“Po ç`bëni kështu more ç`bëni…”

January 29, 2016 08:58

“Po ç`bëni kështu more ç`bëni…”

A kanë vjedhur politikanët në Shqipëri?! Nuk është aq serioze të drejtosh një pyetje të tillë për sa kohë korrupsioni është në nivele alarmante.

Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, opozita reagoi me tone të forta kundër korrupsionit. Në vijën e parë është ish-kryeministri Berisha, i cili tha se vjedhja nga qeveria aktuale është sa 25 vite të marra së bashku. Kjo do të thotë se edhe gjatë qeverisjes së tij është vjedhur.

Sot këtu është një debat mbi abuzimet masive të qeverisë Rama-Kokëdhima në koncesione. Qeveria Rama-Kokëdhima është qeveria e hajdutëve të shtetit. Është qeveria që në një vit ka vjedhur më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku në 25 vjet”, ka thënë Berisha

Edhe ish-kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli foli për këtë çështje. “Po ç`bëni kështu more ç`bëni se edhe vjedhja ka një limit,”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se edhe mund të vidhet, por me limit. /Dita/

 

 

January 29, 2016 08:58
Komento

1 Koment

  1. Une January 29, 14:31

    Aq sa vodhen keta ne rrugen e “Kombit”, duhet te mbyllin gryken dhe te heshtin. 1.5 miliard euro per 50 km. Turp, kur maksimumi ne te gjith boten eshte 2 milion per 1 km autostrade dhe jo rruge interurbane kryesore sic eshte dhe rruga e kombit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim