Po ç’e do pushtetin Mona me Lulashin?!

January 22, 2019 09:52

Po ç’e do pushtetin Mona me Lulashin?!

Me një det protestash,

do bëjnë kiametin,

Luli me Monikën,

ç’e duan pushtetin?!

 

U bënë në vite,

mashtrues të thekur,

po kartat e tyre,

me kohë janë djegur!

 

Në këtë të  ftohtë,

dinë e bëjnë shaka,

të largohet Rama,

që të vijnë ata!

 

Në një marrëzi,

të dy janë bashkuar,

për të marrë pushtetin,

janë të paduruar!

 

Ndaj dhe ulërijnë,

si qen të uritur,

e kishin tetë vjet,

dhe e kanë ndritur!

 

Dhe e kanë ndritur,

mender që të dy,

tetë vite rresht,

zonja LSI!

 

Tetë vite  flama,

ju bashkua flamës,

nga krevati i Salës,

në krevat të Ramës!

 

Tetë vite sherrin,

ja pa Shqipëria,

ndaj duhet ta mbylli,

gojën LSI-ja!

 

Duhet që ta mbylli,

mos e shqepi fare,

dhe pse është e vetmja,

që ka kryetare!

 

Logjikën Monikës,

nuk mund që t’ja kapim,

kur thotë se është pak,

dhe jetën të japim!

 

Jetën-more jetën,

det e kiamet,

që Mona me Lulin,

të vijnë në pushtet!

 

Si qën të uritur,

sërish ulërasin,

që të vjedhin prapë,

dhe mbase të vrasin!

 

Sepse ishin bashkë,

në atë Janar,

kur në bulevard,

vranë katër shqiptarë!

 

Pushtet e pushtet,

Lulushi kërkon,

kur nuk është gjykuar,

për dyqind milion!

 

Dhe Mona pushtet,

kërkon e kërkon,

po Monën dhe Lulin,

njeri s’i beson!

 

Se e  dinë që janë,

krejt të korruptuar,

ndaj dhe në protesta,

për turp kanë dështuar!

 

Në muajin Dhjetor,

që të dy sa s’plasën,

plasën se studentët,

në protestë s’i qasën!

 

Të dyve u vunë,

nga një kryq në ballë,

ndaj si të ndërkryer,

kot që vijnë vërdallë!

 

Për dy vjet me fare,

do t’u shuhet ylli,

mandatin e dytë,

Rama do ta mbylli!

 

Më pas do të ngrihet,

një tjetër flamur,

po Luli me Monën,

nuk do kthehen kurrë!

 

A.DUKA

January 22, 2019 09:52
Komento

9 Komente

  1. Populli January 22, 12:08

    Po c’e do pushtetin Mona me Lulashin?
    Po ku eshte vendi me Ed Ram lamashin?
    nuk eshte me te shtyre ky i shkret pushtet,
    kur kok e kembe eshte i dhjer komplet,
    asgje te mire nuk solli ky Ed Ram mavria,
    ka mbi 5 vjet ne pushtet, e troke ekonomia,
    nuk ka kujt ti thote se ke ka permiresuar,
    jeta e gjithe popullit shume eshte varferuar,
    eshte krejt deshtak ky zarbo ne ekonomi,
    vetem koncesione mafioze, vetem hajduteri,
    ish dhjetori i 6 i ketij gomari ne pushtet,
    qe buxhetoret nuk marrin ate rrogen e 13,
    as shtesa page, dhe as shtesa pensioni,
    vetem rrena e rrena nga ky Rama coglioni,
    pse u dashka duruar pra ky mesybet?
    qe te gjithe po i detyron per ne kurbet?
    nuk ka Mone, as Lul qe ketij t’ja kaloj,
    ne zullume, vjedhje e varferi kesisoj,
    por dhe ne se jane ata si ky Ed Rama,
    njesoj duhen hequr, njesoj ti bjere flama,
    nuk shtyhet pushteti i askujt me 5 vjet,
    kur eshte vec varferi e degjenerat ibret,
    te qerojme Ramen, dhe Lulin pas tij,
    deri kur nje qeveri me mire te vij,
    keshtu vepron bota, nuk duron 5 vjet,
    qeveri qe zvarritet ne varferi komplet
    se po nuk i hoqem, e po nuk i qeruam,
    bashke me Shqiperine, dhe ne mbaruam.

    Reply to this comment
  2. MH January 22, 13:44

    Populli
    Ti je nga ai populli i SHQUP-it.Por e lem se cfare karakterit gezon Rama.Dhe ky i ndyte,i piste po,pak ma i paster se te ndytet qe permban streha SHQUP.Po ama ne keto vite ndihet ere pushtet po jo deri aty sic kishim dikur vertet shtet.
    Jemi fatkeq sepse ne gjithe kete periudhe tranzicioni na mbyten RAMOT.Qofte ai i Vicidolit,qofte ky i PIKTORIT.Nuk mund te zgjidhet ndonji tjeter qe te mos baje ne gen ADN genin RAMO!?!?!?

