Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, autori zbriti nga një furgon ku ishin dhe 3 persona të tjerë! Kapet autori, gjendet makina dhe arma

October 17, 2020 09:24

Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, autori zbriti nga një furgon ku ishin dhe 3 persona të tjerë! Kapet autori, gjendet makina dhe arma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, i afërm i kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Nderkohe një person eshte arrestuar në Livadh, dyshohet se ai është autor i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro.

Disa km larg vendit të ngjarjes, jashtë Himarës eshte gjetur furgoni që kanë përdorur autorët. Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe arma e krimit.

Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.

Burime mësohet se autorët dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi. Nisur nga skema se si është ekzekutuar 51-vjeçari mendohet të kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar ku shënjestra ka qenë pikërisht ai. Zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, si edhe identifikimin e autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

October 17, 2020 09:24
Komento

4 Komente

  1. Sander October 17, 09:29

    Policia duhet te jete aktive naten, duke patrulluat me makina. Eshte edhe nje siguri me shume per qytetaret. Nata eshte edhe koha kur kriminelet veprojne.

    Reply to this comment
  2. sapa October 17, 14:12

    Ai qe eshte planifikuar te shkoje ne boten tjeter nuk mund te mbrohet nga askush!Dhe ka me qindra e mijera plehra nga cdo institucjon i ketij shteti mafjoz qe jane ne listen e vdekjes por qe nuk e kuptojne se sa do vone do shkojne ne boten tjeter per te keqijat qe i kane bere popullit!

    Reply to this comment
  3. lol October 17, 18:25

    klitoni eshte djale shume i mire ,por ka shume vite qe spo merr pronat ,ja kane vjedh .ju lutem mos e gjykoni nga momenti por duhet pare ne teresi pasqyra e krimit

    Reply to this comment
  4. lol October 17, 19:24

    kliti eshte djale i mire ,vjen nga nje familje e mrekullueshme por jeta dhe emigrimi ka lene pasojat e veta. problemin e prones ka vite qe e ka . duhet pare ngjarja ne vazhdimesi ( shkaku dhe pasoja) .nuk jam dakord me veprimin por gjykoheni me thelle problemin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim