Po ç’kërkon-o Dukë?!

Arben Duka January 24, 2016 11:57

Po ç’kërkon-o Dukë?!

Miliona euro u vodhën
u vodhën këtu e aty,
skandalet tani nuk bëjnë
përshtypje tek asnjë njeri!

Ky ishte qëllimi i tyre,
të ishin në vjedhje të ngeshëm,
publiku të lodhej nga vjedhjet,
e të mos ish më i ndjeshëm!

Do ishte një rast anormal,
të dukej diku ndershmëria,
del përfundimi fatal:
“Nuk bëhet kurrë Shqipëria!”

Ky është qëllim’ i kupolës,
zullumet t’i bëjë fare hapur,
nën thundrën e ndyr’ të s’keqes,
tanii të gjithë jemi kapur!

E keqja është Zoti i Vendit,
që nuk e tremb asnjë zë,
tani të gjithë u dorëzuam,
dhe rrojmë këtu bashk’ me të!

Ata që vjedhin e vjedhin,
gjithë vendin e kthyen batak,
ja vranë Sovranit çdo ditë,
dhe shpirtin e madh luftarak!

Të gjithë s’e kuptojnë akoma,
këtë hata që ka ndodhur,
nuk ngrihen kollaj mbi të keqen,
jo njerëz me shpirtra të lodhur!

Ndaj arroganca bën dasëm,
mbi njerëz të trembur-të shtypur,
me të një çast s’u përplasëm,
se asnjë çast s’jemi ngritur!

Unë denoncoj koncesionet,
si Tradhëti Kombëtare,
po dot nuk i ngre sot skalionet,
askush nuk do – t’ia dijë fare!

Përditë zbulohen hatara,
shkoi puna zi dhe më zi,
por sot-njëlloj si përpara,
askush nuk shkon në qeli!

Se drejtësi e borgjezëve,
nuk nget asnjë prej eskortës,
Sovrani jeton me të keqen,
ka vdekur shpirt i revoltës!

E ti që e ke këtë shpirt,
të vjen që t’i shqyesh me dhëmbë,
po ç’mund të bëjë Një i Vetëm,
kur s’ngrihen të gjithë në këmbë?!

Me zemra dhe grushte bashkuar,
i jepet zgjidhje problemit,
në shesh dhe në shesh pa pushuar,
gjer në ndryshim të sistemit!

Unë mirë e di se ç’po them,
se kurrë dokrra s’kam shkruar,
në Shqipëri-ky sistem,
me turp të madh ka dështuar!

Ndryshuam dhe ne si gjith’ Bota,
të bëhej jeta më mirë,
por pas njëzet e pesë vitesh,
sot kemi një vend-shkretëtirë!

Mund të thotë ndonjëri:
“Po ç’kërkon-o Dukë?!”
– Një sistem ku njerëzit,
nuk vdesin për bukë!

Dukej si legjendë,
por po vret uria,
vdesin nga i ftohti,
plaku dhe fëmija!

Ndaj kullojnë lot,
gjithë vargjet e mia,
se këtu-për njerëzit,
s’punon qeveria!

Në qendër të punëve,
s’pati kurrë mirëqenien,
ndaj gjer në këtë pikë,
e ka çuar gjendjen!

Ndaj s’duhet shumë mendje,
kaq për të kuptuar:
“Kjo klasë politike,
ka degjeneruar!”

Kjo klasë politike,
qe një kob për ne,
ndaj koha kërkon,
një zgjidhje të re!

Një zgjidhje të re,
pa këta vampirë,
që nuk bëjnë dot,
asnjë gjë të mirë!

Arben Duka January 24, 2016 11:57
Komento

3 Komente

  1. Shqiptari January 24, 14:38

    Po c”kerkon-o Duke? Ja ku e ke dhe Ramen, Kryeministrin Shalgjat! Po nuk te pelqeu as ky, mbathja Refugjat! Atje regjistrohu si aziland politik, se nga surrati je si sirian aziatik!

    Reply to this comment
  2. demo January 24, 18:47

    Ky popull tani eshte mpire nga korrupsioni.Sikur kjo qeveri te ngrinte edhe ca fi\rma piramidale nuk do bente keq,se 97 nuk do te kete kurre.

    Reply to this comment
  3. Gentle January 25, 01:36

    zoti Duka i Laboves

    Rreth 30 vjet me pare kemi pire nje kafe bashke dhe pastaj nje gote raki dhe nuk jemi pare me…E kuptoj deshperimin tuaj por jeni i vonuar..ai vend ka rene perfundimisht qe ne 1992-3 dhe vdiq ne 2013 dhe nuk eshte vendi ta argumentoj.pse..

    Per te kuptuar me mire se cfare situate jetojme sot mund te ndiqni nje tregim te cmuar nga zoti Shaqir Vukaj….thelbi nuk eshte veshtire te kuptohet….

    ………………

    Dikur, ne rininë time të hershme, në Shkodër tregohej një ngjarje për një bjellogardist (rus të bardhë) ish-kolonel i Ushtrisë Cariste e më vonë oficer i ushtrisë shqiptare deri në vitin 1939, me emrin Kuçuk Agai ( kështu thirrej ai atëherë, Agai e jo Ullagai, siç e kishte në të vërtetë mbiemrin).

    Tregimi për të ishte i thjeshtë, por tepër kuptimplotë për një oficer që kishte dhënë fjalën për t’i qëndruar deri në fund betimit ushtarak…. dhe ishte kështu: Kur Italia Fashiste përgatitej të pushtonte Shqipërinë dhe Ahmet Zogu “përdridhej sa andej këndej”, herë duke premtuar “se do të vishte opingat e do të dilte në mal” e herë “duke iu lëpirë Duçes” (siç e përcaktonte një politikan bashkëkohës italian), edhe në Shkodër, si kudo në Shqipëri, kishte shumë njerëz që donin ta prisnin pushtuesin me pushkë.

    Në këto përgatitje dallohej në mënyrë të veçantë komandanti i grupimit të përzier ushtarak (trupat këmbësore, të artilerisë dhe ato xheniere) Kuçuk Agai, i cili, jo vetëm kishte përgatitur artilerinë për luftë, por kishte hapur llogore, kishte bërë planet e mbrojtjes, madje thuhej se për të penguar trupat italiane për pushtimin e Shkodrës, përgatitej të minonte urën e Bohçallëkut e masa të tjera.
    Megjithëse shihej qartë se populli ishte tradhtuar dhe Zogu po braktiste popullin e vendin e tij, Kuçuk Agai vazhdonte përgatitjet për qëndresë.

    Në këtë situatë, pak ditë para pushtimit, kur ai ishte në kulmin e përgatitjeve, i shkuan në zyrë përfaqësuesit e parisë dhe të komuniteteve fetare të Shkodrës, pikërisht ata që pak ditë më vonë do të prisnin me lule pushtuesit italianë dhe i kërkojnë që ai të ndërpriste përgatitjet për luftë dhe të mos bënte asnjë lloj rezistence, sepse “Italia është e fuqi madhe, se me të nuk mund të luftohet, se kemi gra e fëmijë, se do na marrësh në qafë etj, etj”.

    Mbasi i kishte dëgjuar, ai u kishte thënë:

    “Paçi faqen e zezë, pjellë e keqe e këtij vendi, unë që kam ardhur prej stepave të Rusisë, jam gati me derdhë gjakun për këtë vend që më ka mbajtur me bukë tash pesëmbëdhjetë vjet, e ju që keni lindur e jeni rritur në Shkodër silleni kështu.
    Turpi ju mbuloftë për jetë të jetëve”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*