kete teme, politika e jashtme amerikane eshte nje skifo arrogante e pashoqe.
      nuk po shkojme larg sepse e kemi proven ne Shqiperi e Kosove
      mbajten kaq vite nje si Saliu ne pushtet megjithse populli e kundervotonte
      ne Kosove mbeshtesin nje te superkorruptuar si Hashimi qe vjedh e nenshkruan cfare duan serbet.
      Pse???
      Sepse “politika” amerikane qe shfrytezon forcen dhe potencialet e jashtezakonshme te atij vendi eshte kjo: hajd pastroje mutin tim qe te rrish ne pushtet.
      Kritikat u bejne mire
      Dhe mbi te gjitha eshte e vertete qe po votojne nje nazist skizofren duke deshmuar se popull medioker dhe driteshkurter jane

      Reply to this comment
  3. ??? September 20, 10:50

    Po humoristi i famshem i Bosnjes cfare i tha ambasadorit amerikan more gazetar “Shqiptar” se jam shume i interesuar.

    Reply to this comment
  4. deshmitar September 20, 12:04

    Karagjoz Mauricio testa di Cazzo sulmon politiken e der tashme amerikane por eshte tmerruar nga kandidati per president qe eshte kunder kesaj politike. Rri mor karagjoz e bej gagacin ne TV se kjo politike aktuale per gagace si ti eshte. Nga Donald Trump tremben cifutet e Sorosit, terroristet e ISIS dhe politikane + gagace qe sot mbajne pushtetin dhe skenen me karagjozlleqe.

    Reply to this comment
  5. daku September 20, 12:12

    Ka nje diference midis nderhyrjes se ambasadorit amerikan ne Rome dhe atij ne Tirane. Pozicioni i ambasades amerikane ne Tirane eshte pozicioni i Washingtonit zyrtar, ndersa fjalet e ambasadorit amerikan ne Rome nuk perfaqesojne qendrimin amerikan per sa i perket referendumit kushteteues. Kjo perdoret per te goditur Lu ne Tirane,por gjerat duhen ndare.

    Reply to this comment
  6. shqiptar impotent September 20, 13:54

    Po mire ia ka bere nuk ka asgjr te cuditshme.
    Vetem popujt skllever e te paafte te qeverisin veten jane inferiore ne kete pike.

    Reply to this comment
  7. nuk ka tym pa zjarr September 20, 15:10

    Kur ankoheni ju?? Po ne???
    Sa here na ngee cmimet kryepalla corapekuq me ministrin indian hamutaj na thote ja u ka fut fmn dhe bb.
    Ke degjuar ndonjehere rrrrrotacion????
    Shqiptaret kujtojne qe votojne por nuk e dine qe i derguari i sulltanit vendos kush do jete i mekembsi.
    Ke pare ndonje here ne itali nje kryepalle qe thote keshtu na ka thene padishai. Skemi cbejme. Me vjen keq qe erdhi deri tek ju.
    Ka dhe me keq fratelo. Ke degjuar per globalizimin????
    Po ske degjuar do ta shijosh nga prapa. Hajt shendet fratelo.

    Reply to this comment
  8. demo September 30, 10:04

    Ne rastin me te mire shteti shqiptar keto 26 vjet ka qene si PINOKU,qe vete gjithmone me shoke te keqinj.Nqs.ambasadori amerikan e meson,i blen librat,e terheq per veshi,e ul ne shkolle i bie dhe ndonje shpulle,se e ka hak,mire ben.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*