    Reply to this comment
  3. Gëzhuta January 22, 14:38

    E more M.H e kupton seç thua
    Nuk merakoses që ta fusin ty
    Me krem e ka rama atë thret dua
    O k…që ske mënd po vetëm sy

    Reply to this comment
  4. I gjati per te gjatin January 22, 18:10

    Edi Rama nuk beri gje per ekonomine. Vodhi sa mundi.
    Por ka merite se vendosi pushtetin dhe ligjin.
    Saliu e lavpolicine SI xhandaret e kandaharit.
    Ti vidhninnleket me dhune.
    Gjykatesit prokuroret mavri.
    Zyrtaret e shtetit me mavri.
    Kriminelet perdhunonin vajzat dhe mesueset NE oborr te shkolles dhe us reembenin vajzat prinderve nga shtepia.
    Cte numerosh. Kodoshet bridhnin me arme NE mes te qytetit e fshatit.
    U grabisnin shtepi e dyqane. U viheshin gjoba njerzve me miljona.
    Iku ajo kohe.
    Edi beri kthesen e madhe.
    Plus rrumpalla urbanistike e saliutqe Po e vuan KY pushtet

    Reply to this comment
  5. MH January 22, 18:20

    Gëzhuta

    Dicka ke komentu por i pa kuptueshem.
    Nuk lavderoj Ramen.Dhe ky gjatoj nji mut asht.Por ato te SHQUP-it jane ma mut se ky muti.

    Reply to this comment
  6. Fidel January 22, 22:34

    O budallenj qe thoni se Rama vuri shtetrin ligjor!
    Ku e shihni ligjin ne shgtet ju more koqe gomari?
    Kush tre pyet ty se cfare do behet ne Shqiperi?
    A te ka crene ndonje hall dhe ta kane zgjidhur ne zyrat e shtetit?
    A te ka rewne ndonje hall dhe ta kane zgjidhur zyrtaret e Bashkise?
    Ne se je i kenaqur,po te bej une ca pyetje:
    1-UKT te furnizon me uje te pa pijshem,por ti e paguan per uje te pijshe,!
    A nuk te vjedh bashkia keshtu,se ujin per te pire dhe gatuar ti e ble duke shpenzuar edhe 50-60 mije keke te tjera nga buxheti familjar?
    2-Ky uji i pa pijshwem qe ti e paguan per te pijshem,a e ka cmimin 6.5 leke per m/3,kur energjia elektrike e ka cmimin 9.5 leke per kw/ore kur dihet qe kosto ne dritave esghte disa here me e madhe se e ujit?
    Pra ti e paguan ujin e piste per uje te pijshem dhe me nje cmim skandaloz sa edhe energjia elektrike!
    A nuk eshte dy here vjedhje kjo nga shteti e bashkia?
    3-Ne Tirane jane me mijra qytetare,qe kane ikur me banim e pune jashte vendit,kane kerkuar te mbykkin kontraten me UKT,por ata nuk e mbyllin sepse duan t’u grabisin padrejtesisht taksat vendore,qe ne muaj futen ne arken e bashkise si te vjedhura rreth disa miliarda leke!
    A nuk eshte nje vjedshje e madhe kjo nga shteti dhe bashkia e Tiranes,qe ben sikur nuk di gje?
    4-Ka mbi 4 vjet qe eshte bere denoncimni ne media se buka prodhohet me miell kanceroz serb,por Rama ka heshtur dhe cdo dite po shtohen kancerozet ne Shqiperi!
    Po keshtu edhe mishimfrutat,bukmeti etj jane me hormone kanceroze,por shteti hesht!
    A nuk eshte ky nje krim shteteror?
    Mire Berisha na vriste,po ky Rama a nuk po na vret me forma kanceroze?
    Po ata 367 mije personat qe aplikuan vjet per llotarine amerikane,a i ke kuptuar se pse e bene?
    Pse nga qejfi ikin shqiptaret bapo nga halli?
    Shqiperia mori fund dhe nuk behet me!
    Rama i hodhi Shqiperise dheun e fundit mbi arkivol.
    Kush nuk beson eshte si gomari qe kur po e shqyente ujku thoshte “Ishalla jam ne enderr”!

    Reply to this comment
  7. I gjati per te gjatin January 22, 23:31

    Ti loqja gomarit . Kto qe thus ti NE kohen e saliut nuk I diskuton njeri see kishte probleme per koken.
    Sa per te ikur jashte NE kohe te merhumit sali iken 20 miljone shqiptare. Me gomone nga kufiri mga toka nentoka.sepse Po te dilje NE rruge kur ngrysej te ikte koka.
    Njerzit skishin buke Jo te mendonin cilesone e bukes e te ujit.
    Lugeterit te vrisnin ne kuti te votimit. Te perdhunonin NE autobuza trena shkolla. Duhej kallash te mbroje familjen more allat gomari.
    Te krahasosh kohen e qoftelargut me kte kohe tani duhet te jesh I cmendur.
    NE kohe te shaliut skishte autobuza. Shqiperia ishte me keq se kandaharit.
    Tani ke me miljona turista.
    Bole gomari

    Reply to this comment
  8. Ilenia January 23, 02:11

    Hapni syte edhe shikoni Edi Ramen mos pergojoni , se punon e lodhet shume ,po me gomar nuk behet pune .Parlamenti eshte i mbushur me Monika e Lulushe qe ne goje kane vetem prush ,digjen e piqen per pushtet ,se pastaj nuk eshte lezet ,te mos vene rreth e qark botes ,jete mondane ne cdo vend , mjere ky popull e mjere ky shtet ,qe te gjithe kerkojne te hane ,jo me luge por me kazane .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin