Po cili është ai politikan që nuk e do për vete Gjykatën Kushtetuese!?

February 14, 2020 13:22

Po cili është ai politikan që nuk e do për vete Gjykatën Kushtetuese!?

I shumë dituri Luan Rama,
Ka bërë disa veprime kalkuluese,
Se si Edvin Rama,
Kërkon të kapi Gjykatën Kushtetuese!

Po mirë – o i dituri Luan,
Për hapje horizont i paç uratë,
Më thuaj cili politikan,
Nuk e do për vete këtë Gjykatë!?

Edi Rama s’ka bërë,
Asnjë veprim antiligjor,
Se për manipulimin e procedurës,
Nuk ka asgjë në dorë!

Në fakt procedura ligjore,
Gjithçka ja lë në dorë rastësisë,
Përjashto flagrancës e emërimit,
Në organin më të lartë të drejtësisë!

Në kushtet e flagrancës së plotë,
Ilir Meta është kapur i pari,
Ka kapërcyer ymrin,
Në emërimin e zonjës Xhaferrllari!

Po dituraku i LSI-së,
S’quan kapje veprimin e shokut Metë,
Që e llogarit Xhaferrllari.
Si votë në favorin e vetë!

Sipas Ligjit ai duhej të dekretonte Vorpsin,
Brënda kohës së limituar,
E nëse ai nuk do të shprehej,
Vorpsi quhet automatikisht e emëruar!

Presidenti s’bën dot interpretime,
Mbi Kushtetutën asnjëherë,
Por “verbërisht” zbaton Ligjin,
Dhe kjo nuk e kthen në noter!

Në këtë veprim të paramenduar,
Meta të gjithëve duart u’a ka lidhur,
Dhe Gjykata mbetet e bllokuar,
Ky ngërç i madh pa u zgjidhur!

Nëse gjykata e tanishme,
Merr ndonjë vendim “përsëmbari”,
Ai do quhet absolutisht nul,
Nëse voton zonja Xhaferllari!

Emërimi i anëtarëve të tjerë,
Është plotësisht i bllokuar,
Ndaj funksionimi i mëtejshëm,
Më një ligj të posaçëm duhet rregulluar!

Dihet që ligjet i bën Kuvendi,
Dhe jo shtëpia në buzë të Lanës,
Ky ligj më së i domosdoshëm,
Quhet “kapje gjykate” sipas Luan Ramës!

Këto “pasoja të rënda”,
Luani me kompani duhet t’mendonte,
Qysh në Shkurtin e kaluar,
Përpara se mandatin ta dorëzonte!

A.Duka

February 14, 2020 13:22
Komento

2 Komente

  1. ...e te tjera, e te tjera... February 14, 14:08

    “Edi Rama s’ka bere asnje veprim antiligjor” thua?

    Ja or Ducko te rrefej une, nje Buxhetor,
    vec nje nga te Rames veprim antiligjor,
    ka nje ligj ketu ne vendin tone Shqiperi,
    qe dhe ti Ducke ma do mendja se e di,
    per Buxhetoret ajo quhet rroga e 13-te,
    e kane zbatu gjithe qeverite ne pushtet,
    vetem Rama yt na doli me “I ZGJUAR”,
    ka 7 dhjetor rrjesht ate ligj pa e zbatuar,
    7 dhjetor Buxhetoreve asnje rroge te 13,
    ashtu si e percakton ligji ketu mbi 20 vjet,
    tani or Ducko, ik shko e Ramen pyete ca,
    pse 7 vjet shkel ligjin per Buxhetoret pra?

    (para se ta pyesesh, ushqehu mire me par,
    te duhen disa dite t’ja shpjegosh atij zagar)

    Reply to this comment
  2. fteri February 14, 20:31

    Mazallah iliri nuk e do gjykatën ,vetëm në ëndërr e shehë sa e do.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank